EmailFacebookKontakt

Reagim i stafit të shkollës shqiptaro-amerikane “Protagonistët” – “Të vërteta të qarta si drita e diellit”

Reagim i stafit të shkollës shqiptaro-amerikane “Protagonistët”

“Të vërteta të qarta si drita e diellit”

Duke marrë shkas nga shkrimet e shpeshta në shtyp këto kohët e fundit, për Kishën Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe kreun e saj, Fortlumturinë e Tij Kryepiskopin Anastas, stafi i shkollës shqiptaro-amerikane “Protago- nistët”, pjesë e Fondacionit “Fryma e Dashurisë” me President Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin Anastas, të mërzitur dhe të shqetësuar nga këto sulme absurde, vendosëm t’ju njohim me pak nga vlerat e tij të jashtëzakonshme.

Kemi 11 vjet që kemi hapur shkollën “Prota- gonistët”, e cila është rritur nga viti në vit, falë punës dhe stafit tonë të kualifikuar. Shkolla është e ndarë në dy ambiente, klasat nga I- III janë të vendosura te Kodrat e Liqenit dhe nga klasa IV e në vazhdim janë të vendosura në një ndërtesë moderne, sipas kërkesave të kohës, në Rrugën e Kavajës. Në të dy ambientet ndjekin mësimin rreth 300 nxënës. Këto ambi- ente janë dhuratë e Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas. Interesi dhe përkujdesja e tij, për të mos u munguar asgjë fëmijëve, ka qenë e madhe. Këto gjëra janë të dukshme si

drita e diellit, vetëm të errësuarit nga ligësia s’mund t’i shohin. Kjo që po përmendim ne është një gjë shumë e vogël krahasuar me gamën e institucioneve që ai ka ngritur dhe rinovuar.

Ne orthodhoksët shqiptarë jemi të lumtur që e kemi në krye të Kishës dhe lutemi që të që- ndrojë sa më gjatë. Dyert e shkollës sonë janë të hapura për fëmijët e të gjitha besimeve (ortho- dhoksë, katolikë, myslimanë, protestantë etj.) dhe nuk ka asnjë dallim mes tyre, harmonia është e mrekullueshme.

Pse shqiptarëve ose më mirë një pjese të intelektualëve apo historianëve u dhembin sytë nga drita që përhap Fortlumturia e Tij, Kryepi- skopi Anastas dhe nuk merren me problemet e vendit që po zhytet përherë e më tepër në krim, korrupsion, varfëri etj.? Pse nuk merren me hartimin e teksteve këta historianë, që nxënësit dhe ne, akoma nuk e njohim se cila është histo- ria e vërtetë? Pse merren me një individ që zgjo- dhi në jetë rrugën më të vështirë dhe më të dhimb- shme për të ndihmuar këtë popull pa marrë asnjëherë parasysh përkatësitë e tyre fetare?

S’u lodhën këta njerëz për 20 vjet së foluri dhe shpifuri lloj-lloj gjërash të paqena?

Nuk na hiqet nga mendja një thënie e Fort- lumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, në një takim: “Me gurët që ata na sulmojnë, ne i mble- dhim dhe ndërtojmë…”, i tillë është Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas.

Përulësia, urtësia, mençuria dhe mbi të gjitha dashuria janë tiparet që e drejtojnë atë në punën e tij të përditshme.

Mjaft me shpifje, shtrembërime dhe hedhje baltë mbi punën dhe figurën e tij.

Ne orthodhoksët shqiptarë jemi shumë të bekuar që e kemi Kryebariun tonë.

Perëndia ndriçoftë mendjen dhe punën e tij sa më gjatë! Të shumta i qofshin vitet Kryezotit tonë!

Stafi i shkollës shqiptaro-amerikane “Protagonistët”