Intervistë, dhënë për DW,
nga Gentian Stratobërdha, përgjegjës
për trashëgiminë në Kishën
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
DW: Zoti Stratobërdha, një sërë grabi- tjesh kanë ndodhur kohët e fundit në kishat ortodokse, të cilat mbrohen si trashëgimi kul- turore nga shteti. Së fundi në janar u dëm- tuan afresket e Onufrit dhe para një jave u grabit kisha e Gjithë Shenjtorëve në Himarë. Përse gjithë këto vjedhje? Ku përfundojnë ikonat e ikonostaset e shumtë, që merren nga këto kisha?
Stratobërdha: Ekziston, një treg i zi, i fsheh- të, me klientë, me njerëz, të cilët merren me kë- të punë në mënyrë jo të rregullt, të jashtëligj- shme. Me siguri, duke parë situatën, gjithë këto vepra përfundojnë në koleksionistë, të çmendur, të dedikuar ndaj këtyre veprave, që me çdo kusht duhet t’i kenë në koleksionin e tyre. Një pjesë e mirë e koleksionistëve dikur më mbrapa mund t’i kenë edhe të ekspozuara dhe ka ndo- dhur edhe në Shqipëri që ka pasur ekspozita nga koleksionistë privatë me ikona dhe me ele- mentë të trashëgimisë sonë kulturore, të cilave nuk u dihet adresa, nuk u dihet burimi nga kanë ardhur, si kanë ardhur, pse u gjendën te ky kolek-
sionist. Normalisht nuk mund t’i fajësojmë kolek-
sionistët, sepse ata marrin diçka dorë pas dore.
Regjistrimi i pasurive, që qarkullojnë në duar të
koleksionistëve, duhet të bëhet në mënyrë të
rregullt dhe ligjore, duke pasur parasysh origjinën
nga ka ardhur, si ka ardhur deri këtu, atëherë të
regjistrohet dhe të quhet e rregullt, jo të regjistro-
het direkt pa marrë asnjë informacion, sepse i
bie të legalizojmë sende të vjedhura nga monu-
mente të trashëgimisë sonë kulturore dhe t‘i
legalizojmë ato në duart e koleksionistëve, mjaf-
ton që ata të vijnë, të nxjerrin një pasaportë dhe
kaq. Besoj se tregu ekziston, ndërsa tolerancat
(vijon në faqen 2)
janë të mëdha dhe kërkesat po ashtu dhe do të kemi në vazhdimësi, siç ka ndodhur gjithë këto vite, ikonostase, ikona të ndryshme, elementë kishtarë, pjesë të gdhendura të interiereve të kishave, që kanë qenë, por nuk janë më.
DW: Si mund të ndalohet ky fenomen. A ka ndodhur që dikush është ndaluar nga po- licia duke vjedhur, apo trafikuar. A ka pasur dënime të këtyre krimeve?
Stratobërdha: Ka pasur një plogështi të organeve të rendit dhe indiferencë në mënyrë shumë të theksuar. Sa për dijeni, në kishën e Valshit dëmtimi i Onufrit ndodhi dy herë, një herë është vjedhur para Vitit të Ri dhe një herë më 4 janar. Pas denoncimit të parë policia nuk ndërmori kurrfarë veprimi. Atëherë keqbërësit erdhën edhe një herë brenda një jave. Kjo do të thotë shumë. Nëse brenda një jave vidhet një vepër e tillë unikale, e vetmja, që konsiderohet e pastër dhe e njohur nga dora e Onufrit, atëherë kemi të bëjmë me një sistem jofunksional, të pavlefshëm të ruajtjes së këtyre vlerave. Shteti ligjërisht duhet t’i mbrojë. Ligji është akoma në fuqi, që duhet t’i mbrojë. Nuk ka një sistem mbrojtjeje, policia nuk angazhohet. Vjedhësit nuk
janë kapur, kështu që të bën të mendosh, se në momente të caktuara segmente të caktuara të kenë bashkëpunim. Duke e parë këtë moment të indiferentizmit të madh dhe jo rezultate në kapjen, ose ndalimin e këtij fenomeni, të bën që të mendosh se segmente të caktuara të policisë ose të organeve, që janë përgjegjëse për ruajtjen e monumenteve, mund të jenë bashkëpunëtorë me këta njerëz të krimit artistik, ose të krimit ndaj artit të trashëgimisë sonë kulturore. Sepse ne nuk kemi raste, që janë kapur, janë dënuar, janë gjetur, i janë rikthyer monumentit, apo i janë ri- kthyer zyrtarisht shtetit përsëri. Janë gjëra, që mbeten gjithmonë tentativë.
DW: Vjedhjet, që njoftohen, ndodhin kryesisht në objektet ortodokse të kultit, dhe jo në objektet e kulteve te tjera fetare. Si shpjegohet kjo?
Stratobërdha: Unë shoh një tendencë negli- zhence, për sa i përket ndodhive në objektet e kultit orthodhoks. Edhe numri i objekteve është shumë më i madh. Janë gati 170 monumente kulture të kultit orthodhoks, duke pasur para- sysh, që të kultit katolik dhe të besimit mysliman janë shumë më pak. Është ndoshta edhe fakti se objektet e kultit orthodhoks, duke filluar nga
shekulli i 10-të, 11-të dhe në vazhdimësi deri në shekullin e 18-të, 19-të, kanë interierë më të pasur. Afresket dhe ikonostaset në objektet e kultit kishtar orthodhoks gjenden me shumicë, inte- rieret e kishave orthodhokse janë të ngarkuara me ornamente të dekoracionit dhe të artit. Por një tendencë indiference ndaj objekteve të kultit orthodhoks vihet re, kryesisht nga organet e shtetit. Nuk mund të them se është një tendencë drejtuar fesë, ose llojit të fesë, që përfaqësojnë këto objekte, por që deri diku ndihet një indife- rentizëm.
DW: Mendoni se kjo pjesë e trashëgimisë kulturore, është e rrezikuar?
Stratobërdha: Ne humbasim identitetin. Nuk e di, kujt i intereson, që objektet e kultit or- thodhoks të lihen në mëshirë të fatit dhe të dëm- tohen. Ndërsa dikujt nuk i bën përshtypje, sepse ndoshta nuk i ndien, ose i ndien shumë larg këto objekte kulti të besimit orthodhoks. Por unë me- ndoj, se nuk duhet parë në këndvështrimin, se këto i përkasin një besimi dhe unë jam i një besimi tjetër dhe nuk më interesojnë, edhe nëse prishen. Ato janë trashëgimi e kombit shqiptar, e popullit shqiptar dhe nëse nuk do të ekzistojnë, zhduket një histori shumë e madhe prej gati 1500 vjetësh, në mos edhe më tepër. Kjo mund të lidhet me shumë qëllime, ose me shumë interesa të ndry- shme, por edhe ndoshta me atë që shqiptarët dhe qeveritë, që kanë drejtuar në këto vite, e shohin tendencën në përfitimet e shpejta dhe interesat monetare financiare dhe nuk e shohin në përfitimin dhe ngritjen e turizmit kulturor mbi trashëgiminë kulturore, të turizmit të prezantimit të identitetit të popullit shqiptar me anë të këtyre monumenteve. Këto monumente po i humbim dita-ditës. Kemi humbur një sasi të madhe të artit të këtyre monumenteve.
Përveç vjedhjeve nuk po restaurohen më. Kemi dhjetëra kisha, dhjetëra objekte, që nuk ekzistojnë më. Janë në lista, por nuk ekzistojnë fizikisht. Kjo po humb dhe pas ca vjetësh ndoshta nuk do të kemi më të tilla, siç nuk kemi më ikonostase në fu- shën e Myzeqesë. Atje janë vjedhur të paktën mbi 14 kisha dhe në to nuk ekzistojnë më ikonostase, nuk ekziston më asnjë element i brendshëm i in- terierit kishtar, kështu që në një të ardhme shumë të afërt ne nuk do të kemi më asgjë, nuk do të kemi çfarë t’u tregojmë të tjerëve dhe as me çfarë të krenohemi. Ky destinacion duket se është i qartë. Do na ngelen vetëm fortifikimet militare, vetëm kalatë, kështjellat, që edhe ata po rrënohen, se nuk kemi mundësi t’i mbajmë. Kështu që tra- shëgimia kulturore është në një pikëpyetje shumë të madhe dhe e ardhmja e saj vihet në dyshim.