EmailFacebookKontakt

Mbi dorëheqjen e Papa Benediktit XVI

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
+ Anastasi

Lajmi i dorëheqjes dhe i mungesës nga jeta publike e Shenjtërisë së Tij, Papa Benediktit XVI, paralajmëron një prani të re të tijën me dallueshmëri në jetën kishtare. Habinë e madhe që solli ky lajm e pasoi shprehja e respektit mbarëbotëror për një njeri dhe udhëheqës fetar të rrallë. Besimi i patundur në Perëndinë Triadik, mendimi i thellë theologjik, kontributi i tij i shumanshëm në shpalljen e Ungjillit të drejtësisë dhe të paqes në botën moderne, iniciativat e tij për afrimin midis të krishterëve dhe për dialogun ndërfetar, e kanë shfaqur si një personalitet të madh universal.

Me falënderim të sinqertë kujtojmë takimet e shpe- shta, letrat vëllazërore, dashurinë e tij për Kishën Ortho- dhokse dhe interesimin e tij për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Theolog i spikatur dhe udhë- heqës paqësor kishtar, duke zgjedhur në këtë fazë të jetës së tij shpirtërore qetësinë – hesikian “si bashkëpunëtore dhe nënë të lartësimit hyjnor”, (siç na thotë shën Grigor Theologu), ka për të ofruar me heshtjen e tij elokuente të

një jete përkushtuar lutjes “a life dedicated to prayer”, një mesazh të fortë për
energjinë e jashtëzakonshme krijuese të lutjes brenda botës sonë të trazuar.
12 shkurt 2013