EmailFacebookKontakt

Kontribut në publicistikë, por edhe për bashkëjetesën fetare dhe Komunitetin Orthodhoks

Të enjten, dt. 23.01.2013, në orët e pasdites në një nga sallat e Hotel “Mondial” në Tiranë u organizua promovimi i librit “Kombi shqiptar, univers historik dhe fetar”, me autor publicistin Pirro Prifti, me profesion mjek.

Në pjesën e parë të kësaj përmbledhjeje, z. Pirro Prifti ka paraqitur shkrime të botuara në këto tri dekadat e fundit. Autori përqendrohet mjaft në problematikën fetare, ku i kushton vë- mendje të veçantë bashkëjetesës fetare në Shqipëri, duke e promovuar si simbol të harmo- nisë dhe tolerancës, pa lënë mënjanë edhe mjaft vështirësi që besimi ka hasur në këto 20 vite.

Ndër të tjera autori, duke sjellë fakte të reja, lartëson punën e madhe që është bërë për ringri- tjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë. Në një nga shkrimet e tij më të arrira “20-vjetori i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”, të vitit 2012, ai thekson rolin e Kryepiskopit Anastas në ringjalljen e Kishës. Në publicistikën e tij ai trajton gjithashtu në mënyrë origjinale edhe probleme të tolerancës fetare.

Në këtë promovim mori pjesë edhe Kryepi- skopi Anastas, Kryegjyshi Bektashian, z. Gaqo Apostoli, që në parathënien e këtij libri i ka cilësuar shkrimet si “këndvështrime origjinale në publicistikë”, Rektori i Universitetit “Logos” prof. Ilia Telo, kolegë në fushën e mjekësisë, letërsisë, gazetarisë dhe miq e të afërm të autorit.

Julia Lila