Kur politika provokon
Nga Dr. Vasil Tushi
Është për të ardhur keq, kur në një ditë të mërzitshme me shi, kur gjatë një periudhe të tensionuar, qoftë edhe për shkak të rutinës, i drejtohesh teatrit të qytetit me shpresë se do ta ndryshosh disi gje- ndjen emocionale, aq më tepër kur titulli i dramës që vihet në skenë është më se shpirtëror, “Shën Mëria e Beratit”, dhe kur në këtë vend, në institucionin e teatrit, i cili që në kohën antike kur lindi, e deri më sot konsiderohet si një ndër institucio- net e edukimit, shikon diçka më shu- më se absurde, më shumë se ana- kronike dhe ofenduese, shikon të dramatizuar një akt rrugaçërie, një blasfemi.
Goditet Besimi Orthodhoks, fy- het institucioni më i lartë shpirtëror i besimit Orthodhoks, Patriarkana Ekumenike dhe ofendohen shenjto- rët e saj. Skenari për njerëzit në mo- shë është një reminishencë e vepra- ve të Realizmit Socialist, aq e vërte- të është kjo gjë, sa kur del jashtë në fuajenë e teatrit, më shumë se i indinjuar nga ajo që ke parë, të du- ket sikur lexon ende parullën e madhe pozante të dikurshme me fjalët e “shokut Enver” që dikur sundonte hollin e këtij teatri se: “Shkrimtarë dhe artistë janë ndih- mës të Partisë në edukimin komu- nist të masave…”. Tashmë ka ko- hë që Besimi Orthodhoks po goditet gjithandej në mënyra të ndryshme, por të arrihet deri këtu, sa të provo- kohen ndjenjat e një komuniteti të
tërë në një qytet me tradita thellë- sisht orthodhokse, është më shumë se një sfidë imorale.
E theksoj këtë fjalë, pasi po sy- nohet të vazhdohet akoma mësimi dhe pasurimi i historisë nëpërmjet mitit dhe përrallave, nëpërmjet shpif- jeve dhe trillimeve. Faktet historike të manipuluara tashmë përpiqen të marrin hipostat “shkencor” jo më nëpërmjet bibliografive të manipu- luara, dhe të vërtetave gjysmake, në kontekstin e asaj që na pëlqen dhe na bën punë siç ka qenë zakon, por nëpërmjet infrastrukturës në dukje artistike, duke luajtur dhe manipuluar me ndjenjat e njerëzve.
Akti është më se i pamoralshëm kur patriotizmi shitet nga ata njerëz, që për më shumë se dy dekada ka- në qenë në krye të politikës imorale të këtij vendi, duke sjellë pikërisht këtë kolaps të përgjithshëm, që për- jetojmë sot, madje një pjesë e mirë e tyre kanë qenë nga ato hije të moç- me që dikur, para viteve nëntë- dhjetë, ia kanë mbajtur diellin këtij vendi dhe nuk e kanë lënë të shkël- qejë si duhet mbi këtë popull të var- fër. Le ta tregonin të paktën një herë patriotizmin dhe atdhedashu- rinë e tyre këta njerëz, duke punuar realisht dhe duke krijuar, për të mirën e njerëzve dhe jo duke sharë e ofenduar, për kapitale politike dhe materiale. Koha, ky gjykatës i drejtë i jep hakun gjithkujt; tashmë të gje- ndur zbuluar dhe të kompromen- tuar për sa kanë bërë ose edhe për
sa kanë pasur mundësi dhe nuk e kanë bërë, përpiqen ta shkarkojnë barrën gjetkë, plot patos atëherë, siç dalin të ngopur nga kaçamaku i politikës, që u ka siguruar mbi të gjitha mirëqenie, mprehim pallën ose penën e patriotizmit, për t’u dukur burra të mirë dhe patriotë. Ndoshta këtë ka pasur parasysh edhe filozofi i madh Niçe, kur dekla- ronte se për kohën kur jetojmë, patriotizmi është streha e fundit e të degjeneruarve.
Ndërsa tani dy fjalë për sa i për- ket Patriarkanës dhe shenjtit të madh, Shën Kozmait të Etolisë apo të Kolkondasit, i cili e mbrojti me gjakun e tij doktrinën e besimit, të cilët përbënë subjektin e dramës së zotit N. Dokle.
Patriarkana është organi më i lartë shpirtëror i Besimit Orthodhoks, konsiderohet Kisha Mëmë që që- ndron në krye të patriarkanave dhe kryepeshkoptave të Botës Ortho- dhokse. Çdo kishë orthodhokse në botë e respekton Patriarkanën e Hirshme të Konstandinopojës, si të parën në mes të të barabartave. Hi- storia e Kishës sonë Orthodhokse në Shqipëri është e lidhur me Të. Kur Kisha jonë ka mundur të krijojë kushtet për një indipendencë të plotë, Patriarkana e Shenjtë i ka dhënë Tomosin, në vitin 1937, pra i ka siguruar qysh atëherë Autoqe- falinë Kishës sonë Orthodhokse të Shqipërisë. Shumë episkopë të (Vijon në faqen 10)
(Vijon nga faqja 9)
nderuar shqiptarë si Kristofor Kissi, Joakim Martiniani etj., kanë pasur edhe poste drejtuese brenda strukturave shpirtërore të saj. Çdo ofezë e nënkuptuar ose e drejtpërdrejtë kundër saj për ne Orthodhoksët, dhe për çdo orthodhoks të vër- tetë përbën blasfemi.
Për sa i përket Shën Kozmait, ai u martirizua për të ruajtur Besimin e pastër Orthodhoks; ai ka kontributin e madh pasi me fjalën dhe shem- bullin e tij frenoi islamizimin e një pjese të madhe të popullsisë, diçka të tillë kanë bërë edhe Shën Nikodhimi i Vithkuqit, i cili u martirizua prej të njëjtëve armiq të Orthodhoksisë në Berat, të njëj- tën gjë ka bërë dhe Shën Kristo Kopshtari nga Përmeti e dhjetëra e dhjetëra shenjtorë të njohur e të panjohur në këtë vend. Këta shenjtorë për vetë universalitetin e besimit, nderohen nga e gjithë Bota Orthodhokse, brenda së cilës është absurde të ketë ndasi etnike.
Për Shën Kozmanë, aq i madh është nderimi, sa pothuajse gjysma e të krishterëve burra të Myzeqesë mbajnë edhe sot emrin e tij, për nde- rim e kujtim të shenjtit. Ky shenjt është nderuar dhe janë ngritur tempuj në kujtim të tij, madje edhe nga jo të krishterët, qysh në shekullin XIX. Kujtimi dhe shenjtërimi i tij që kurrë nuk është vënë në dyshim, mbrohej dhe nderohej në Shqi- përi edhe në kohën e përndjekjes së egër ateiste. Profecitë dhe doktrina e Shën Kozmait janë gjërat më të shenjta që mban, ruan dhe kultivon dheu i shenjtë i Myzeqesë, i ujitur nga gjaku i martirë-
ve. Eshtë pikërisht Besimi i Krishterë Orthodhoks që krijon, pasuron dhe ruan vlerat më të mira shpirtërore dhe materiale të këtij vendi. Mendja dhe shpirti i zjarrtë i këtij besimi, kanë nxjerrë artistë të shquar si prifti Onufri, protopapa nga Neokastra i cili me penelin e tij krijoi vlera unikale, nxori Voskopojarin Nektar Tërpo i cili shkroi veprën më të qarkulluar për kohën në shekullin XVIII “Besimin”, nxori Shën Kozmanë e shenjtorë të tjerë, që me gjakun e tyre mbrojtën domethënien e këtyre vlerave, të cilat në shekuj armiqtë e vlerave dhe të Orthodhoksisë, janë përpjekur t’i zhdukin ose t’i përçudnojnë. Atje ku nuk arrin dot sqepari, përpiqet ta kryejë punën e saj gënjeshtra dhe mashtrimi.
Për sa thamë, një zvetënim i tillë letrar, si drama e z. Dokle, e turpëron dhe e vetëdemaskon autorin, si dhe ata që e ngritën në skenë dhe e përkrahën, sidomos në një qytet si Korça, në kishën katedrale “Burimi Jetëdhënës” të së cilës, akoma edhe sot jehojnë lutjet dhe predikimet e Shën Kozmait, të cilat përcillen nga brezi në brez. Në një vend të tillë, ku qytetërimi e tradita e thellë orthodhokse që krijoi këtë qytetërim, janë kontrasti më i përshtatshëm, për të dalë më mirë në pah shëmtimi moral i veprës në fjalë.
Aq më tepër, kur taksat x, y, z e kështu me radhë gjithnjë e më shumë në rritje, që Bashkia vjel nga ne qytetarët korçarë, shërbejnë për të vënë në skenë një vepër si kjo, dhe për të dema- skuar institucionin e Teatrit, ironia është më se tragjike dhe nuk mund të bëhet fjalë as për etikë formale. O Tempora, o Mores.