Mitropolia e Shenjtë, Korçë – Deklaratë në lidhje me dramën “Shën Maria e Beratit”, e z. Namik Dokle
Veprime të tilla cenojnë bashkëjetesën fetare dhe përparimin e shoqërisë shqiptare
Kemi ndjekur me vëmendje indinjatën e besimtarëve orthodhoksë të Korçës dhe përcjellim edhe shqetësimin tonë në lidhje me dramën “Shën Maria e Beratit”. Për komunitetin orthodhoks kjo është deni- gruese dhe fyese, sepse denigrimi i klerikëve të nderuar orthodhoksë, është denigrim për të gjithë komunitetin.
Komunitetet fetare në Shqipëri kanë vuajtur mbi shpatullat e tyre fyerjet, diskriminimin dhe përndjekjet e regjimit ateist të shekullit që lamë pas. Prandaj jemi të shqetësuar për vazhdimin e po të njëjtës mënyrë trajtimi të tyre edhe sot.
Tashmë ka kohë që besimi orthodhoks po goditet gjithandej me mënyra të ndryshme. Veprime të tilla nxisin reagimin e çdo besimtari, si edhe cenojnë ruajtjen e harmonisë dhe bashkëjetesës fetare, si vlerë që karakterizon shoqërinë tonë. Në kohën kur ne përpiqemi të ndër-
tojmë ura bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, propagandat fyese përçajnë dhe ngjallin dyshime e mosbesime.
Me anë të kësaj deklarate, protestojmë ndaj këtyre fenomeneve dhe i drejtohemi opinionit qytetar të Korçës, por edhe më gjerë, se veprime të tilla që cenojnë komunitetet e ndryshme fetare, të qëllim- shme ose jo, nuk i shërbejnë interesave të qytetit, të bashkëjetesës fetare dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.
Këtë protestë e ndiejmë edhe si obligim moral ndaj paraardhësve tanë, që me aq mund dhe sakrifica mbajtën të pacenuar në shekuj besimin dhe moralin orthodhoks. Dhe për më tepër Kisha Orthodhokse është një nga pjesët më të shëndosha të shoqërisë sonë, me një kontribut të madh në ruajtjen e vlerave njerëzore dhe në ndihmesën ndaj të gjithë njerëzve në nevojë, pa dallim.