EmailFacebookKontakt

Protestë e besimtarëve orthodhoksë të beratit

Drejtuar INSTAT-it dhe Aleancës Kuq e Zi

Këto veprime e bënë shumë të mundshme
manipulimin dhe deformimin e të dhënave

Berat, më 16.01.2013

Për dijeni:

Z. Bujar Nishani, President i Republikës së Shqipërisë

Znj. Jozefina Topalli, Krye- tare e Kuvendit të Shqipërisë

Z. Ettore Sequi, Ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri

Z. Alexander Arvizu, Amba- sador i ShBA në Shqipëri

Z. Eugen Wollfarth, Kreu i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri

Trupit Diplomatik të akre- dituar në Shqipëri

Në fund të dhjetorit 2012 u dhanë me shumë vonesë të dhënat e Censusit, ku jepej nga INSTAT-i shifra qesharake 6.7% për besimin orthodhoks. Pak ditë më vonë, në media, filloi një fushatë agresive nga Aleanca Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut dhe Lisien Bashkurtit ku- ndër Kryepiskopit Anastas. Sikur të mos mjaftonin këto, ditët e fundit, u shkatërruan barbarisht edhe afre- sket e pikturuara nga Onufri, vepër monumentale me vlerë botërore e shek. të 16-të, në kishën e Shën e Premtes në Valësh të Elbasanit. Kjo na kujton shkatërrimin vite më parë të afreskeve të kishave të Vo- skopojës dhe plaçkitjen, që vazhdon ende, të dhjetëra kishave të tjera orthodhokse. Të gjitha këto na prekin shumë, si pasardhës të etërve tanë që pikturuan e skalitën afre- ske, ikonostase dhe sende kishtare që ruhen ende në kishat tona të Beratit. Dhe të gjitha këto ndodhën në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, për të cilën edhe të kri- shterët orthodhoksë shqiptarë dha- në një kontribut kolosal, që nga rili- ndësit Naum Veqilharxhi, Konsta- ndin Kristoforidhi, Jeronim De Rada, Çajupi, Asdreni me Himnin Kombëtar, Jorgji Karbunara, deri tek Imzot Fan Noli, Imzot Kristofor Kisi e qindra patriotë të tjerë ortho- dhoksë.

Të gjitha këto ngjarje tregojnë për një luftë konstante ndaj krerëve të Kishës sonë Orthodhokse Auto- qefale dhe si rrjedhojë edhe ndaj të krishterëve orthodhoksë të Shqi- përisë. Kjo gjë vihet re dhe në për- faqësimin e pakët të shqiptarëve orthodhoksë në organet e shtetit shqiptar, si në Parlament, Qeveri, Pushtetin Lokal, Ushtri, Polici, SHISH dhe institucione të tjera. Dhe më konkretisht, në qytetin tonë të Beratit, ku orthodhoksët janë rreth 40% e popullsisë, përfaqësimi i tyre është i diskriminuar, shumë i ulët dhe nuk ka asnjë drejtues në Prefekturë, në Këshillin e Qarkut, në Bashki, në Gjykatë, në Proku- rori, në organet e rendit si dhe në institucionet e tjera vendore.

Ne besimtarët orthodhoksë të Beratit, krenarë për këtë besim të vjetër të shqiptarëve të ruajtur me vetëmohim dhe sakrificë nga para- ardhësit tanë, protestojmë fuqishëm ndaj Censusit të INSTAT-it dhe de- klaratave të drejtuesve të Aleancës Kuq e Zi, për sa më poshtë:

Shifra 6.7% e orthodhoksë- ve të Shqipërisë është joreale, e minimizuar me dashakeqësi dhe në mënyrë trashanike. Kështu shifra e gjithë të krishterëve shqiptarë (orthodhoksë, katolikë, ungjillorë) zvogëlohet në mënyrë dramatike në

17%, dhe kjo ndodh në një kohë kur flitet me pasion për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Të gjitha regjistrimet e mëpar- shme, të kryera gjatë shekullit të kaluar- në vitin 1923, në kohën e monarkisë, të pushtimit italian dhe të kohës së monizmit, ku besimi fetar shënohej edhe në pasaportë, e nxjerrin numrin e të krishterëve orthodhoksë në Shqipëri 3-4 herë më të lartë. Për të vërtetuar sa thamë më lart mjafton të rishiko- hen regjistrat e gjendjes civile të kohës së shkuar dhe të tashme, të cilat ndodhen në arkivat e shtetit tonë. Madje edhe enciklopeditë e huaja si ajo italiane dhe gjermane e nxjerrin shifrën e orthodhoksëve në Shqipëri 22% – 24%.

Në një anketim paraprak me 1305 besimtarë orthodhoksë në qy- tetin tonë, rezultojnë se 718 persona, domethënë 55% e të anketu- arve nuk u intervistuan fare ose nuk u pyetën për besimin fetar. Shumë prej të anketuarve dëshmuan se të dhënat e tyre u shënuan me laps të butë, që fshihet lehtësisht dhe nuk u mor firma e të intervistuarve për deklaratën e tyre. Të gjitha këto ve- prime e bënë shumë të mundshme manipulimin dhe deformimin e të dhënave. Pra, metodologjia që u përdor nga INSTAT-i dhe vetë vo- nesa e tejskajshme e publikimit të

të dhënave, si edhe presioni që ushtruan publikisht dhe në media Aleanca Kuq e Zi e disa parti të tjera nacionaliste, çuan në mashtrimin e shifrës reale të orthodhoksë- ve të Shqipërisë. Kjo bëhet me që- llimin e keq për të ulur dhe më tej, numrin e shqiptarëve orthodhoksë në organet e pushtetit të Repu- blikës së Shqipërisë. Me të drejtë ne besimtarët orthodhoksë të Beratit protestojmë fuqishëm ndaj INSTAT-it dhe nuk e njohim këtë të dhënë të besimit fetar, si dhe mbështesim vendimin e Këshillit Kishtar Kleriko-Laik të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Kundërshtimi dhe mosprani- mi me shumë të drejtë i këtyre re- zultateve të Censusit nga ana e Si- nodit të Shenjtë, dhe i të gjithë be- simtarëve orthodhoksë, shkaktuan deklarata minuese nga Aleanca Kuq e Zi e qarqe të caktuara, të cilët janë hedhur në sulm me shpifje nga më të pavërtetat, kundër Kryeba- riut të Kishës sonë Orthodhokse, Kryepiskopit tonë të nderuar, Fort- lumturisë së Tij, Imzot Anastasit. Marrëzia e tyre arrin deri atje sa të propozojnë zëvendësimin e Kryepiskopit, heqjen atij të me- daljes të “Gjergj Kastriotit”, de- koruar prej Presidentit të Republi- kës, krijimin e shenjtorëve të rinj etj. Këto qarqe mbështesin e rekla- mojnë në shtyp dhe në TV pseudopriftin Nikolla Marku, një ish-se- minarist i dëbuar nga shkolla fetare për vjedhje, i cili ka uzurpuar dhe mban me forcë kishën e Shën Marisë së Elbasanit.

Por, asnjë përpjekje djallëzore, nga kushdoqoftë, nuk mund të ek- lipsojë madhështinë e kontributit të jashtëzakonshëm të Kryepiskopit Anastas. Vetë puna dhe veprimtaria e tij në këta 20 vjet flasin më së miri për këtë. Në saje të kontributit personal të tij edhe në Berat, si në të gjithë Shqipërinë, Kisha jonë u (Vijon në faqen 11)

(Vijon nga faqja 5) ringrit dhe po lulëzon përditë. Ne jemi dëshmitarë për investimet e shumta në qytetin tonë si: restauri- min e plotë të godinës së Mitropo- lisë, të kishës së Shën Thomait të djegur në kohën e diktaturës, të ki- shës së Shën Spiridhonit, e në shu- më e shumë kisha të tjera. Por mbi të gjitha, ne beratasit do t’i jemi për- jetë mirënjohës për ndërtimin e ka- tedrales së re madhështore të Shën Dhimitrit në qendër të qytetit, me ikonostasin e saj mbresëlënës.

Kryepiskopi ynë është një udhëheqës shpirtëror i mençur, i dashur, i respektuar nga besimtarët orthodhoksë, të cilët e kanë zgje- dhur Qytetar Nderi në Tiranë dhe në Korçë. Kontributi i tij është konkret edhe në qytetin tonë, ku i

është propozuar Këshillit Bashkiak për Qytetar Nderi të Beratit. Në sek- torin e shëndetësisë ky kontribut ka qenë me ndihma e medikamente në spitalin e Beratit, në arsim me kop- shtin e fëmijëve, në kulturë me ak- tivitete të larmishme rinore, si dhe në përkujdesjen sociale me hapjen e mensës për njerëzit në nevojë. Por mbi të gjitha, kontributi i tij është i jashtëzakonshëm për mbaj- tjen gjallë të dialogut ndërfetar, për bashkekzistencën paqësore ndër- mjet qytetarëve të besimeve të ndry- shme në vendin tonë. Ai është një personalitet i shquar prandaj me të drejtë vlerësohet nga personalitete politike, shkencore e fetare dhe është emëruar në poste drejtuese, siç është Këshilli Botëror i Kishave etj. Gjithashtu është dekoruar me

shumë tituj e çmime ndërkombëtare nga shumë institucione prestigjioze botërore në shumë vende të botës.

Personaliteti i tij i ndritshëm i jep nder Kishës sonë, gjithë popullit dhe vendit tonë. Prandaj të gjithë ne besimtarët orthodhoksë të Be- ratit, ne që ditëm të ruanim në she- kuj ungjijtë e Mesjetës së hershme, kodikët e famshëm, epitafin e Glla- venicës, ikonat e Onufrit të madh e ikonografëve të tjerë të shquar, ki- shat dhe të gjitha objektet e kultit, – jemi krenarë, që kemi Kryepisko- pin Anastas në krye të Kishës sonë. Ne i urojmë atij shëndet, jetë të gja- të dhe suksese duke u përulur me respekt para figurës e veprës së tij.

Vijojnë firmat e dhjetra inte- lektualëve beratas.