Në Dhiatën e Re, tek Ungjijtë, bëhet fjalë për Mbretërinë e Perëndisë, ndërsa termi Kisha përmendet vetëm dy herë (konkretisht, ky term përdoret nga Krishti vetëm tek Ungjilli i Mattheut, 16:18; dhe dy herë në 18:17). Theologë të ndryshëm – nga territori i kri- shterimit perëndimor (përmendim këtu rastin e francezit Alfred Loissy (1857-1940), klerik, profesor dhe theolog R/katolik i Institutit R/ Katolik të Parisit, i cili shpehu këtë mendim në veprën e tij: “UEvangile et l’Ëglise=Ungjilli dhe Kisha. Paris, Picard, 1902″. Me me- ndimet dhe kritikat e tij ai erdhi në kundër- shtim me shumë theologë perëndimorë. Si rrjedhojë, ai fillimisht u dëbua nga Instituti. Më vonë, kryesia e Vatikanit dënoi librat e tij dhe përfundimisht më 1908 e shkishëroi atë) – në fillim të shekullit XX shprehën me- ndimin se, kur shkrimtarët e Dhiatës së Re flasin për Kishën nënkuptojnë një komunitet që u organizua më vonë. Madje konsiderojnë si diçka të papërputhshme me atë që ungjillorët na përshkruajnë si qëllimin e Jisuit për të themeluar Kishën, duke menduar se Ai shpeshherë predikoi se fundi i kësaj bote ishte pranë (Mt. 3:2; 4:17; 10:7; Mk. 1:15; 10:9-11; 13:29; Lk.11:20; 21:31). Prandaj, ata nuk pranojnë se Jisui mund të kishte thënë fjalët që ungjillor Mattheu na përmend: “Ti je Petri (që e përkthyer do të thotë Gur) dhe mbi këtë gur (unë) do të ndërtoj Kishën time” (Mt.16:18).
Pas këtyre mendimeve, me të drejtë, te shu- më persona mund të lindin disa pyetje. Duke u bazuar te Shkrimi i Shenjtë, shkurtimisht le të shohim më poshtë çfarë kuptimi kishin fjalët dhe veprimet e Jisuit në lidhje me Kishën dhe nëse janë të vërteta apo jo opinionet e lartpërme- ndura.
Jisu Krishti dhe Kisha
Në përkthimin e Dhiatës së Vjetër nga shtatëdhjetë përkthyesit u përdor termi helen Εκκλησία në shqip Kisha – në vend të fjalës hebraike qahal, e cila në Izrael kishte kuptimin
e mbledhjes së popullit për çështje politike, ushtarake ose besimi. Qahal-i më i rëndësishëm i popullit të Perëndisë në Dhiatën e Vjetër ishte mbledhja e tij përpara Perëndisë në malin Sina (Deut. 4:10; 9:7-10; 10:4; 18:10), ku Perëndia lidhi marrëveshjen me popullin e tij. Në këtë mënyrë, frazat “Kisha e Perëndisë„ (Gjyk. 20:2) dhe “Kisha e Izraelit„ (Mbr. III. 8:14; 22:55- 65; 12:3; Kr. I. 13:2; Kr. II. 6:3; 20:5; 23:3; Mak. I. 4:59; etj.), të cilat përdoren në Dhiatën e Vjetër kanë një kuptim më të thellë theologjik. Ato shpallin popullin e përzgjedhur të Izraelit si mbartës të marrëveshjes së Perëndisë, si dhe të vetmin mjet njerëzor për realizimin e Ekonomisë Hyjnore (me këtë kuptim, në Dhiatën e Re, përdoret vetëm një herë termi Kisha, në Vep. 7:38).
Në Dhiatën e Vjetër, gjithashtu përdoret edhe termi “Sinagogji„ (ky term është përkthimi i fjalës hebraike edhal dhe qahal. Shih. Eks.12:3- 6; 19:47; Lev. 4:13; 8:3; 9:5; Num. 1:2; Deut. 5:22; 33:4; J. Nav. 9:15; 22:16; etj.), por ajo shpreh më tepër anën ko- mbëtare të popullit izraelit dhe ekskluzivitetin e tij ndaj kombeve të tjera, për këtë arsye në Dhia-
tën e Re nuk u përdor ky term (përveç rastit të vetëm në Jak. 2:2, ku fjala Sinagogji për- doret me kuptimin e Kishës), meqë Kisha ka karakter Ekumenik = Universal.
Ungjijtë na përmendin disa veprime apo edhe fjalë të Jisuit, të cilat mund t’i konsiderojmë si themeltare për Kishën e Tij. Për shembull:
Mbledhja e një rrethi të ngushtë besimta- rësh pranë Tij, të cilët i vijnë pas dhe zgjedhja e dymbëdhjetë nxënësve prej këtij rrethi, (Mt. 10:1; Mk. 3:13-14; Lk. 6:13) ka kuptim Eklisiologjik, Sotiriologjik dhe Eskatologjik. Këto veprime shfaqin dëshirën e Jisuit për të mbledhur rreth vetes së Tij popullin e Perëndisë, dymbëdhjetë fiset e reja, Izraelin e ri, duke rino- vuar kështu marrëveshjen e Perëndisë me popullin e Tij (dymbëdhjetë nxënësit në ditën e fundit do të qëndrojnë mbi dymbëdhjetë frone për të gjykuar dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Mt. 19:28).
Darka e fundit përpara se Ai të pësonte dhe urdhri i Tij për t’u përsëritur nga nxënësit e Tij (Lk. 22:19), supozon, se grupi, ose më mirë komuniteti i nxënësve dhe besimtarëve të Tij, do të vazhdonte të ekzistonte edhe pasi Ai të ishte larguar nga kjo botë.
Vdekja e Tij, sipas Ungjillit të katërt, shpje- gohet si një veprim që ka si qëllim mbledhjen e bijve të shpërndarë të Perëndisë në një bashkim- komunitet (Jn.11:51-52).
Urdhri i të ngjallurit Krisht te nxënësit e Tij “Shkoni e mësoni kombet…„ (Mt.28:19-20, Mk. 16:15), i cili ka kuptim të pastër Eklisio- logjik.
Dhe së fundmi, premtimi i Tij për ardhjen e Ngushëllimtarit (Jn.14:16-18) tregon per- spektivën historike të Jisuit për jetën dhe ve- primtarët e Kishës së Tij brenda në botë derisa Ai vetë të vijë përsëri me lavdi dhe fuqi.
Të gjitha këto pra, na tregojnë qartë se Kisha nuk u shpik në vitet ose në shekujt e mëpasshëm nga të krishterët e hershëm, por ajo gjendej në qe- ndrën e qëllimeve dhe të veprimeve të Krishtit. Kisha e Perëndisë ekzistonte që në Dhiatën e Vjetër dhe ishte e orientuar, sipas misterit të Ekonomisë Hyjnore, drejt ardhjes së Mesias = Krishtit. Jisui, duke patur bindjen e plotë se Ai ishte Mesia, mblodhi rreth vetes së Tij popullin e Perëndisë. Kështu, me zgjedhjen e dymbë- dhjetë nxënësve Ai fillimisht e mblodhi Kishën, ndërsa me vdekjen dhe Ngjalljen e Tij e themeloi Atë dhe u premtoi nxënësve dërgimin e Shpirtit të Shenjtë mbi ta, i Cili do ta “drejtojë Atë në tëgjithë të vërtetën” (Jn. 16:13). Ky premtim u plotësua ditën e Pendikostisë (Vep. 2:1-4).
Arkimandrit Kozma Sovjani