EmailFacebookKontakt

Nuk kam dëgjuar për asnjë orthodhoks që të ketë shkruar ose të ketë sulmuar ndonjë komunitet fetar tjetër…

Në fund të Liturgjisë Hyjnore të së dielës (27 dhjetor), Kryepiskopi Anastas theksoi: –

Në vitet e persekutimit të madh, ekzistonte një metodë e veçantë për t’u tallur me fenë dhe për t’i larguar njerëzit nga Kisha. Ishte përpjekja për t’u treguar njerëzve se gjoja priftërinjtë nuk janë njerëz me moral dhe se nuk janë patriotë të mirë, siç ishin ata që shkatërruan Shqipërinë dhe e çuan në fund të

të gjithë kombeve të tjera në Evropë. Kishim shpresa se me ardhjen e demokracisë, këto metoda të vjetra do të harroheshin. Por të gjithë e dimë se nuk u bë ndonjë revolucion që të vinte demokracia në vend dhe disa nga protagonistët e vjetër vazhdojnë edhe sot të kenë fuqi, gazeta, televizione dhe mjete të tjera.

Dhe kohët e fundit pamë, një marrëveshje të çuditshme për të bërë sulme kundër Kishës Orthodhokse. Duke marrë si shkas artin, ndërmorën të tallen jo vetëm me klerikë por edhe me shenjtorët e Kishës sonë. Në këtë pikë Enver Hoxha e kishte respektuar shën (Vijon në faqen 3)

Nuk kam dëgjuar për asnjë orthodhoks që të ketë shkruar
ose të ketë sulmuar ndonjë komunitet fetar tjetër…

(Vijon nga faqja 1) Kozmain. Por gjoja patriotët e rinj përpiqen të tallen edhe me shenjtorët tanë.

Dhe është e çuditshme se kanë gjetur vetëm Kishën Orthodhokse si të rrezikshme. Njerëz që bëjnë pjesë në komunitete të tjera fetare sa i takon traditës së tyre familjare, përpiqen gjoja të mbrojnë Kishën tonë Orthodhokse dhe sulmojnë me mënyra të ndryshme kundër saj. Nuk besojmë se bëjnë pjesë në ndonjë ko- munitet fetar tjetër, por thjesht se janë ateistë. Por kanë bërë një gabim. Nuk jemi më në vitet e komunizmit kur orthodhoksët kishin frikë burgimin dhe internimin. Jemi qytetarë të lirë në demokraci. Kemi fuqinë e votës (dhe mos harroni që pas disa muajsh ku të vijë ajo orë). Kemi miliona miq në mbarë botën që kanë zë dhe influencë.

Edhe atë që pranohet prej të gjithëve se është një arritje e madhe në Shqipëri, edhe këtë duan ta minojnë e ta shpërbëjnë. E kam fjalën për harmoninë ndërfetare. Por çfarë lloj harmonie mund të kemi kur disa që bëjnë pjesë në fe të tjera sulmojnë orthodhoksët?! Unë nuk kam dëgjuar për asnjë orthodhoks që të ketë shkruar ose të ketë sulmuar ndonjë komunitet tjetër fetar. Është e madhe lista dhe është e vështirë të përmendim emrat e të gjithë atyre që sulmojnë orthodhoksët. Më parë një re- gjisor bëri edhe një film me të dhëna të gënje- shtërta dhe e paraqiti atë edhe jashtë Shqipë- risë, gjoja për të “nderuar” vendin tonë!

Siç e keni parë, pati një reagim të qartë nga ana e orthodhoksëve nga Korça dhe nga Berati. U bë një plan tjetër: të paraqisnin si klerikun kryesor orthodhoks shqiptar dikë që as prift nuk është dhe as nuk ka figurë të respektuar. Asnjë kishë në botë nuk e pranon si klerik. Megjithatë disa që bëjnë pjesë në fe të tjera e paraqesin si orthodhoksin ideal. Dhe njerëz që nuk kanë idenë e Kishës Ortho- dhokse na bëjnë leksione të së Drejtës Ka- nonike. Kjo gjë nuk na fyen ne. Fyen inte- ligjencën e popullit shqiptar; në fund të fundit fyejnë veten e tyre sepse duket qartë sa me- ndjevegjël janë.

Tani nuk do të lexojmë ato që vëllezërit tanë nga Korça dhe Berati kanë denoncuar publikisht. Do t’i lexoni te “Ngjallja” që ka dalë në qarkullim këto ditë, bashkë me deklaratën e klerikëve të Kryepiskopatës, të 42 episko-

pëve, presviterëve, dhjakonëve dhe murgjve ku theksojnë se personat e besimeve të tjera që duan të na japin ne leksione, nuk janë më inteligjentë dhe patriotë se sa ne. Është e nevojshme të lexoni me kujdes dhe të infor- moni njerëzit e tjerë vullnetmirë. Ne nuk kemi mjetet që disponojnë kundërshtarët tanë, nuk kemi stacionet tona televizive dhe gazetat tona. Madje dhe përgjigjet tona ndaj shkrimeve të tyre nuk i botojnë ose, dhe kur i botojnë i censurojnë, si dikur. E vetmja gjë që dispo- nojmë, është e vërteta. Por le ta marrin vesh mirë, ne nuk trembemi. As nuk do të lejojmë që të shkelen me këmbë shenjtorët tanë. Sepse në këtë mënyrë shkelin të ardhmen e Shqipërisë. Është e sigurt se ata nuk besojnë.

Nuk jemi më në vitet e komunizmit kur orthodhoksët kishin frikë burgimin dhe internimin. Jemi qytetarë të lirë në demokraci. Kemi fuqinë e votës… Kemi miliona miq në mbarë botën që kanë zë dhe influencë.

Por ne që besojmë tek Perëndia, e dimë se me Perëndinë “nuk mund të tallesh dot”.

Do t’ju lutesha, vëllezërit e mi, që sot kur

kemi kujtimin e transferimit të lipsanit të shën Joan Gojartit, një njeriu që ndriçon mbarë botën e krishterë, të kujtojmë se edhe atë e persekutuan ata që nuk donin të dëgjonin zërin e së vërtetës. Nuk pati vështirësi për të shpallur të vërtetën, kundër të fuqishmëve. Këtajanë shenjtorët që na frymëzojnë dhe na udhëheqin. Do t’ju lutesha të gjithëve që të jemi më tepër të guximshëm dhe pohues të së vërtetës që njohim. Dhe të mos lejojmë disa njerëz të paditur, që nëpërmjet televizionit të futen në shtëpitë tona dhe shpifin kundër nesh. A thua se shoqëria jonë është aq shumë e dëlirë, saqë nuk ka korrupsion, pasurim të paligjshëm, narkotikë, trafiqe që duhen denoncuar! Dhe na këshillojnë që komunitetet fetare të mos ngatërrohen me artin. Por sigurisht, arti është i “lirë” për të fyer dhe të shtrembëruar të vërtetat orthodhokse. Pra, na rroftë edhe një herë “drejtësia” sipas pëlqimit të tyre!

Vëllezërit e mi, me qetësi, gjakftohtë le të vazhdojmë të flasim të vërtetën. Mbarë shoqëria e di se Kisha Orthodhokse është një punishte e ndershmërisë, drejtësisë dhe dashurisë. Sado të përpiqen ta mbulojnë të vërtetën, ajo e ka mënyrën e saj për të qenë gjithmonë e fuqishme dhe të shkëlqejë. Edhe njëherë ju lutem të gjithëve: të jemi pohues të së vërtetës. Nuk është thjesht një detyrim. Është nder për ne.