Sarandë – Kryqi u hodh
në ujërat e Jonit
Tashmë është bërë traditë që kremtimi kryesor i Ujit të Bekuar në Mitropolinë e Gjirokastrës të bëhet në qytetin e Sarandës, kjo për vetë faktin se pranë kishës ndodhen edhe ujërat e detit Jon. Kryqi këtë vit u kap prej të riut nga Saranda me emrin Foti. Me shumë shpresëtari kjo ditë u prit edhe në qytetin e Përmetit ku kryqi u hodh në ujërat e lumit Vjosë. Përveç këtyre qyteteve që përmendëm, kjo festë u kremtua edhe në qytetin e Gjirokastrës, Himarës, Dhërmiut dhe Këlcyrës.