EmailFacebookKontakt

E drejta dhe e vërteta janë në vetvete të patjetërsueshme dhe koha gjithmonë i evidenton

E drejta dhe e vërteta janë në vetvete të patjetërsueshme
dhe koha gjithmonë i evidenton

Intelektualët korçarë i përgjigjen dashakeqësisë, manipulimit dhe fyerjeve

Qëllimi i këtij shkrimi, nuk ka të bëjë me parashtrimin e argumenteve, se sa mjerisht qesharake janë përfundimet e Censusit të fundit, në lidhje me përqindjen që i korrespondon sipas tij komunitetit Orthodhoks në Shqipëri sot në vitin 2012; pasi thjesht e vetëm po të kemi para- sysh regjistrimet e viteve tridhjetë dhe atyre të viteve pesëdhjetë, të shekullit të kaluar, po të kemi parasysh përqindjen e Orthodhoksëve sot qoftë dhe në qarkun e Korçës, të cilët e kalojnë shifrën e njëqind e tridhjetë mijëve, dhe ky qark nuk ka numrin më të madh të orthodhoksëve në Shqipëri, kuptohet se sa pa bazë janë të dhë- nat e nxjerra nga ky Census, për të cilat pritëm kaq gjatë, dhe ata që e organizuan u përpoqën të tregojnë “se u angazhuan” aq shumë, sa natyrshëm të vjen ndër mend shprehja e goditur popullore në këtë rast “U mbars mali dhe polli një mi, kur të gjithë prisnin që të lindte një qytet”.

Ajo që ne këtë herë duam të bëjmë të ditur nëpërmjet këtij shkrimi, është të denoncojmë këtë fushatë të re me maska të vjetra, të shpif- jeve, denigrimeve, goditjeve dhe fyerjeve që sot po i bëhen institucionit të Kishës sonë Ortho- dhokse dhe përfaqësuesit e simbolit të saj sot në Shqipëri, Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas. Në thelb asgjë nuk ka ndryshuar, për këtë mjafton t’i hedhësh një sy shtypit, hija e mekanizmit të hershëm, të dikurshëm shfaqet

përsëri dhe përpiqet të irritojë turmat dhe të bëjë për vete ndërgjegjet e tronditura. Shpesh ky mekanizëm i tillë, i ndryshkur ndihmohet nga aleatët e hershëm dhe nga aleatët e rinj në emër të çorbës së vjetër. Gjithçka është e kuptue- shme, gjithçka dihet dhe madje ka qenë dhe e pritshme, të paktën për intelektualët ortho- dhoksë, të cilët më shumë se kurrë janë krenarë që bëjnë pjesë në një religjion që në shekuj ka ditur të krijojë dhe të ruajë pa i manipuluar vlerat më të mira shpirtërore dhe materiale që ka dhe paraqet sot kombi ynë, pa bërë asnjë kompromis

dhe pa bashkëpunuar asnjëherë historikisht me asnjë forcë pushtuese, administrative apo politike.

Në këtë kontekst edhe sot, ne qëndrojmë përkrah institucionit të Sinodhit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse dhe Kryepiskopit Anastas, në këtë denoncim që ata iu bëjnë manipulimeve të këtij regjistrimi, të cilat synojnë të kthejnë në minoritet, grupimin religjioz më të vjetër dhe me më shumë kontribute në vend. Eshtë detyra e kreut të Kishës sonë që në emrin tonë, të të gjithë ne orthodhoksëve që e duam dhe e përkrahim, dhe ne jemi të paktën 1\4 sot e popu- llatës vendase, të denoncojë publikisht shtrembë- rimet e qëllimshme, të cilat shpesh bëhen shka- ku kryesor i prishjeve të ekuilibrave të brend- shëm. E çuditshme dhe e dënueshme do të ishte për çdo orthodhoks të ndërgjegjshëm, sikur insti- tucioni i Kishës Orthodhokse do ta anash- kalonte, dhe nuk do ta merrte seriozisht, qoftë edhe për trashësinë e saj, këtë shaka pa kripë të politikave të sforcuara, pasi Kisha e Krishterë parim të përhershëm të saj ka të vërtetën, tru- mbetimin dhe mbrojtjen e saj. Kjo është arsyeja pse një episkopi orthodhoks i kujtohet gjithmonë gjatë gjithë kohës madje edhe në momentin e Meshës Hyjnore” se duhet të jetë shpjegues i drejtë i së vërtetës, dhe vetëm nëse është i tillë (Vijon në faqen 10)

(Vijon nga faqja 9) ai mbetet gjithmonë episkop ortho- dhoks, në rastet e tjera mund të jetë gjithçka, një politikan i mirë, një diplomat i mirë, një punonjës social, një bashkëpunëtor i mirë, por jo për-faqësuesi i popullit para Zotit të drejtë dhe të plotfuqishëm. Dhe Kryepiskopi ynë Anastas, është një udhëheqës shpirtëror i sprovuar, i mençur dhe çka është më e rëndë- sishmja, me shumë kontribute në vendin tonë.

Kështu e shohim ne intelektualët korçarë orthodhoksë dhe jo vetëm

orthodhoksë, këtë figurë të respek- tuar, i cili ka rritur dukshëm dinjitetin e orthodhoksit shqiptarjo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, por, kjo është një temë e gjatë, së cilës ne i jemi referuar për mëse njëzet vjet, kur si rezultat i paragjykimit vetëm për shkak të përkatësisë et- nike, personi i nderuar i Fortlumtu- risë së Tij përgojohej nga gojë të pista dhe ndërgjegje të përçudnu- ara. Si rezultat i kësaj lufte aspak të “shenjtë” kundër tij, pra kundër Orthodhoksisë, Kryepiskopi Anastas është figura më e monitoruar, nga shtypi dashakeq dhe tendecioz, i cili është i tillë së pari me atë që ai për- faqëson, pra me besimin e pastër Orthodhoks. Por si çdo e keqe që e ka një të mirë, dhe kjo gjë ka pasur të mirën e vet, pasi nga e gjithë kjo, është publikuar dhe është bërë botërisht i ditur i gjithë kontributi i tij, predispozicionet e tij, si dhe përkrahja që ai ka prej të gjitha for- cave progresiste në këtë vend. Fatmirësisht njerëzit dhe politikanët e mençur e kanë nderuar Kryepi- skopin për atë që ai mbart dhe për- faqëson; duke nderuar atë, ne si shqiptarë kemi nderuar veten tonë, pasi nderimi për vlerën dhe mirë- bërjen është mirënjohje, dhe mirë- njohja është veti e qytetërimit. Kur

kjo mungon, ose më keq akoma kur indiferenca i lë vendin deformimit dhe shpifjes, atëherë ata që e bëjnë këtë, nuk bëjnë ndonjë gjë të madhe vetëm se vetëdemaskohen dhe ko- ha e ka treguar këtë gjë.

Shoqëria evropiane ku ne shpre- sojmë të aderojmë ka pasur dhe ka dy shtylla kryesore, ku ka mbështe- tur tabanin, prej të cilit në shekuj ka krijuar vlerat e pakontestue- shme që mbart, qytetërimin antik dhe krishterimin. Për të ruajtur këto vlera Evropa ka luftuar në shekuj, për këto vlera luftuan dhe humani-

stët shqiptarë, si pjesë integrale e Evropës, për këto vlera luftoi populli shqiptar dhe heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti, bëmat e të cilit, e këtij atleti të Krishterimit, u për- kthyhen gjatë shekujve XV- XVI – pothuajse në të gjitha gjuhët e Europës dhe frymëzuan luftëtarët evropianë, të cilët u sakrifikuan për mbrojtjen e themeleve të Evropës plakë nga agresioni i jashtëm, për mbrojtjen e këtyre dy shtyllave. Pra edhe populli ynë pavarësisht gje- ndjes së sotme, është krenar që ka kontribuuar në mbrojtjen e këtyre vlerave. Tharmi i këtij kombi nuk mund të ndryshojë me ndërhyrje të jashtme aparetive, të cilat inkur- sionet e huaja janë përpjekur t’ia lënë si shenjë zhbërjeje dhe tje- tërsimi. Edhe Kryepiskopi ynë Anastas, kryqëzohet në mënyrë të vazhdueshme pasi e ngre zërin dhe punon në emër të këtyre vlerave, prandaj edhe titullin e lartë të akor- duar nga shteti shqiptar që lidhet me emrin e Gjergj Kastriotit, Skën- derbeut, e meriton më shumë se çdo njeri tjetër, qoftë edhe për faktin e asaj që ai përfaqëson, përveç sa ka bërë. Gjithçka dihet, gjithçka kup- tohet, pavarësisht që shpesh nuk ia vlen barra qiranë të merresh me dashakeqësinë, se humbet kohën

kot. Por në momente të caktuara është e nevojshme që gjërat të thuhen ashtu siç janë, pasi e drejta dhe e vërteta janë në vetvete të pa- tjetërsueshme dhe koha gjithmonë i evidenton.

Shpesh manipulimet, denigrimet e kundërvëniet kanë qenë dhe janë aq të trasha sa fyejnë madje edhe inteligjencën më mediokre, prandaj është detyrë e çdo institucioni, foru- mi, medie dhe çdo intelektuali që t’i denoncojë dhe t’i publikojë ato me forcë. Ja pse ne intelektualët orthodhoksë korçarë gjejmë mu- ndësinë dhe falënderojmë institu- cionin e Kishës dhe kreun e saj, për ngritjen e zërit, kundër një mani- pulimi kaq fyes për ne, për vetë qëllimet që ai mbart në vetvete.

Vasil Tushi Pedagog

Vasillaq Kolaci Mësues

Arben Gjata Pedagog

Petrika Tanushi Ekonomist Spiro Gjançi Pedagog

Dhimitri Kondakçi Inxhinier Ylli Trajçe Aktor

Vangjush Dishnica Mësues Dhionis Kotmilo Ekonomist Vangjush Nikolicari Mësues Niko Face Mësues

Artan Loci Ekonomist Thoma Piluri Mjek

Vangjush Themeli Mësues Grigor Mulla Mësues

Reitano Galica Mjek

Migena Shamblli Mësues Vangjush Themeli Mësues Vangjush Kotti Biznesmen Thimaq Lapi Ekonomist Sotiraq Dojçe Inxhinier Sotiraq Simaku Biznesmen Ernesti Golka Ekonomist Maksim Lubonja Mjek Themistokli Bambulla Theolog Smaragda Kovaçi Mësuese Milla Lubonja Ekonomiste Aurora Simaku Juriste

Gjergji Trebicka Biznesmen Vangjush Simaku Mësues

(Kjo letër u nënshkrua më pas dhe në vazhdimësi edhe nga shumë intelektualë të tjerë)