EmailFacebookKontakt

Përgjigje e klerikëve orthodhoksë të Kryepiskopatës së Tiranës ndaj shpifjeje të kohëve të fundit

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
Rruga e Kavajës, Nr. 151, Tiranë

Përgjigje e klerikëve orthodhoksë të Kryepiskopatës së Tiranës
ndaj shpifjeje të kohëve të fundit

Kisha Orthodhokse Autoqefa- le e Shqipërisë, nga viti 1992 e në vazhdim, nën drejtimin e Fortlum- turisë së Tij, Kryepiskopit të Tira- nës, Durrësit dhe Gjithë Shqipëri- së, Anastasit, ka vendosur si parim të sajin të mos lidhet dhe as të mos u kundërvihet partive politike. Ajo është e përkushtuar në veprën e saj fetare me shumë nisma sociale, arsimore e kulturore.

Menjëherë pas botimit të de- klaratës së saj zyrtare në lidhje me rezultatet e pasakta të përkatësisë fetare të Censusit 2011, u bë një sulm i ashpër shpifës nga ana e një formacioni politik me qëndrime ekstreme, kundër Kryepiskopit Anastas, me fyerje dhe akuza të rënda “për akte antikushtetuese” në bashkëpunim me qarqe ekstre- miste të Greqisë “për veprimtari antishqiptare” “kundër tërësisë territoriale të Shqipërisë”. Si përfu- ndim iu kërkua Presidentit të Re- publikës t’i hiqet dekorata “Urdhri i Lartë Gjergj Kastriot Skënderbeu” që iu dha para tre vjetësh.

Sigurisht ata që e njohin Krye- piskopin Anastas, midis tyre edhe ne klerikët e Kryepiskopatës, të gjithë qytetarë shqiptarë, që e ndjekim nga afer dhe që bashkë- punojmë me të gjatë gjithë viteve të pranisë së tij këtu në Shqipëri, e dimë fare mirë se pohimet e më- sipërme të paturpshme janë sajesa të një fantazie të sëmurë, krejtë- sisht të pabaza, absolutisht të pa- drejta dhe përbëjnë shtrembërim të së vërtetës.

Por meqë çështjet e rëndësisë kombëtare dhe fetare janë shumë të ndjeshme, veçanërisht kohët e

fundit, dhe keqinformimi mund të ndikojë te qytetarë të painformuar e mbi të gjitha te të rinjtë, e quajmë detyrim tonin, nisur nga përvoja jonë, t’i japim një përgjigje të qartë vazhdës së akuzave të gënjeshtërta dhe të padrejta që përsëriten me inat herë pas here me gjithë përgë- njeshtrimet e vazhdueshme.

Kryepiskopi Anastas, ka 20 vjet që jeton dhe punon pa u lodhur bashkë me ne. Gjatë kësaj kohe ka qëndruar gjithmonë pranë po- pullit, madje edhe në kohët më të vështira (1997,1999), duke ndih- muar me dashuri dhe vetësakrifi- kim jo vetëm orthodhoksët por të gjithë sa kanë nevojë, pa dallim bi- ndjesh fetare e politike. Njihet më së miri, jo vetëm në Shqipëri por edhe në arenën ndërkombëtare, kontributi i jashtëzakonshëm i

Kryepiskopit Anastas në ringritjen e plotë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe në lulëzimin më të madh që ka njohur historia e Kishës së Shqipërisë. Në të njëjtën kohë njihet ky kontribut edhe në zhvillimin ekonomik të vendit, në sektorët e shëndetit, arsimit, përkujdesjes sociale dhe kulturës, si dhe në vitin 1999, kur me iniciativën e tij, mobilizoi or- ganizmat e krishterë ndërkombë- tarë për të ndihmuar 33.000 refu- gjatë kosovarë. Vetëm ata që janë të verbuar nga fanatizmi nuk duan t’i shikojnë këto gjëra. Por vepra kolosale e Kryepiskopit Anastas nuk mund të shembet me fjalë fyese, gënjeshtra të fabrikuara, dyshime të pabaza dhe akuza shpifëse. Ne, qindra mijërat e or- thodhoksëve shqiptarë dhe të qy-

tetarëve të tjerë të paanshëm, që ndjekim nga afër punën e tij, e njohim fare mirë realitetin.

Kapërcehen dhe kufijtë e qe- sharakes, kur njerëz, pa kurrfarë lidhjeje me Orthodhoksinë, të cilët ndoshta nuk kanë ndezur asnjë qiri në kishë, por edhe minues të njohur të saj, shfaqen si mbrojtës të or- thodhoksëve shqiptarë e si njohës të Historisë Kishtare të Ortho- dhoksisë madje, dalin dhe në për- fundime për çështje të së Drejtës Kanonike Kishtare. Ata arrijnë deri aty sa marrin përsipër t’u japin këshilla të krishterëve orthodhoksë shqiptarë se cila duhet të jetë udhëheqja e tyre kishtare. Ne kle- rikët shqiptarë dhe qindra mijëra besimtarë orthodhoksë, shtetas shqiptarë, që ndjekim me përku-

(vijon në faqen 8)

Përgjigje e klerikëve orthodhoksë të Kryepiskopatës së Tiranës

ndaj shpifjeje të kohëve të fundit

(vijon nga faqja 7)
shtim udhëheqësin tonë, nukjemi
as naivë dhe as më pak patriotë.
Kemi përvojë, moral dhe gjykim
të shëndoshë. E dimë shumë mirë
se Kryepiskopi ynë jeton vazhdi-
misht pranë nesh dhe ndan bashkë
me ne vështirësitë ejetës, duke i ndih-
muar të gjithë, pa bërë dallime.

Sa i takon dekoratës “Urdhri i Lartë i Skënderbeut”, siç e dimë fare mirë, Kryepiskopi Anastas i cili është edhe “Qytetar Nderi” i Tiranës dhe i Korçës, nuk është i privuar aspak nga nderimet e më- dha. Kontributi i tij i jashtëzakon- shëm në shkencën fetarologjike, në dialogun ndërfetar, në bashkek- zistencën paqësore të popujve dhe të feve është i njohur botërisht dhe është nderuar me shumë tituj “Honoris causa” (17) dhe çmime ndërkombëtare (25) nga shumë vende. Është zgjedhur President i Këshillit Botëror të Kishave (Gje- nevë) dhe President Nderi i Kon- ferencës Botërore të Feve për Paqen (Nju Jork). Të gjitha këto nderime për Kryepiskopin tonë i japin nder të madh Kishës Ortho-

dhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe vendit tonë gjithashtu.

Sa u takon këshillave ose më saktë kërcënimeve për vetë jetën e tij, ai nuk shqetësohet dhe as nuk e frikësojnë dot. Qysh në vitet e para ka pasur kërcënime të këtij lloji. Vetë ai ka deklaruar se njeriu

që i është përkushtuar Perëndisë së dashurisë dhe punon me ko- rrektesë për bashkekzistencën paqësore, për lehtësimin e atyre që vuajnë dhe për reciprocitetin midis popujve, nuk ka frikë asnjë dhe nga asgjë. As vdekjen “Dashuria e nxjerrjashtë frikën”.

Tiranë 22.12.2012

Vijojnë 42 firmat e episkopëve, priftërinjve, dhjakonëve dhe murgjve, të Kryepiskopatës së Hirshme të Tira- nës, (të gjithë qytetarë shqiptarë).