EmailFacebookKontakt

Vidhen dhe dëmtohen rëndë pjesë nga afresku i onufrit në kishën e shën e premtes, në valsh të elbasanit

VIDHEN DHE DËMTOHEN RËNDË PJESË NGA AFRESKU
IONUFRIT NË KISHËN E SHËN E PREMTES
NE VALSH TË ELBASANIT

VIDHEN DHE DËMTOHEN RËNDË PJESË NGA AFRESKU I ONUFRIT
NË KISHËN E SHËN E PREMTES, NE VALSH TË ELBASANIT
(Vijon nga faqja 7)
janë të paaftë ose na bën të men-
dojmë se janë bashkëpunëtorë të
tyre, vazhdojnë punën e tyre të re
tashmë, të grabitjeve të afreskeve
në monumentet orthodhokse.
Duket sikur një “periudhë e re”
po fillon, ajo e vjedhjes së afreskeve,
pasi u erdhi fundi vjedhjeve në va-
zhdimësi të ikonave, ikonostaseve,
froneve të dhespotëve, amvoneve
e pjesëve të tjera artistike të interje-
reve të kishave në Myzeqe, në zo-
nën e Gjirokastrës, të Korçës etj.
Dhe, si zakonisht, gjendemi përballë
organeve kompetente për ruajtjen
ligjërisht të tyre, të cilat kanë qenë
dhe janë në një inkompetencë të
plotë për kryerjen e detyrë së tyre.
Eshtë protestuar në forma të
ndryshme kundër këtyre dukurive
të rënda të dëmtimit të trashëgimisë
sonë kulturore, përballë paaftësisë
së shtetit për t’i mbrojtur, por dhe
indiferencës së tij, e cila është një
temë tjetër për t’u diskutuar.
Dhe prognoza duket e qartë, do
të kemi humbje totale të trashë-
gimisë së krishterë, e cila përbën
pjesën më të rëndësishme të tra-
shëgimisë tonë kulturore. Në për-
fundim, mund të shtojmë pyetjen,
se kujt i intereson ky dëmtim i vle-
rave të trashëguara të artit kish-tar
orthodhoks…
Ing. Gentian Stratobërdha
Zyra e Trashëgimisë Kulturore
e Kishës.

Ky material ishte shkrimi i parë që bëri të njohur këtë krim të rëndë për publikun dhe u botua në “Shqip” dhe “Tema”

Në këto ditë të ndërrimit të vite- ve është vjedhur e dëmtuar rëndë dy herë afresku i pikturuar nga Onufri në kishën e Shën e Premtes, pranë fshatit Valsh të Elbasanit. Kjo kishë e vogël dhe e thjeshtë në pamje, njënefëshe, me hajat nga perëndimi, por unike për sa i përket vlerës së afreskut, e pikturuar nga dora e Onufrit në vitin 1554, ka qenë gjithmonë një ekzemplar studimesh, analizash kimike, kërkimesh dhe temash të ndryshme, diskutimesh shkencore në fushën e trashëgimisë kulturore. Janë të shumta referencat e botimet ku preken vlerat dhe teknikat e për- dorura në këtë kishë.

Por këto nuk vlejnë asgjë për dëmtuesit dhe grabitësit e këtyre ditëve, të cilët të qetë dhe të pa- shqetësuar as nga organet e rendit vazhdojnë “detyrën” e tyre të dëm- timit të një prej kryeveprave të trashëgimisë sonë kulturore.

Ndërhyrja e parë ka ndodhur në datën 30 dhjetor dhe është kon- statuar vonë nga banorët e fshatit, të cilët menjëherë kanë njoftuar po- licinë, drejtorinë rajonale të monu- menteve të kulturës dhe Kishën. Dëmtimet e grabitjet e konstatuara ishin tepër të rënda. Keqbërësit duke mos qenë profesionistë të çmontimeve të afreskeve kanë dëmtuar afreskun me mjete primitive, duke tentuar ta shkëpusin atë nga muri.

Pjesë të mëdha afresku të thër- muara gjendeshin në tokë, dhe pje- së të tjera mungonin fare. Duke mos hyrë shumë në detaje, të cilat mund t’i vlejnë më mirë ekspertizës dhe restauratorëve, synimi ka qenë të çmontohen kokat e shenjtorëve, duke numëruar rreth pesë të tilla, përfshirë këtu edhe shenjtoren e kishës, Shën e Premten, ikona e së cilës nuk ekziston më. Është e

rëndësishme të theksojmë se objekt i kësaj grabitjeje është bërë edhe pjesa e mbishkrimit në zonën e sipërme të ikonostasit prej guri, e cila ishte jo vetëm pjesë e artit të kësaj kishe, por edhe burim infor- macioni.

Pas këtyre konstatimeve kisha u mbyll përsëri me çelësa të rinj. Por duket se reagimi i vakët dhe pothuaj i papërfillshëm nga organet kompetente bëri të krijohej një

situatë e sigurt për keqbërësit, të cilët jo më shumë se gjashtë ditë më vonë, rreth datës 4 janar, reali- zuan një grabitje të re, këtë radhë edhe më të rëndë, duke marrë tash- më edhe pjesë të tjera afresku.

Pavarësisht se duket e pabesu- eshme, por afresku i Onufrit va- zhdon të vidhet ritmikisht dhe keq- bërësit veprojnë të pashqetësuar nga organet e rendit, të cilët ose

( Vijon në faqen 8)