EmailFacebookKontakt

Nuk mund të heshtet kundër papërgjegjshmërisë së AKZ

Nuk mund të heshtet kundër
papërgjegjshmërisë së AKZ
“Deklaratapërbën një rrezikshmëri të lartë për
të ardhmen e lirisë fetare në vendin tonë”

Nga Dom. Gjergj Meta

Ka kohë që një lloj nacionalizmi dylekësh i përhapur ndër disa shqip- tarë më shkakton neveri, por asnjë- herë sa në ditët e fundit të 2012-ës, kur u sulmua Kryepeshkopi i Ki- shës Ortodokse të Shqipërisë, Fort- lumturia e Tij Anastasios Janullatos, nga eksponentët e Aleancës Kuqezi.

Prej kohësh ai sulmohet. Sigu- risht, nuk jam unë personi më i për- shtatshëm për t’i bërë apologjinë Fortlumturisë së Tij, dhe nuk kam ndër mend të bëj këtë gjë në këtë shkrim. Së pari, vetë puna dhe ve- primtaria e tij janë apologjia më e mirë, e së dyti, ka edhe të tjerë që mund ta bëjnë më mirë se unë këtë gjë, sikurse tashmë kanë vepruar klerikët e Kishës Ortodokse, që e njohin mirë dhe kanë punuar prej vitesh afër tij. Ajo që më irritoi ishte diçka tjetër, që do mundohem ta shpjegoj në këtë shkrim.

Në kësisoj deklaratash e në le- trën drejtuar Presidentit të Republi- kës nga ana e Aleancës Kuqezi, për tërheqjen e titullit “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” Kryepeshkopit të Ki- shës Ortodokse, preken themelet e lirisë fetare në vend, që janë baza e çdo lloj lirie tjetër, pasi kanë të bëjnë me lirinë e ndërgjegjes. Përveç faktit që tregojnë paburrni, pasi një gjë e dhënë nuk kthehet mbrapsht, së paku në traditën më të mirë shqiptare, këto deklaratat totalisht të papërgjegjshme krijojnë precedentë të rrezikshëm në marrë- dhënien e politikës me besimin fetar në Shqipëri. Madje kur politika kërkon të të japë edhe leksione administrimi të brendshëm të Ki- shës, apo leksione ekleziologjie apo teologjie, është si të thërrasësh një lopçar e të flasë për astrofizikën ve- tëm sepse ka parë yjet natën. Patu- rpësia dhe pafytyrësia shtyhen deri aty sa kërkohet zëvendësimi i Kryepeshkopit me një prift shqiptar duke nxitur kësisoj edhe besimtarët kun- dër hierarkut të tyre. Kush nuk e ka të qartë natyrën universale dhe unitare të Kishës, që qëndron në thelbin e saj dogmatik dhe teologjik, sigurisht që del me kështu dekla- ratash të papërgjegjshme.

Sipas kësaj logjike të nxitur nga të tilla deklarata i bie që edhe më shumë se gjysma e episkopatit kato- lik duhet të ikë, po ashtu dhe pasto- rët protestantë amerikanë, gjerma- në apo anglezë që kanë themeluar komunitete e i drejtojnë ende sot në Shqipëri… Të imagjinojmë pak se çfa- rë bën një lëvizje e tillë me një men- dësi të tillë sikur, larg qoftë, të vijë në pushtet. Po çfarë do të thoshte një lëvizje e tillë sikur në Itali më shumë se gjashtë a shtatë priftërinj katolikë shqiptarë që njoh unë e që drejtojnë komunitete italiane të largoheshin prej shtetit apo prej besimtarëve të atjeshëm vetëm sepse janë shqipta- rë? A do ishte ksenofobi kjo? Po në USA, kujanë disa meshtarë katolikë shqiptarë që drejtojnë komunitete amerikane përveç atyre që drejtojnë komunitetet e diasporës shqiptare? E ç’është më e keqja, për t’iu kundërvë- në Janullatosit shkojnë e ndjekin meshën e Krishtlindjes në një ba- shkësi që nuk është në bashkim me Kishën Ortodokse Shqiptare. Kjo e fundit është e njohur nga gjithë shqip- tarët ortodoksë brenda e jashtë ve- ndit, nga vetë Patriarkana e Stam- bollit, nga Patriarkanat e tjera, nga Shteti shqiptar, nga komunitetet e tjera fetare në vend dhe e udhëhequr në thelbin e saj, jo sipas statutesh që shkojnë e vijnë, por sipas Kanoneve të Kishës Lindore e Etërve të Shenjtë, që janë dymijëvjeçare. Dukeubërë palë e një problemi të brendshëm të Kishës Ortodokse nxitet përçarja e besimtarëve e kjo është një vepër për t’u ndjekur penalisht.

Kisha (katolike, ortodokse, lindore apo perëndimore qoftë) nuk

ka në themel të vetin patriotizmin, por Krishtin dhe kolonat e saj janë ipeshkvijtë, d.m.th. mbikëqyrësit, që aty janë për vullnet të Hyjit. Në Ki- shë demokracia nuk funksionon si në Parlament apo në politikë, pasi pjesëmarrja e popullit dhe e vullnetit të tij në vendimet e Kishës nuk mund të anashkalojë edhe një element tje- tër thelbësor dhe që i jep formë krejt jetës së Kishës, e që është ai frymor e m’anë tjetër aspektin hierarkik e institucional. Nuk ka të drejtë askush të kërkojë shpalljen shenjt të dikujt, nëse nuk i përket një grigje të ca- ktuar, por edhe kur i përket duhet të bëhet sipas rregullave. Kush është kjo farë aleance që i kërkon Kryepeshkopit shenjtërimin e një prifti për sa patriot apo i zoti na pas- kësh qenë ky? Me ç’të drejtë e nisur nga çfarë parimesh? Dëshira e mi- rë? Ajo thjesht thuhet, por nuk më- tohet. E drejta? Cila e drejtë? Ku është shkruar? Vetëm besimtarët ortodoksë, por dhe ata sipas rregu- llave, mund të kërkojnë një gjë të tillë. Të gjitha këto janë ndërhyrje të politikës në punët e një bashkësie fetare e cila funksionon me rregullat e saja dhe, në territorin e Shqipëri- së, edhe me marrëveshjet e ndërsje- lla të bashkësisë me shtetin shqiptar. Nuk mund t’i kërkojë Aleanca Kuq- ezi fonde Kryepeshkopit Janullatos për kishën e Elbasanit apo për çdo kishë tjetër, sepse në nenin 10 të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet se “Bashkësitë fetare ^kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave e kano- neve të tyre…”. Precedent i krijuar nga këto deklarata përbën një rre-

zikshmëri të lartë për të ardhmen e lirisë fetare në vendin tonë dhe autonominë e dy rendeve, atij fetar e atij politik. Askush nuk mund të ndërhyjë në funksionimin e brend- shëm të komuniteteve fetare, apo të nxisë anëtarët e saj të rebelohen kundër hierarkisë. Kishat funksio- nojnë me rregulla të qarta që janë farkëtuar ndër shekuj e nuk kanë të bëjnë aspak me rregullat e lëvi- zjeve ideologjike.

…Kush i ka ndjekur zhvillimet fetare në vend në këto vite nuk mund të mos dëshmojë një përpjekje të jashtëzakonshme të krerëve fetarë të Shqipërisë, të gjithë atyre, duke nisur nga i ndjeri Haxhi Hafiz Sabri Koçi e tani Selim Muça e duke va- zhduar, me Fortlumturinë e Tij Janullatos, Imzot Pelushin etj., me Baba Dede Reshat Bardhin e tani me Baba Mondin, me Imzot Rrok Mirditën, Imzot Massafrën dhe ipe- shkvijtë e tjerë katolikë, të cilët kanë qenë dhe janë shembull i punës së pareshtur e me përkushtim në ko- munitetet e tyre e po ashtu një shem- bull se si në momente të vështira kanë ditur të jenë bashkë për të për- balluar situata të veçanta. Këtu nuk është fjala vetëm të ruhet figura e një kleriku ortodoks, por e të gjithë klerikëve në Shqipëri të çfarëdolloj feje apo race ato qofshin, por sido- mos të ruhet autonomia e ndërsje- llë e institucioneve fetare dhe atyre shtetërore apo politike…