BERAT
Kremtim i hareshëm i Lindjes së Shpëtimtarit Jisu Krisht
Data 24 dhjetor, vigjiljet e Krishtlindjeve si gjithmonë kanë veçantinë e tyre. Besimtarët morën pjesë në orët e Krishtlindjeve, Mbrë- mësoren e Madhe, si dhe në Litur- gjinë Hyjnore të Shën Vasilit. Mbrë- mjen e kësaj dite ishte organizuar nga Mitropolia e Beratit një festë e bukur, me himne kishtare, këngë, recitime, interpretime instrumentale etj. Spektatorët ishin të shumtë dhe si një familje e madhe kaluan së bashku momentet e gëzueshme të vigjiljeve.
Më 25 Dhjetor, ditën e Lindjes së Shpëtimtarit tonë, Zotit Jisu Krisht, besimtarë të shumtë, er- dhën në Katedralen e Shën Dhi- mitrit, ndoqën Liturgjinë e drejtuar nga Mitropoliti i Beratit, Hirësia e Tij Ignati, si dhe kunguan Trupin dhe Gjakun e Zotit Krisht. Këtë ditë u lexua mesazhi i festës, shkruar nga Mitropoliti ynë, drejtuar klerit dhe besimtarëve shpresëtarë të mitro- polisë. Mesazhi ishte i frymëzuar nga Shën Joan Gojarti, aty thuhej ndër të tjera:
“Ndaj Tij pra, Fjalës së Perë- ndisë dhe Birit të Virgjëreshës, të drejtojmë lavdërim bashkë me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë në jetë të jetëve”, na nxit Gojarti i hirshëm. Prandaj Perëndia i lart
u bë njeri i përulur, që të na tër- heqë nga poshtërsia e jetës dhe të na ngrejë drejt lartësisë së Tij, Mbretërisë së Tij të përjetshme. Trupëzimi i Tij, domethënë lindja dhe shfaqja e Tij si njeri midis nesh, nuk shfaq vetëm njeri- dashjen hyjnore të paanë, nde- rin ndaj shëmbëlltyrës së Tij, njeriut, por zbulon edhe madhë- sinë e shkeljes sonë. Shfaq edhe situatën dëshpëruese dhe tragji- ke në të cilën kishim arritur.
Ky është mesazhi i madh i Krishtlindjeve. Njeriu i plagosur i çdo epoke, mundet, nëse dëshi- ron, të pasqyrojë veten e tij, në grazhdin e varfër të Betlehemit. Dhe, duke shikuar gjendjen e tij të mjeruar, të tronditet, të bëhet i vetëdijshëm për dobësinë dhe varfërinë e tij të skajshme, në më- nyrë që të ndjejë dhe të gjejë ve- ten e tij. ”
Pas Liturgjisë Hyjnore, në selinë e Mitropolisë erdhën për të uruar Krishtlindjet, autoritetet vendore, Kryetari i Bashkisë së Beratit, zoti Fadil Nasufi, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të komuni- teteve të tjera fetare, intelektualë, si dhe besimtarë të shumtë.
Joan Qako