Kremtim madhështor i Krishtlindjes
në mjediset e Kompleksit të Katedrales së re “Ngjallja e Krishtit”
Kremtimi i parë ishte pasditen e së Dielës para Krishtlindjes, kur besimtarët u mblodhën, siç është bërë traditë, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Misterin e Efqelisë.
Të hënën, 24 dhjetor, herët në mëngjes be- simtarët morën pjesë në Shërbesën e Orëve të Mëdha të Krishtlindjes, të mbushur me tropare dhe lexime nga Dhiata e Vjetër dhe e Re, që flasin për Lindjen e Krishtit, duke u pasuar më pas me Shërbesën e Mbrëmësores e Liturgjinë Hyjnore. Ndërsa fëmijë orthodhoksë të organi- zuar nga katekistë të Zyrës së Fëmijëve vazhdu- an gjatë gjithë ditës vizita nëpër shtëpi besim- tarësh orthodhoksë duke kënduar kolendrat –
këngët tradicionale të Krishtlindjes mjaft popu- llore për besimtarët.
Veprimtaritë dhe përgatitja shpirtërore e be- simtarëve orthodhoksë kulmuan më 25 Dhjetor, me Liturgjinë Hyjnore të Krishtlindjes, që për herë të parë u bë në Katedralen e re “Ngjallja e Krishtit”. Ajo u krye nga Kryepiskopi Anastas, i ndihmuar nga Hirësi Nikolla, Hirësi Andoni, Hirë- si Nathanaili, Hirësi Asti dhe klerikë të shumtë.
Kryepiskopi Anastas lexoi Mesazhin e Krishtlindjeve, që këtë vit kishte si titull “Durim me zemër të gjerë”.
Festimet vazhduan me pritjen, e cila u bë për herë të parë në mjediset e Qendrës Sinodike,
pjesë e kompleksit të Katedrales. Erdhën për të uruar përfaqësues të komuniteteve fetare, mini- stra, përfaqësues të partive, ambasadorë, perso- nalitete dhe intelektualë të njohur, besimtarë etj.
Për të uruar besimtarët orthodhoksë erdhën edhe Kryemimistri Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, znj. Topalli, të cilët uruan besimtarët dhe vlerësuan përpjekjen e Kryepiskopit Anastas për ngritjen e katedrales, si një vepër që ka zbukuruar Kryeqytetin. Vlerësim të veçantë mori edhe dhurimi nga Fortlumturia e Tij e Kodikut të Korçës nr. 93, i shek. X, i cili u ribotua në ba- shkëpunim me Arkivin Qendror të Shtetit dhe Shoqërinë Biblike Ndërkonfensionale.