KRISHTLINDJE,2012
DURIM ME ZEMËR TË GJERË
t Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
Klerit dhe besimtarëve shpresëtarë Orthodhoksë, Bij të shtrenjtë më Zotin,
S
hpëtimtari i botës, ardhjen e të Cilit kremtojmë në Krishtlindje, nuk erdhi në tokë si një udhëheqës plot ngut dhe i vrullshëm për të ndry- shuar përnjëherësh realitetin mëka- tar. Fjala e Perëndisë, i bërë njeri, nuk kërkoi të ndreqë gjithçka në pak kohë, të imponojë me forcë parimet që shpalli për një shoqëri të drejtë. Që në vitet e para të pranisë së Tij në historinë e njerëzimit, u soll me një DURIM të mahnitshëm: durim ndaj indiferencës së banorëve të Bethlehemit që nuk i ofruan as edhe një strehë të thjeshtë. Durim ndaj armiqësisë paranojake të pushtetit politik, që ndjeu se po kër- cënohej dhe rendi të marrë masat më të dhunshme kundër Tij. Durim në kushtet e të qenurit i huaj, kur u detyrua, së bashku me nënën e Tij dhe mbrojtësin e Tij Josif, të gjejë strehë në një vend të huaj, në Egjipt. Dhe më vonë, për shumë kohë, punoi si punëtor krahu, me durim, duke marrë pjesë heshturazi në mundimin e popullit të thjeshtë.
Dhe kur mbërriti koha për misionin e Tij publik, për të krijuar pari-
…Krishti, kur mbërriti koha për misionin e Tij publik, për të krijuar parimet e një shoqërie të re dashurie, të Kishës, për shpalljen e së vërtetës, të paqes dhe të drejtësisë, përsëri tregoi durim të paepur.
x /
met e një shoqërie të re dashurie, të Kishës, për shpalljen e së vërte- tës, të paqes dhe të drejtësisë, për- sëri tregoi durim të paepur: durim ndaj mospranimit të mesazhit të Tij nga skribët intelektualë dhe fari- senjtë në dukje shpresëtarë, durim ndaj shpifjeve të pabaza, durim ndaj sjelljeve zemërngushta dhe mendje- ngushta të të Tijve. Durim ekstrem në poshtërimet e bëra nga ushtarët e pagdhendur të absolutizmit ro- mak. Durim në kulmin e mar- tirizimit të kryqit.
* * *
N
dërsa kundrojmë personin e Mesias që po vjen, le të me- ndojmë më me kujdes rreth “duri-
mit të Krishtit”. Dhe le të kërkojmë nga Perëndia i durimit dhe i ngu- shëllimit (Rom. 15:5), Perëndia i dashurisë, të orientojë drejt këtij durimi zemrat tona.
Të gjithë e dimë se kushtet e sot- me në vendin tonë janë jashtëzako- nisht të vështira. Mos e lejojmë shku- rajimin të na pakësojë fuqinë e shpirtit, të paralizojë forcat tona. Le të shfaqim durim edhe në zemëra- tën tonë të justifikuar, ndaj tensionit dhe frikës mashtruese që ndeshen kudo. Sigurisht, kur flasim për duri- min e krishterë, nuk nënkuptojmë përballje pasive, një lloj qëndrimi stoik, një formë nirvane, heqje dorë nga përgjegjësitë dhe kërkesat e drej- ta, indiferencë për aksion social.
Krishti artikuloi fjalë kritike- le të sjellim në mendje predikimet e Tij,- me fjalë të ashpra- le të kuj- tojmë zinxhirin e fjalëve “mjerë” kundër skribëve dhe farisenjve (Matth. 23:33). Dëboi nga tempulli ata që e kishin bërë “shtëpi tregtie” (Matth. 21:33, Mark. 11:17). Por njëkohësisht na fton të mësojmë prej Atij, i Cili është “i butë dhe i përulur në zemër” (Matth. 11:29), durimin e thellë të brendshëm, që të gjejmë paqen dhe ekuilibrin në shpirtrat tanë.
Durimi i krishterë nuk përbën dobësi karakteri. Përkundrazi, ngja- son me fuqinë e frenave që mbron nga aksidentet, që garanton siguri-
DURIM ME ZEMËR TË GJERË
(vijon nga faqja 1)
në e udhëtimit. Mjerë ai që guxon të udhëtojë me makinë ose aeroplan që nuk kanë frena të fortë. Frenat e sigurt presupozojnë fuqi. E njëjta gjë ndodh edhe me durimin. Ai i transformon edhe hidhërimet, edhe sprovat më të mëdha. Nga për- voja e tij personale, apostull Pavli na siguron: “…se hidhërimi sjell du- rim, durimi sprovë (karakter të spro- vuar), ndërsa sprova shpresë, shpre- së e cila nukturpëron” (Rom. 5:3-5).
Me anë të durimit, njeriu përdor më mirë fuqitë e tij intelektuale dhe sentimentale. Durimi i bashkuar me këmbënguljen e paqtë, çel kalime në shumë rrugë pa krye: në marrëdhë- niet familjare, në krizat e shëndetit, në vështirësi të ndryshme ekonomi- ke, gjatë procesit të edukimit, në hu- lumtimin shkencor, në përpjekjet krijuese. E udhëheq njeriun drejt pjekurisë. “Durimi vepër të përso- sur ka, që të jeni të përsosur dhe të
plotë duke mos mënuar në asgjë” (Jak.1:4).
Shkrimi i Shenjtë na ka dhënë shumë shembuj të durimit, nga të cilët më të njohuritjanë ai i Avraha- mit (Hebr. 6:15), i Jovit (Jak.5:11) dhe i Hyjlindëses. Por veçanërisht na fton të imitojmë “durimin e Ji- suit”: “Me durim le të vrapojmë në betejën që qëndron përpara nesh, duke e pasur vështrimin te kryetari i besimit dhe përsosësi Jisu” (Hebr. 12:1-2,4). Dhe me shikimin tonë të përqendruar tek Ai, le të përballemi me durim zemërgjerë me sprovat që na dalin përpara. Në mënyrë të veçantë, të gjithë ata që përhapin Ungjillin, të vërtetën e Krishtit në kufijtë e vjetër dhe të rinj, sa janë “dhjakonë” dhe të dërguarit e Tij, janë thirrur në një pjesëmarrje më të ngushtë në veprën dhe Pësimin e Tij “në durim të shumtë, në hi- dhërime, në nevoja, në shtrëngi- me… (2 Kor. 6:4).
Mbi të gjitha kërkohet durim në ditët tona, për të arritur reciprocitetin dhe unitetin e brendshëm shpirtëror, për të cilat ka nevojë vendi, për ta kapërcyer krizën. Me durim do ta fitojmë jetën tonë (shih Llk. 23:19).
* * *
ë gjitha sa nxirren në pah në këto ditë kremtuese, vëllezërit e mi- paqja, dashuria, shpresa dhe durimi që theksuam ditën e sotme- janë gjëra të ndërlidhura njëra me tjetrën, ashtu siç ndërlidhen në tru- pin tonë organet jetësore, sistemi nervor, i qarkullimit të gjakut dhe ai muskulor. Secili ndërvaret, mbë- shtet dhe fuqizon tjetrin. Pra durimi nuk është aspak i veçuar dhe auto- nom. Vepron së bashku me besimin (sistemi nervor), shpresën (ai mu- skulor) e me dashurinë (sistemi i qarkullimit të gjakut) e cila “i duron të gjitha” (1 Kor. 13:9).
Le ta lusim fort Zotin, “Perëndi- në e dashurisë” në këto festa të Krishtlindjeve që të orientojë me- ndimet tona drejt kësaj forme du- rimi, por mbi të gjitha, ta bëjë këtë edhe me zemrat tona. Të na orien- tojë drejt “durimit të Krishtit” të paqtë, të fortë, rrezatues, të paepur.
Dhe “Dielli i drejtësisë”, fitimtar do të shndrisë përsëri brenda reve të zeza, për të ndriçuar dhe për të ngrohur zemrat tona. Me durim me zemër të gjerë le të ecim sidomos gjatë vitit të ri, që të kapërcejmë pro- blemet e shumëllojta dhe kundër- shtitë e paparashikuara.
Krishtlindje të bekuara!
Me të gjithë dashurinë time më
Krishtin
t Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë
Dhjetor, 2012