EmailFacebookKontakt

“Lum ai që e zgjodhe dhe e more, o Zot”

Fjala e përmortshme e Kryepiskopit Anastas në Shërbesën e Varrimit
të Patriarkut të Antiokisë, Ignatit IV

“Lum ai që e zgjodhe dhe
e more, o Zot”.

Me hidhërim të thellë, por edhe me mburrje “në Zotin”, përshënde- sim sot një nga hierarkët më të shquar orthodhoksë, Patriarkun e ndriçuar dhe dinamik të Antiokisë dhe gjithë Lindjes, Ignatin IV. Pata rastin për ta njohur nga viti 1960. U lidhëm shpirtërisht, në kuadrin e Organizatës Ndërkombëtare të Rinisë Orthodhokse “Syndesmos”, këtu pranë, në Bejrut (1961). Nëntë vjet më i madh se unë, ai linte për- shtypje të madhe tek të tjerët dhe të frymëzonte me personalitetin e tij fisnik, formimin e shkëlqyer theo- logjik, mirësinë e tij ndaj nesh më të rinjve. Në vitet e mëvonshme, u takuam në shumë mbledhje të Kë- shillit Botëror të Kishave, ku përfa- qësonte Orthodhoksinë me mëny- rën më serioze, dinamike dhe bindëse.

Sa e njohëm, do të kujtojmë frymën e tij kritike, urtësinë largpa- mëse, aftësitë e tij administrative dhe rrezatimin e pranisë së tij. Jetoi dhe baritoi Kishën e Antiokisë, mu në zemër të botës myslimane, në një periudhë trazirash të tmerrshme të cilat po kulmojnë në ditët tona, me urtësi mahnitëse, vendosmëri të qetë dhe me frymën e Shpirtit të Shenjtë. Me iniciativat e tij të fry- mëzuara dhe arritjet historike – si universiteti i Balamadit – e çoi

Patriarkanën e Antiokisë në një lulëzim të ri. I shërbeu Kishës me besim të palëkundur, sipas asaj që na thonë Lumërimet: Me thjeshtësi të jo të shtirur, dashuri bujare, pas-

tërti zemre, me etje të madhe për të vërtetën dhe drejtësinë.

Por interesi nuk kufizohej vetëm te populli i zgjedhur i Patriarkanës së Antiokisë; përkujdesja e tij shtri- hej më në përgjithësi në dëshminë e Orthodhoksisë në mbarë botën, në përafrimin e të krishterëve, në dialogun midis qytetërimeve dhe feve, në stabilizimin e paqes mbarë botërore. Duke mbetur thellësisht besnik Traditës Orthodhokse, ishte i aftë të hapej pa frikë ndaj botës moderne, ta kuptonte e të përpiqej për transformimin e saj me fuqinë e Kryqit brenda Dritës së Ngjalljes.

“Vdekja për ata që jetojnë në

mënyrën e drejtë, është zhvendosje drejt më të mirave dhe largim drejt më të mirave dhe rrugë drejt kuro- rave”, na thotë në mënyrë diakro- nike ati i madh i Kishës nga Antio-

kia, Shën Joan Gojarti. Sigurisht që kjo ka vlerë edhe për vëllain e lu- mur, shumë të nderuar dhe shumë të dashur në Zotin, Patriarkun Ignat.

Ai ka për të mbetur në histori, jo vetëm të Patriarkanës së Antiokisë por në përgjithësi të Kishës Ortho- dhokse, shembull i udhëheqësit shpirtëror, që do të frymëzojë dhe do t’u tregojë udhën atyre që përpi- qen të jetojnë me korrektesë në di- namikën e traditës orthodhokse në botën moderne, e cila dëshiron të ketë dashuri të vërtetë, bukuri shpi- rtërore dhe krijimtari të pashter- shme. I përjetshëm kujtimi i tij!

9 dhjetor 2012