Fjeti Patriarku i Antiokisë, Ignati IV
Me 5 dhjetor, në Liban, ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare
Patriarku i Antiokisë Ignati IV. Ai u dallua, përveç kontributit
shpirtëror edhe për rolin aktiv në lëvizjen ekumenike dhe atë paqtues
në Lindjen e Mesme.
Shërbesa e përmortshme u krye në Bejrut, në katedralen e Shën
Nikollës. Ajo u drejtua nga Patriarku Ekumenik, Vartholomeu I,
me pjesëmarrjen e Kryepiskopit të Qipros, Krisostomit, Kryepiskopit
të Tiranës dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit etj. Në shërbesë morën
pjesë edhe shumë episkopë të krishterë, të gjitha autoritetet e larta
libaneze dhe mijëra besimtarë. 9 dhjetori u shpall nga qeveria
libaneze zi kombëtare.