Fjala e Kryepiskopit të Athinës, Jeronimit I
Anastas,
Është gjë shumë e rrallë që në dorëzimin e një kleriku, gëzimi të jetë
kaq gjithëpërfshirës dhe të vijë nga të gjitha anët e grigjës së krishterë.
Sepse shërbesa jote deri në këtë çast, me Hirin e Perëndisë, ka qenë jo
vetëm e paqortueshme, por edhe e bekuar. Kudo ku shkove në vreshtin
e Perëndisë, Hiri i Perëndisë të hijeshoi dhe bekimi i Tij drejtoi hapat e tu
e shumëfishoi frytet e punëve të tua. Prandaj për këtë arsye, nga të
gjitha anët, nga më të vjetrit dhe ata që janë në kler, por edhe midis
popullit dhe mes atyre që janë afër apo larg, emri yt dhe shërbesa jote
janë të nderuara.
Dhe emri yt mbulon jo vetëm atdheun tonë, por kapërcen edhe kufijtë
e tij, duke shkuar në vendet e kontinentit tonë, por edhe në kontinente të
tjera, larg apo afër. Sepse gëzimi që ndien në këtë çast e tërë bota shpir-
tërore, si ajo e përmbidheshme ashtu edhe qiellorja sigurisht, mund ta
them, se është një gëzim që shfaqet për herë të parë.
Prandaj edhe Zoti të pranon me atë përshëndetjen e Tij të bukur: “Hyr në
gëzimin e Zotit tënd”. Po hyn tani në shkallët më të larta të altarit të
shenjtë që të dhurosh hirin e Perëndisë edhe si episkop.
Dhe Zoti, jo vetëm që i shpërbleu mundimet e tua, por, dhe duke e
bekuar shërbesën tënde të deritanishme dhe duke të besuar për më tepër
ty edhe hirin e kryepriftërisë, të fton ta vazhdosh shërbesën tënde me
këtë bekim e me këtë gëzim dhe pranim të përgjithshëm.