pxRxvoLix e MBjeLLësiT
nga frymë të liga e nga sëmundje, Maria, që quhej Magdalena, prej së cilës patën dalë shtatë demonë, edhe Joana, gruaja e Huzait, kujdestarit të Herodit, dhe Suzana, dhe shumë të tjera, të cilat i shërbenin me ato që kishin. ^“dhe si u mblodh shumë popull, dhe vinin tek ai prej çdo qyteti, foli me paravoli. Doli mbjellësi të mbillte farën e tij; dhe ndërsa ai po mbillte, ca farë ra pranë udhës, dhe u shkel, dhe zogjtë e qiellit e hëngrën. Edhe tjetër ra mbi gur, dhe si mbiu u tha, sepse nuk kishte lagështirë. Edhe tjetër ra në mes të gjembave, dhe si mbinë gjembat bashkë me atë, e mbytën. Edhe tjetër ra në dhe të mirë, dhe si mbiu, dha fryt njëqind fish. Duke thënë këto, thërriste: Kush ka veshë për të dëgjuar,
I njëjti tekst i transkriptuar dhe i përkthyer në shqip