EmailFacebookKontakt

Botohet për herë të parë në faksimile – Katërungjillëshi i shek. X, Kodiku i Korçës nr. 93

Botohet për herë të parë
në faksimile
Katërungjillëshi i shek. X
KODIKUI KORÇËS NR. 93

BOTIMI FAKSIMILE

Kodiku i Korçës 93 është pjesë e koleksionit prej 100 dorëshkri- mesh bizantine dhe pasbizantine që sot ruhen në Arkivin Qendror Shte- tëror të Tiranës në Shqipëri. Bazuar në karakteristikat paleografike dhe kodikologjike, vendi i kopjimit re- zulton të kenë qenë punishtet libër- shkruese të Kostandinopojës, ndër- sa vendi i përdorimit të tij, Mitro- polia e Korçës, thesar i çmuar i së cilës pati qenë për shumë shekuj.

Me kontributin e Kishës Ortho- dhokse Autoqefale të Shqipërisë, e Shoqërisë Biblike Ndërkofesionale të Shqipërisë dhe e Drejtorisë së Për- gjithshme të Arkivave të Shqipëri- së, u bë i mundur realizimi i botimit të plotë dhe besnik (faksimile) të Kodikut të Korçës 93. Kopja faksi- mile shoqërohet nga një studim shterues i kodikut si edhe nga tran- skriptimi paleografik i Ungjillit sipas Llukës dhe përkthimi gjegjës në shqip. Çdo kopje origjinale mban numrin e serisë si edhe certifikatën e autenticitetit. Dy autorët që punuan për studimin dhe përgatitjen cilësore të këtij botimi janë histori- ani-paleografi z. Andi Rëmbeci nga Fakulteti i Historisë i UT, dhe pa- leografi z. Sokol Çunga nga Arkivi Qendror Shtetëror. Përkujdesja shkencore u krye nga profesori Agamemnon Celikas, personalitet i shquar i paleografisë bizantine në rang botëror.

Ia vlen të shënohet fakti se një botim faksimile i këtij lloji është i pari në historinë e botimeve doku- mentare në Shqipëri, përgatitur me bashkëpunimin e institucioneve ve- ndase. Fusha e botimeve të burime- ve historike është pak e lëvruar në Shqipëri, qoftë për shkak të së ka- luarës së izoluar, qoftë për shkak të mungesës së përvojës dhe mu- ndësive. Botimi i këtij kodiku, si një prej më përfaqësuesve në rang bo- tëror të asaj veprimtarie intelektuale

të spikatur gjatë njërës prej periu- dhave më të lulëzuara kulturore të Bizantit, veç rëndësisë së vet shken- core, vjen të shërbejë si një kontri- but në promovimin e monumenteve të trashëgimisë së krishterë kultu- rore në Shqipëri.

Promovimi i botimit faksimile të Kodikut të Korçës 93 u krye ditën e diel, dt. 16 dhjetor 2012 në mjedi- set e Qendrës Kulturore pranë Kate- drales së re Orthodhokse në Tiranë.

VEÇORI DHE TIPARE TË
KODIKUT

Kodiku i Korçës 93, ndodhet sot në Arkivin Qendror Shtetëror dhe është një nga 100 dorëshkrimet bizantine dhe pasbizantine që u ri- zbuluan nga mosdukja pas ndryshi- mit të regjimit ateist në vend. Kodi- ku i përket shek. X dhe përmban tekstin e katër Ungjijve. Për nga periudha historike, kodiku është i vendosur në mes të epokës Maqe- donase, gjatë së cilës Bizanti njohu fuqinë dhe lavdinë më të madhe të tij. I prodhuar në Konstandinopojë, ai është përdorur në Mitropolinë e Korçës, thesar i çmuar i së cilës pati qenë për shumë shekuj. Kodiku paraqet interes të përveçëm arti- stik dhe historik. Nga njëra anë na jep një pamje interesante të prirjeve artistike që kishin punishtet libër- shkruese të Konstandinopojës gjatë periudhës së quajtur si Rilindja Maqedonase dhe, nga ana tjetër, dëshmon për lidhjen në përgjithësi të mjedisit të Shqipërisë së sotme me kryeqendrën kulturore të Bizantit. Prandaj dhe zë vend të përve- çëm mes atyre dorëshkrimeve që për shumë shekuj u përdorën dhe u ruajtën në mjedisin shqiptar.

KODIKU I KORÇËS 93,
NDËR MË TË VJETRIT
E TIPIT “NË FORMË KRYQI”

Kodiku i Korçës 93 përbën një nga shembujt më karakteristikë të

prodhimit të librave në periudhën e Rilindjes Maqedonase. Përbëhet nga 308 fletë pergamene me për- masa 153 x 120 mm. Teksti i katër Ungjijve është i shkruar në perga- menë të hollë, të punuar mirë, me ngjyrë të bardhë qumësht.

Sipërfaqja e shkruar e tekstit të katër Ungjijve paraqitet në formë kryqi, një dukuri veçanërisht e rrallë në historinë e dorëshkrimeve bizantine. Ia vlen të shënohet fakti se, Kodiku i Korçës 93 përbën një nga dorëshkrimet më të vjetër të kate- gorisë së kodikëve me të gjithë tek- stin në formë kryqi.

Kodiku i Korçës 93 është shkru- ar me shkrim germëvogël të tipit Bouletee, një shkrim i rrumbullakët, i një mjeshtërie të shkëlqyer kali- grafike.

Për shkrimin e tekstit është për- dorur bojë me ngjyrë kafe, ndërsa për titujt e kapitujve dhe germat ni- store është përdorur ar dhe e kuqja.

DEKORET E KODIKUT
Tabelat e Eusebit

Kodiku i Korçës 93 paraqet ele- mentë dekorativë të çmuar të kohës dhe përbën pjesë të pashkëputur të historisë së artit bizantin. Në gjashtë fletë paraqiten kanonet e gjegjësisë së ungjijve (kanonet e Eusebit). Në çdonjërën nga miniaturat e sipërme, kanonet përmblidhen brenda tri kolonave, që përfundojnë me kapi- tele dhe krijojnë një hapësirë prej dy lobesh mbuluar me harqe. Tek disa nga tabelat kolonat kanë ngjyrë jeshile, kurse tek disa kafe të kuqe. Harqet, kapitelet dhe titujt janë pu- nuar me ar. Pothuaj tek të gjitha fletët element kryesor dekorativ janë një sërë elementesh morfo- logjikë të ndryshëm ndërtesash apo

motivesh arkitekturore, floreale dhe zoomorfe.

MINIATURAT E KODIKUT

Libri i dekoruar përbën pjesë të pashkëputur të historisë së artit bizantin, është plotësim themelor i pikturës monumentale dhe i piktu- rës së ikonave të lëvizshme, si edhe element përbërës themelor i qyte- tërimit bizantin. Në kodikun e Kor- çës 93 ruhen të katër miniaturat e ungjillorëve Mate, Mark, Luka dhe Joan. Ungjillorët paraqiten të gjithë në fushë të artë dhe të ulur. Mbajnë të veshur tunikë të kaltër dhe mantel ngjyrë rozë të çelët. Në të katër miniaturat ndiqet i njëjti tip ikono- grafik i ungjillorit-shkrues, ku një libër i hapur, shkruar me germa të mëdha ari, ndodhet në gjunjët e shkruesit, kurse tjetri, po ashtu i hapur tek i njëjti pasazh, në një pult të pjerrët leximi.

ARTI I LIBËRLIDHJES
SË KODIKUT

Libërlidhja bizantine përbën kapitull më vete në historinë e lidhjes së librit, kryesisht për tiparet e jashtme uniforme dhe për shkak të temave prototipe dekorative. Lidhja e sotshme e kodikut është e tipit bizantin dhe ndoshta është rea- lizuar në shek. XVI/XVII. Kapakët janë prej druri, të prerë me të njëj- tën madhësi me trupin e kodikut dhe të veshur me lëkurë ngjyrë kafe, mbi të cilën janë stampuar motive dekorative. Dekoret e kapakut për- bëhen nga kuadri qendror, në anën e sipërme dhe të poshtme të të cilit ndodhen shirita dekorativë me motive floreale.

Andi Rëmbeci