EmailFacebookKontakt

“Zhvillimi kërkon ndryshim”

– Sesion shkencor me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë
në Shkollën e Lartë private “Logos” –

Në kuadrin e 100-vjetorit të Pa- varësisë, Universiteti “LOGOS” në Tiranë organizoi në datën 22 nëntor një sesion shkencor, në respekt të patriotëve të shquar shqiptarë, që sollën një epokë të re për kombin shqiptar, ku zhvillim e hov morën dhe studimet shkencore.

Sesioni ishte ndërtuar mbi referimin e 5 temave shkencore nga pedagogë të këtij Universiteti, i cili është ngritur me nismën dhe fondet e siguruara nga Presidenti i tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë Prof . Dr. Anastasi, Anëtar nderi i Akade- misë së Athinës dhe i nderuar me tituj nga shumë universitete presti- gjioze në tërë botën, i cili nderoi me praninë e tij në këtë veprimtari.

Sesioni u zhvillua në sallën e konferencave të Universitetit dhe morën pjesë përfaqësues nga insti- tucione të arsimit të lartë publik dhe

privat, nga kompani biznesi, peda- gogë e studentë etj.

Referimet u hapën me temën e mbajtur nga Rektori i “Logos”, prof. dr. Ilia Telo: “Dinamika e po- pullsisë së vendit tonë në 100-vje- torin e Shpalljes së Pavarësisë”. Më pas vijuan temat “Identifikimi dhe vlerësimi i profileve të studentëve nëpërmjet Machine Learning”, nga Evis Trëndafili, doktorante në proces në infor- matikë; “Përsosja e kontabilitetit në vendin tonë në 100 vitet e fundit”, nga prof. dr. Leandro Haxhi; “Mbrojtja e mjedisit është detyrë parësore e mbarë shoqërisë”, nga prof. i asociuar Piro Prifti dhe “Ndërgjegjja dhe edukimi fisni- këron natyrën e njeriut dhe moralin e veprave të tij”, nga Pamela Mu- kaj, studente në degën Menaxhim- Biznes.

Luljeta Pjetri