EmailFacebookKontakt

Veprimtari me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë – Dhoksologjia e Flamurit në Vlorë

Veprimtari me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë

Dhoksologjia e Flamurit në Vlorë

Të dielën, 25 nëntor, Kisha jonë kremtoi Dëshmoren e Madhe Katerina. Për të festuar me besimta- rët e Vlorës shkoi edhe Mitropoliti i Beratit, Imzot Ignati. Pas Shërbe- sës së Mëngjesores u celebrua Li- turgjia Hyjnore. Hirësia e Tij iu drej- tua besimtarëve se: “Jemi në atmo- sferën e gëzueshme të festimit të përvjetorit të 100-të të Shpalljes së Pavarësisë dhe Ngritjes së Flamurit nga Ismail Qemal Bej Vlora. Kisha Orthodhokse ka një shërbesë të ve- çantë, e cila i dedikohet flamurit ko- mbëtar, Dhoksologjinë e Flamurit, që kryhet në të gjitha kishat tona…”

Pas Liturgjisë Hyjnore, në pra- ni të përfaqësuesve të komunitete-

ve fetare, të pushtetit lokal, partive politike, intelektualëve dhe shumë besimtarëve u celebrua Shërbesa e Dhoksologjisë së Flamurit. Shër- besa u drejtua nga Imzot Ignati, me pjesëmarrjen e klerikëve të zëve- ndësisë atë Kostandin Prifti, atë Ilia Qirjo, atë Sotiraq Prifti, atë Dhimi- tër Kushi, atë Luka Gjergji, atë Spiro Bulika dhe dhjakon Anastas Vrapi. Në përfundim të shërbesës të pranishmit i përshëndeti Atë Kostandin Prifti. Emocion të ve- çantë përcolli te të pranishmit improvizimi i ngritjes së flamurit nga fëmijët e kopshtit të Kishës. Ata kënduan himnin e flamurit dhe disa këngë patriotike.