Marrë nga gazeta “Sot”
“Popullsia ortodokse shqiptare, fisnike dhe atdhetare, ka kontribuuar shekull
pas shekulli për lirinë, drejtësinë, demokracinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar”
Nga Sali LEKA
Shkrimet e herëpashershme të Pirro Priftit dhe Llukan Thanës, në faqet e gazetës “Sot”, sidomos dy artikuj ku i bëjnë disa këshilla të buta autorit Lirim Muhaj, më kanë pëlqyer për rrëfimet e vërteta dhe argumentet e goditura, që përcjellin tek lexuesi i çdo niveli kulturologjik, bindjeje fetare e politike, origjine shoqërore e përkatësie trevore. Lirim Muhaj, më datën 2 tetor 2012, në artikullin e tij ka fyer popullsinë ortodokse shqiptare, nën maskën e demaskimit absurd, me shpifje e trillime, për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Muhaj shkruan: “Janullatosi mban të fshehur nën veladon gradën e kolonelit të Asfalisë greke”. Këto fjalë janë trillime mon- struoze. Asfalia e Athinës ka pasur, ka e do të ketë oficerë strategë, shembull e model për ko- mbin e tyre dhe nuk i lypset të gradojë major e kolonel, as prift e as dervish, as hoxhë e myfti, as peshkop e kardinal. Kurse, për sa i përket popullsisë ortodokse shqiptare, fisnike dhe atdhetare, ajo ka kontribuuar shekull pas shekulli për lirinë, drejtësinë, demokracinë dhe pava- rësinë e kombit shqiptar.
Unë jam nga treva e Shëngjergjit, fqinj me trevat e Benë-Bastarit, Guri i Bardhë, Marta- nesh, Shmil dhe Furrari, me dyzet e pesë fshatra. Gjatë katër shekujve të pushtimit e sundimit otomanist, u vranë e u copëtuan në Shkëmbin e Valit, Samodit, Skuranit dhe Rozaverit 240 gra dhe vajza, se nuk pranonin të ktheheshin në otomane (osmane), nuk pranonin të shkëmbe- nin veshjen e bukur e të virtytshme ilire, me perçen e huajtur nga larg, shumë larg. Edhe në rrugën Krujë-Qafë Shtambë, në shkëmbin e Vajës u masakruan 80 gra e vajza të reja nga osmanlinjtë, kurse helenizimi nuk ka vrarë asnjë vajzë e grua shqiptare, që t’i kthente në greke (ortodokse).
Ortodokse, kristiane, vajzat dhe gratë shqip- tare ishin, janë dhe do të jenë përsëri, edhe në qoftë se do t’i gremisin përsëri nëpër shkëmbinj. Tani lind pyetja: Ku ishin djemtë dhe burrat kur i vranë këto 320 gra të pafajshme, si pëllumbe- sha të mrekullueshme? Kësaj pyetjeje, unë i përgjigjem me kërkesën e lexuesve, që duhet të pyesin, të flasin dhe mos të heshtin, se jemi në jubileun e madh të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nga otomanizmi dhe jo nga hele- nizmi, as nga Kryepeshkopi Anastas. Helenizmi i Athinës, as e ka sulmuar, as e ka pushtuar ko- mbin shqiptar, por e ka ndihmuar dhe mbrojtur
çdo shekull, para e pas Krishtit, kur nisën të ndërtoheshin Pireu, Athina, Selaniku, Kavalla, Patra, Larisa, Veria, Kosturi, Korinti, Korfuzi, Follorina, Preveza, Janina, Butrinti, Delvina, Himara, Gjirokastra, Kanina, Voskopoja, Mana- stiri, Bylisi, Apolonia, Berati, Skampini, Durrësi, Lisi, Shkodra, Preza, Kruja dhe Petrela, e pro- jektuar dhe e themeluar nga dy vëllezërit, Petro e Telini dhe motra e tyre Stela, kreshnike dhe fisnike. Mirëpo, pas vitit 1477, Petrela e bardhë e madhështore u shkretua nga ushtria mizore otomane. Katërqind djem dhe burra, gra dhe vajza u vranë në zallishten e lumit Erzen, tek Shkëmbi i Çarë, ku kishin ardhur nga Zhullima, Peza, Ndroqi, Shijaku, Sukthi, Ishmi, Nikla,
Thumana, Borizana, Kruja, Vora, Preza, Zall Herri, për të shpëtuar Petrelën dhe Brarin, qytetin strategjik dhe pasanik, por u shkretua manastiri, Pazari, Kisha e Zonjës së Bekuar, afër shpellës në grykën gjigande të Tujanit. U dogj e u përvëlua banka e monedhave, në tunelin nëntokësor, me thesarin e madh të florinjve. Masakrën e grabitjes së thesarit të Brarit dhe historinë se ku i degdisi florinjtë e grabitur oto- mani, do t’i rrëfej me kërkesën e lexuesve, por nuk mund t’ua kthej thesarin me qytetin piktoresk të Brarit historik, pasi pushtuesit barbarë e kanë shndërruar në perla, diadema e relike të shtrenjta për haremet e sulltanëve të vjetër e të rinj të otomanit.
Por theksoj se historia e jetës kristiane shqip- tare, aq sa është tragjike dhe mizore, është dhe e shkëlqyeshme, aderike shembullore. Shkëlqimi dhe bardhësia kristiane ortodokse mbi tremijëvje- çare, nuk mund të errësohet nga gëlbockat e Muhajve intrigantë e dritëshkurtër, që nuk shohin
përtej hundës së tyre. Historinë e madhe kristiane të kombit shqiptar nuk e kanë publikuar pesë shekuj, as në shekullin e njëzetë, në kohën e delirit absurd të sistemit eneveristo-ramizisto- paganist. E kam obligim të theksoj, se deri me pushtimin otoman të vendit, kombi shqiptar kristian, i bekuar, i admiruar dhe pasanik, mbu- shur e plotësuar me të gjitha të mirat e tokës dhe të qiellit, pas vitit 1502, pësoi një atak historik nga perandoria e errësirës dhe delirit, që u end si një pëlhurë e kobshme në vendin e shqipo- njave.
Pas këtij pushtimi barbar, 7 milionë shqiptarë u masakruan, u mbytën detrave, u detyruan të ikin e të marrin dherat e huaj, ku u strehuan, u
mbrojtën e u përkrahën nga kombet kristiane të Ballkanit e të Evropës. Kombi helen, bullgar, maqedonas, serb, kroat, slloven ishin krahëhapur ndaj kësaj popullsie shqiptare, të larguar nga nata e terrorit osman. Vetëm kombi helen, pasardhësit e Akilit e Priamit madhështor, me pesë milionë banorë, priti, ushqeu e strehoi dy milionë arvanitas, popullsi e hershme kristiane, iliro-pellazgjike mbi shtatëmijëvjeçare, e krahinave bregdetare të Jonit e Adriatikut, deri përtej Ulqinit e Kotorikut. Pesëqind mijë shqip- tarë i mori në mbrojtje kombi i vogël kalabrez, por besnik e kreshnik, në territorin e Italisë së Jugut. Kurse pesëqind mijë të tjerë u përhapën si zogjtë e klloçkës në Italinë e Veriut, të lodhur, të drobitur dhe për dy shekuj u asimiluan, u bënë italianë. Populli italian flet një lloj gjuhe, por kalabrezët e jugut janë krejt ndryshe nga Apeninet e Veriut.
(vijon në faqen 10)
(vijon nga faqja 9)
Qytezat e shkretuara kristiane shqiptare, otomanizmi i mbushi… me të ardhur nga larg, përtej Anadollit…
Pas vitit 1507, otomani mbylli shkollat fetare kristiane dhe ndaloi rreptësisht shkrimin shqip. Djemtë e trevës së Shëngjergjit shkonin në Athinë, Selanik dhe Janinë e mësonin nëpër shkollat gjuhën dhe letërsinë e Homerit, Eskilit, Artistotelit, Sokratit, Demostenit, Pukëvilit, Pla- tonit dhe filozofëve e dijetarëve të tjerë të hele- nizmit, që në shekujt përpara dhe pas Krishtit ishin shembull dhe modeli i humanizmit për drejtësi, demokraci për mbarë kombet e Ball- kanit dhe Evropës.
Treva e lashtë e Shëngjergjit, me njëzet e pesë kisha e manastire dhe shtatë shkolla fetare kristiane, u kthyen në gërmadha dhe murana. Fshati im, Selba, me pesë manastire e kisha dhe dy shkolla fetare u shkretuan. Manastiri i Shën Jaut, i Shën Mlliut, Kisha e Shën Jonit, e Shën Mitrit dhe Kisha e Kryqit të Shenjtë, e ndërtuar në tokat e fisit të Lekajve, me vreshta e pemë frutore të shumta, u rrënuan nga zjarri dhe hekuri i barbarit otoman.
Fshati Selba, me pozicion të fortë strategjik, me dy male, me kodra e lugina, me pesë grykë- qafa të fortifikuara, ishte një fshat i bardhë kristian, që u rrënua gur mbi gur nga otomanizmi dhe, pesë shekuj më vonë, nga një pushtues po kaq mizor, nga paganët dhe ateistët e regjimit të diktaturës komuniste. Komunizmi dhe otoma- nizmi janë dy plagët më të rënda që ka përjetuar trupi i kombit shqiptar dhe sot, kur jemi në prag të njëqindvjetorit të Pavarësisë, lufta dhe rezis- tenca e shqiptarëve kundër këtyre dy skalioneve të së keqes historike, duhet thënë se ka qenë një luftë epokale dhe titanike, unikale në historinë
e gadishullit dhe kontinentit të vjetër.
Luftërat katërshekullore në pesë grykë – qafat e Selbës fisnike dhe kreshnike nuk i kanë publikuar, por këto luftëra i kanë shkruar varret në Firishte, Barbanec, Bekaj, Asnalij dhe Kafarr, vende etnike, me toponime të lashta mbi dymbë- dhjetëmijëvjeçare kristiane, iliro-pellazgjike.
Nuk po tregoj numrin e burrave dhe djemve të vrarë në luftë me otomanin e fisit të Lekajve dhe të fiseve të tjera të Selbës fisnike, të Shën- gjergjit sojnik, të trevave të mrekullueshme iliro- -shqiptare, që u kalvarizuan në mënyrën më tragjike, për të mbrojtur bedenat kombëtare të shqiptarizmit dhe identitetin kristiano-evropian të racës shqiptare.
Të gjitha këto, Lirim Muhaj ose nuk i di ose bën sikur nuk i di dhe mpreh majën e lapsit për të nxirë Kryepeshkopin Janullatos, sikur ai të ishte e keqja e këtij vendi. Për më tepër, duke sulmuar popullsinë ortodokse shqiptare, ajka e shqiptarizimit të kulluar, ky zotëri tenton të krijojë një mur midis shqiptarëve, për të cilët feja historikisht është identifikuar me kombin dhe jo me ndasitë artificiale, që nxisin urrejtje dhe përjashtim.
Toleranca fetare, sigurisht, që është njëra anë e medaljes dhe duhet përshëndetur, pasi për këtë na çmon bota moderne, Evropa dhe Ame- rika. Por historia nuk mund të zhbëhet dhe aq më keq të drejtohet në kanale të errëta e të pa- vërteta, siç tentojnë Muhot dhe soj e sorollopi i tyre.
Në këtë përvjetor të shenjtë historik, ne për- kujtojmë çlirimin e shqiptarëve nga kthetrat e otomanizmit dhe apelojmë që historia kombëtare të njihet nga brezat e sotëm, përndryshe, një hi- stori që nuk njihet, përsëritet, dhe rrota e histo- risë rrezikon që të kthehet prapa…