Nga data 18 deri 19 tetor në Ravena të Italisë u zhvillua një konfe- rencë shkencore e organizuar nga katedra e së Drejtës Kishtare pranë Universitetit “Alma Mater Studiorum”, të Bolonjës, me temë “ Komu- nitetet fetare shqiptare: bashkë- jetesa është e mundshme”.
Në konferencë morën pjesë për- faqësues nga komunitetet fetare të Shqipërisë, Komunitetit Mysliman Shqiptar, ai Orthodhoks, Romano- Katolik, Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, si dhe Vëllazërisë Ungjillore. Gjithashtu, në këtë kon- ferencë morën pjesë Shkëlqesia e Tij, Llesh Kola, Ambasador i Repu- blikës së Shqipërisë në Itali, për- faqësuesi i Komitetit për Kultet në Shqipëri z. Viktor Sharra, sekretari shkencor i Akademisë së Shkenca- ve të Republikës së Shqipërisë prof. Salvator Bushati, si dhe përfaqësu- es nga universitetet e tjera të Italisë njohës të kësaj fushe.
Rreth temës së konferencës fo-
lën Episkopi i Krujës, Hirësia e Tij Andoni dhe pedagogu i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Vlash Plepi.
Në fjalën e tij ndërmjet të tjera- ve Hirësia e Tij Andoni theksoi se “populli shqiptar është kultivuar me respektin për tjetrin dhe, së pari shikon njeriun e më pas përkatësinë e tij fetare, etnike, pozitën shoqërore dhe ekonomike”.
Ndërsa pedagogu i Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, z. Vlash Plepi në referatin e tij trajtoi temën “Ideologjitë fetare dhe tole- ranca”.
Konferenca u frymëzua nga pu- blikimi i librit të shkruar nga prof. Giovanni Cimbalo, Pluralizmi kon- fesional dhe komunitetet fetare në Shqipëri, e ndërthurur me njëqind- vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.
Përpara fillimit të veprimtarisë, në datën 17, në kishën e Shën Vi- talit, u zhvillua një lutje për paqe e kryesuar nga peshkopi i Ravenës, Mons. Giuseppe Verucchi.