EmailFacebookKontakt

Me rastin e 100-vjetorit – Përpjekje e madhe njerëzore, kontribut dhe investim i madh financiar

Me rastin e 100-vjetorit

Përpjekje e madhe njerëzore,

kontribut dhe investim i madh financiar, në ringritjen shpirtërore

dhe ekonomike të vendit në këta 20 vjet

28 Nëntori nuk është vetëm dita e celebrimit të 100 vjetëve pavarësi. Apo vetëm për të kujtuar rrugën dhe përpjekjet që çuan popullin tonë deri në atë ditë të shënuar. Është edhe një periudhë reflektimi e këtyre 100 viteve, për të pasur më të qartë dhe më të lehtë rrugën ku duam të ecim. Edhe Kisha Orthodhokse ka shumë ç’të kujtojë, pasi ajo ka ecur dhe kontribuuar së bashku me çdokënd tjetër në këtë vend dhe lavdëron Perëndinë për të gjitha arritjet e vendit dhe të komunitetit të besimtarëve. Mjafton të veçojmë këtu dy etapa aq të rëndësishme që shënuan thellë shek. XX: Procesin që çoi tek Autoqefalia dhe persekutimin e egër ateist, për të kuptuar se sa e ndërthurur ka qenë jeta e saj me atë të të gjithë vendit.

Një vend të veçantë në këtë ecje njëshekullore kanë 21 vitet e fu- ndit. Me rrëzimin e regjimit komunist, rikthimin e lirisë fetare dhe nisjen

Formimi i strukturave kishtare

U riorganizuan rreth 460 enori orthodhokse dhe zhvillohet veprimtari liturgjike, predikuese.

Në vitin 1998, u formua Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ai sot përbëhet nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas; Hirësitë e Tyre, Mitropolitët: i Beratit Ignati, i Korçës Joani, i Gjirokastrës Dhimitri; Episkopët: i Apollonisë Nikolla dhe i Krujës Andoni, i Amantias Nathanaili, i Bylisit Asti dhe Kryesekretari, Protopresviter Jani Trebicka.

Më 24 tetor 2008, u nënshkrua, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (1998), Marrëveshja për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella midis Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, që në vazhdim u ratifikua nga Kuvendi i Shqipërisë dhe u bë ligj i Shtetit Shqiptar, me nr. 10057, më 22.01.2009.

e ringritjes nga gërmadhat. Këtë vit ne kujtuam më 24 qershor 2012 20-vjetorin e ringritjes kanonike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me zgjedhjen e Prof. Dr. Anastasit Kryepiskop të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë. Në vitet që pasuan në kuadrin e demokracisë ajo u ringjall dhe u zhvillua në të gjitha fushat, me një për- pjekje të madhe njerëzore dhe një kontribut të madh financiar, që ndihmoi qenësishëm në ringritjen shpirtërore, si dhe në ekonominë e vendit, duke mundësuar mbajtjen e mijëra familjeve dhe mbarë vendin në këtë fazë historike duke paguar shumë të mëdha në formën e tatimeve.

Më poshtë poju kujtojmë disa të dhëna të thjeshta të këtij kontributi 21-vjeçar:

Kisha jo vetëm u ringrit nga gërmadhat, por rikrijoi strukturat e shkatërruara dhe ngriti kishat e shembura:

Kleri

Me kujdesin e Kryepiskopit u arsimua dhe u hirotonis një brez i ri klerikësh, nënshtetas shqiptarë. Sot shërbejnë 149 klerikë (ndërkohë kanë ndërruar jetë 18 klerikë).

Rinia Orthodhokse

U krijuan dhe funksionojnë më shumë se 50 qendra rinore. Çdo vit organizohen kampingjet verore e dimërore, konferenca, veprimtari sportive, aktivitete me të rinj me aftësi të kufizuara, festivale etj.

Vepra ndërtuese

Janë ndërtuar 150 kisha të reja, janë restauruar 60 kisha e manastire-monument kulture dhe janë riparuar mbi 160 kisha.

Janë ngritur, blerë e rikonstruktuar më shumë se 70 godina për shkolla, qendra rinore, qendra shëndetësore, selitë mitropolitane, shtëpi

pritjeje, punishte, mensa për të varfrit etj. Vepra ndërtuese arrin në mbi 450 objekte.

Botimet

Janë botuar shumë libra liturgjikë, shpirtërorë, shkencorë etj. Kisha ka shtypshkronjën e saj dhe boton gazetën e përmuajshme “Ngjallja” (e cila në tetor 2012 festoi 20-vjetorin e daljes), revistën periodike “Kërkim”, revistën për fëmijë “Gëzohu!”, buletinin studentor “Fjala”, revistën rinore “Kambanat” etj.

NISMA TË GJERA SOCIALE

Kujdesi shëndetësor

Qendra Mjekësore Diagnostike “Ungjillëzimi” dhe Qendra Okulistike dhe Otorinolaringologjike në Tiranë, ofrojnë shërbime bashkëkohore.

Qendra të kujdesit parësor shëndetësor funksionojnë në Kavajë, Korçë, Jergucat (Gjirokastër) dhe Lushnjë. Një njësi ambulante dentare ofron shërbimin e saj falas në qytete dhe fshatra (sidomos për fëmijët).

Arsimi

Për arsimin kishtar funksionon: Akademia Theologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash të Durrësit dhe dy shkolla të mesme kishtare me emrin “Kryqi i Nderuar”, në Gjirokastër dhe në Sukth të Durrësit.

Janë ngritur dhe funksionojnë 17 kopshte, ku kanë përparësi fëmijët e familjeve në nevojë.

Janë hapur tri shkolla nëntëvjeçare: në Tiranë, shkolla shqiptaro- amerikane “Protagonistët”; dhe në Durrës e Gjirokastër, shkollat shqiptaro-greke “Frymë Dashurie”.

Në Mesopotam, Sarandë, funksionon shkolla e mesme teknike “Apostull Pavli”.

Në Bularat, Gjirokastër, funksionon konvikti për vajza i shkollës së mesme.

Në mjediset e Manastirit të Ri të Shën Vlashit, Durrës, funksionon shtëpia e fëmijës “Shtëpia Orthodhokse e Shpresës”.

Në tetor 2012 u hap në qendrën “Thavor” shkolla e parë e muzikës bizantine.

Nga viti 2000 funksionon në Tiranë -me filial në Gjirokastër- Instituti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie”.

Nga viti 2010, funksionon në Tiranë Universiteti “Logos”.

Vepra humanitare dhe zhvilluese

Gjatë krizave të ndryshme që ka kaluar vendi, Kisha Orthodhokse ka zhvilluar një veprimtari të gjerë sociale e humanitare, duke siguruar e shpërndarë mijëra tonë ushqime, veshmbathje, ilaçe etj.

Kisha jonë ka mbështetur një numër të madh programesh sociale, si projekte zhvillimi për zonat malore, për zhvillimin e bujqësisë e bleg- torisë, ndërtime rrugësh e ujësjellësish, programi për edukimin shënde- tësor të fëmijëve dhe grave dhe ngritja e qendrave shëndetësore në fshatra, kontributi për shkolla, jetimore, spitale, për institutet për persona me aftësi të kufizuara, azilet, për të burgosurit, dreka për të varfrit etj.

Veçohet kontributi i jashtëzakonshëm për refugjatët kosovarë, në vitin 1999, kur Kryepiskopi Anastas bëri thirrje në të gjithë miqtë e kishat në botë dhe arriti të mbledhë e përdorë për këtë qëllim rreth 12 milion dollarë. Me to u mbështetën mbi 30 mijë refugjatë dhe u mbajtën të hapura disa kampe për pritjen e tyre.

Kontributi për kulturën

Zyra e Trashëgimisë Kulturore merret me objektet orthodhokse të kultit, që janë edhe monumente të kulturës kombëtare, për riparimin e të cilave, nën përkujdesjen e Kryepiskopit, janë përdorur deri më sot miliona euro.

Janë ngritur kore në mjaft kisha, si edhe një kor bizantin. Janë ngritur studio për pikturimin dhe restaurimin e ikonave.

Nga viti 1998 transmeton 24 orë stacioni radiofonik “Ngjallja”, në frekuencat 88.5 FM.

Janë sponsorizuar botime shkencore, filma dokumentarë, simpoziume shkencore, ekspozita etj.

Programe ekologjike

U realizua seminari “Për ruajtjen e ambientit dhe formimin e kuadrove”, në nivel pasuniversitar. Janë bërë studime për ekosistemet e zonës së Zvërnecit dhe lagunës së Nartës, të luginës së Vjosës etj.

Marrëdhëniet ndërkombëtare

Kisha jonë merr pjesë në të gjitha mbledhjet dhe veprimtaritë e Kishave Orthodhokse. Ajo është anëtare e Konferencës Evropiane të Kishave, anëtare e Këshillit Botëror të Kishave (Kryepiskopi Anastas është një nga tetë Presidentët e tij). Gjithashtu Kryepiskopi është President Nderi i organizatës më të madhe ndërfetare “Fetë për Paqen”.