Në një nga sallat e Muzeut Qendror të Kulturës Antike dhe Artit Mesjetar Rus në Moskë “Andrej Rubljev”, u hap më 10 tetor, Ekspo- zita e Ikonografisë Shqiptare. Në këtë ekspozitë u prezantuan ikona të shekujve XIV-XVIII, të marra nga koleksioni i ikonave të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Kor- çë. Ikonat përfaqësonin punime të Nikolla Onufrit, vëllezërve Zografi, të David Selenicasit, Konstandin Je- romonakut, anonime etj.
Për të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme të kulturës shqiptare në Rusi kishin ardhur deputetë të Dumës shtetërore ruse, përfaqësues të institucioneve të ndryshme qendrore ruse, shqiptarë me banim në Rusi, anëtarë të sho- qatës së miqësisë Rusi-Shqipëri, studiues të artit, kulturës, gazetarë, titullarë të trupit diplomatik të akre- dituar në Rusi etj.
Në ceremoninë e organizuar në mjedisin e kishës mesjetare të mu- zeut “Andrej Rubljev” i përshënde- tën të pranishmit ambasadori i Shqipërisë Sokol Gjoka, drejtori i
muzeut Grigori Popov, drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Artit Mesje- tar të Korçës, Tatjana Caca dhe për- faqësues të Ministrisë së Kulturës të Federatës Ruse.
Folësit në këtë ceremoni vunë në dukje vlerat e veçanta shpirtë- rore, historike, kulturore, artistike e fetare të ikonografisë.
Përfaqësuesit e institucioneve ruse përshëndetën hapjen e kësaj ekspozite të veçantë në Moskë, e
cila i bën më të prekshme vlerat kulturore, artistike dhe fetare të po- pullit shqiptar. Ambasadori Gjoka tha se kjo është ekspozita e parë e këtij lloji që hapet në Rusi, nëpër- mjet së cilës transmetohen vlera të veçanta të trashëgimisë kulturore shqiptare, si dhe të kulturës së kri- shterë të popullit shqiptar. Ky akti- vitet, vijoi ai, zhvillohet në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në Rusi dhe të 100- vjetorit të Shpalljes
së Pavarësisë së Shqipërisë. Drej- toresha e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar znj. Tatjana Caca, foli për vlerën e ikonave shqiptare të ekspo- zuara, por edhe më gjerë, për kultu- rën mesjetare kishtare shqiptare.
Ekspozita qëndroi në Moskë deri më 9 nëntor. Me pas, ajo u tran- sferua në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Nizhni Novgorod, ku do të qëndrojë e hapur deri më 11 dhjetor.