EmailFacebookKontakt

Ikonat orthodhokse ekspozohen në Galerinë e Arteve

Tiranë

Ikonat orthodhokse ekspozohen në Galerinë e Arteve

Më 13 tetor, në mjediset e Galerisë së Arteve në Tiranë, u hap Ekspozita e Ikonografisë, me ikona nga kishat orthodhokse të vendit tonë, të shekujve XIV-XX. Kjo veprimtari u bë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe u mbë- shtet e u realizua nga Ministria e Kultu- rës e Republikës së Shqipërisë, në bashkë- punim edhe me muzeun historik të Beratit dhe atë të Korçës. Dymbëdhjetë ikona vijnë nga Muzeu Kombëtar “Onufri”, Berat, tetëmbëdhjetë ikona dhe një kapak Ungjilli nga Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korçë, ndërsa pjesa tjetër është fond i Galerisë Ko- mbëtare të Arteve, Tiranë.

Ikonat në ekspozitë vijnë në trajtë retrospektive, dedikuar historisë së ikonografisë në vendin tonë, duke filluar nga autorë anonimë të shek. XIV, zbu- luar 5 vjet më parë, vijon me ikonat e rralla të Onufrit, Nikolla Onufrit, të birit të Onufrit, Onufër Qipriotit, Kostandin Shpatarakut, Kostandin Jeromonakut, Kostandin dhe Athanas Zografit, duke

u përmbyllur me një ikonë të vitit 1920
nga Spiro Xega.
Ekspozitën e hapi drejtori i galerisë
Rubens Shima. Ministri i Kulturës Aldo
Bumçi, në fjalën e tij përshëndetëse ndër
të tjera cilësoi: “Ikonat janë një trashë-
gimi e mrekullueshme, një pasuri e
madhe, të cilën ne po e përdorim për të
prezantuar vlerat e Shqipërisë, në ek-
spozita që janë hapur aktualisht në Romë
dhe në Moskë”.
Në ceremoninë e hapjes mori pjesë
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i
gjithë Shqipërisë, Anastasi, Arkimandrit
Justini, Arkimandrit Kozmai, intelektualë,
të rinj orthodhoksë etj.
Ministri Bumçi falënderoi Kishën
tonë, që ka ndihmuar në restaurimin e
kishave të vjetra, ikonave dhe shprehu
mirënjohjen ndaj Kryepiskopit Anastas
për këtë vepër të fuqishme dhe këtë
ndihmë të madhe.
Ekspozita Ikonografike e shek. XIV ­
XX do të qëndrojë e hapur në Galerinë
Kombëtare të Arteve deri më 29 nëntor.