EmailFacebookKontakt

Firmëtarët orthodhoksë të Pavarësisë – Dhimitër Tutulani

Dhimitër Tutulani (1875-1937) lindur në Berat. Përfundoi gjimna- zin “Zosimea” në Janinë e më tej vazhdoi studimet për jurist në Athinë. Pas përfundimit të shkollës, u kthye në Berat, ku filloi të punojë si avokat. Kë- tu ndihmoi lëvizjen patriotike, duke u bërë bashkëpunëtor i veprimtarëve dhe idealeve kombëtare. Në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Beratit në Kuvendin e Vlorës, ku firmoi Aktin e Pavarësisë Kombëtare, me siglën “Dh. Tout”.