EmailFacebookKontakt

Firmëtarët orthodhoksë të Pavarësisë – Spiridon T. Ilo

Spiridon T. Ilo Lindi në Korçë në vitin 1876. Në moshë fare të re emigron në Bukuresht, Ru- mani. Aty u lidh me organizatat patriotike shqiptare në mërgim. Në datën 5 nëntor 1912, Spiridon T. Ilo do të marrë pjesë në mbledhjen e mbajtur në hotel “Kontinental” të Bukureshtit, dhe të drejtuar nga Ismail Qemali. Në këtë mbledhje u vendos shpallja e pavarësisë së Shqipërisë. Sipas informa- cionit të djalit të tij, Spiridon T. Ilo mori flamurin shqiptar që zbukuronte sallën dhe e solli atë në Vlorë. Më 27 nëntor 1912, ai qëndroi në shtëpinë e tezes së tij Marigo Pozio. Marigo Pozio i qepi këtij flamuri një radhë thekësh dhe bëri disa ndryshime tek shqiponja. Ky flamur u ngrit në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Spiridon T. Ilo mori pjesë në mbledhjen për shpalljen e pavarësisë si përfaqësues i Korçës.