EmailFacebookKontakt

Firmëtarët orthodhoksë të Pavarësisë – Dhimitër Zografi

Dhimitër Zografi lindi në Korçë më 1878. Në fund të shek. XIX, së bashku me vëllezërit, emigroi në Rumani. Më 1906 merr pjesë në

themelimin e shoqërisë patriotike të shqiptarëve të Bukureshtit“Bashkimi- Unirea”. Një nga organizatorët e mbledhjeve që u zhvilluan në fillim të nëntorit 1912 në Bukuresht. Aty theksoi se patriotët “kanë besim të plotë në veprimin e Kombit shqiptar pas udhës që tregoi z. Ismail Qemal Beu e se kanë për të bërë sa mundet me gjithë shpirt e me të gjitha mënyrat për shpëtimin e Atdheut” (“Shqipëri’ e Re”, Kostancë, datë 29 nëntor 1929). U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në shpalljen e Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912 firmos vendimin e Pavarësisë me siglën “Dimitri Zografi”. Anëtar i Pleqësisë.