EmailFacebookKontakt

Për lavdi të Perëndisë

I gjithë populli shqiptar po feston përgjatë gjithë këtij viti dhe veça- nërisht këtë muaj 100-vjetorin e Pavarësisë. 28 Nëntori shënoi shkëputjen përfundimtare nga zgjedha otomane dhe nisjen e rrugës së vështirë për t’iu ribashkuar sërish shpirtërisht dhe ekonomikisht familjes sonë Evro- piane, nga gjiri i së cilës ishim shkëputur përdhunshëm për 500 vjet.

Në këtë rrugëtim shekullor drejt lirisë dhe pavarësisë orthodhoksët kanë dhënë një kontribut ekonomik jo vetëm të qenësishëm, por edhe ve- ndimtar. Ky ka qenë një kontribut sa shpirtëror, aq edhe kulturor e luftarak. Ishte orthodhoksi Gjergj Kastrioti që i rezistoi me lavdi zgjedhës otomane dhe më pas orthodhoksët morën pjesë në kryengritjet e shumta, ku mund të veçonim epopenë e trimave himarjotë e deri te lufta finale për të hedhur poshtë zgjedhën otomane, ku orthodhoksët morën pjesë masivisht.

Ishte kontributi kulturor i orthodhoksëve që rrezatoi në shekuj dhe që kontribuoi qenësishëm për të krijuar, por edhe për të mbajtur gjallë kulturën kombëtare. Kujtojmë Perikopenë e Ungjillit të Pashkës, ndoshta dokumenti i parë në shqip, i cili dëshmon një përpjekje më të hershme për shkrimin

e saj. Kujtojmë Dhaskal Todhrin, Episkopin Grigor Gjirokastriti, Vangjel Meksin, Konstandin Kristoforidhin, Akademinë e Voskopojës, Naum Veqilharxhin, Papa Kristo Negovanin, Petro Nini Luarasin, Mihal Gramenon, Imzot Theofan Nolin e shumë të tjerë.

Kujtojmë edhe kulturën materiale të krijuar nga orthodhoksët, që nga kodikët, kishat e mrekullueshme, ikonat e jashtëzakonshme dhe afresket e pashoqe, me të cilat mburret i gjithë kombi etj.

E gjithë kjo rrjedhë shekullore bëri që orthodhoksët të ishin pjesë themelore dhe e pandashme e realizimit të ëndrrës shekullore të Pavarësi- së. Ata ishin pjesë e pandashme në nënshkrimin e Aktit të Mëvetësisë, në Vlorë, më 28 Nëntor 1912, por edhe e gjithë kësaj rruge 100-vjeçare të themelimit dhe konsolidimit të Shtetit Shqiptar. Ndaj në këtë përvjetor festojnë së bashku me të gjithë popullin shqiptar me krenarinë e kontributit të jashtëzakonshëm që kanë dhënë në historinë e vjetër e të re të vendit dhe me bindjen se do ta rrisin këtë kontribut në të ardhmen.

Th. Dh.