Në Qipro po zhvillohen shumë veprimtari kulturore me rastin e marrjes nga ky vend të Presiden- cës së Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, Kryepiskopi Anastas, pas ftesës së bërë nga Kryepiskopi i Qipros, Krisostomi, ditën e diel, 7 tetor 2012, në Lefkosia, zhvilloi temën “Evropa multifetare dhe Orthodhoksia”. Ky event ngjalli shumë interes dhe salla ishte e mbushur nga hierarkë të lartë, autoritete, akademikë, klerikë, besimtarë etj.
Kryepiskopi Anastas, pasi shprehu falënderimet ndaj pri- matit të Kishës së Qipros për fte- sën e tij të nderuar, në fjalimin e tij theksoi se “Antitezat në Evropën bashkëkohore janë të gërshetuara me bindjet metafizike të qyteta- rëve të saj, parimet dhe traditat që kanë komunitetet e ndryshme fe- tare, ndërsa interesat fetare dhe komunitetet që i përfaqësojnë vazhdojnë të luajnë një rol serioz”. Fortlumturia e Tij shtjelloi temën në dy pjesë: a) “Polimorfia fetare evropiane” dhe b) “Orthodhoksia në kushtet e reja”, për të cilën theksoi se Orthodhoksia duhet të jetë një burim i pashtershëm da- shurie. Në lidhje me marrëdhëniet me komunitetet e tjera fetare dhe minoritetet, ai theksoi se Ortho- dhoksia gjithmonë mbështet ba- shkekzistencën harmonike të tyre, si edhe lirinë e ndërgjegjes së çdo njeriu.
Në mëngjesin e së dielës, Krye- piskopi Anastas u lut së bashku me meshuesit në Liturgjinë Hyjno- re në Kishën e Shën Sofisë të Stro- volit. Më pas, ai mbajti fjalën krye- sore me rastin e përurimit të Javës së Qytetërimit dhe Librit, që or- ganizohet nga Kryepiskopata e Qipros po në këtë kuadër. Ndër të tjera Kryepiskopi tha:
“Me emocion të veçantë dhe lavdërim për Perëndinë ndodhem sot mes jush, në këtë ditë të madhe
ku kremtojmë Të Gjithë Shenjto- rët, të cilët rrezatuan dhe shkëlqy- en me jetën e tyre jo vetëm në Qipro, por në mbarë botën^ Epoka jonë sot është mjaft e turbullt dhe e trazuar, dhe një nga çështjet që na shqetëson të gjithë është kriza ekonomike. Do të doja që sot mendimet t’i kufizoja në këtë çështje.
Në ditët tona respekti ndaj personit njerëzor u zëvendësua nga zotërimi i institucioneve aper- sonale dhe i fuqive të panjohura. Theksimi i lirisë së njeriut u zbeh, duke i dhënë theks lirisë së plotë të tregut.”
“Padrejtësia në nivelin global, – vuri në dukje më tej Kryepiskopi Anastas,- kulmon në faktin se
20% e popullsisë së planetit, që jeton në vende të pasura, konsu- mon 80% të pasurive të tokës. Në të njëjtën kohë, autoritarizmi ffnan- ciar, korrupsioni, padrejtësia dhe pandjeshmëria, që lulëzuan me çdo model ekonomik që u impo- nua – atë kapitalist ose socialist – i ka çuar miliona njerëz në mar- gjinalizim social dhe shumë të tjerë drejt mjerimit.”
Fortlumturia e Tij shtoi se “kri- za e sotme ekonomike, me gjithë dhimbjen dhe dëshpërimin që ka shkaktuar ndër miliona njerëz si në vendet në zhvillim, ashtu edhe në ato të zhvilluara, jep një mundësi të jashtëzakonshme për ndryshime korrigjuese në sektorë të rëndësi- shëm si të jetës globale ashtu dhe
në ato të jetës private. Ne të kri- shterët duhet të jemi të parët që të reagojmë ndaj racizmit dhe dhu- nës.”
“Detyrimi ynë imediat është të fuqizojmë shpresën dhe durimin e anëtarëve dhe të popujve tanë, dhe me respekt të sinqertë për vlerën e çdo personi njerëzor dhe të çdo kombi, të përpiqemi për kapërci- min e krizës ekonomike, për reci- procitet të vërtetë brenda shoqë- risë sonë dhe midis popujve të botës.
Kjo është fjala kritike sot. Ndihmë reciproke me vetësakri- fikim, kurajë dhe gëzim. Të mos e humbasin buzëqeshjen tonë këto ditë, që janë disi të errëta dhe me re të zeza. Kur Krishti është pranë nesh, nuk kemi pse të kemi frikë asgjë. Kjo është një përvojë që ne të krishterët e kemi jetuar ndër shekuj dhe që duhet ta për- jetojmë përsëri akoma edhe më shumë, me më tepër kurajë dhe dritë në sy, në zemër, si atëherë kur flasim ashtu dhe kur heshtim” – tha Kryepiskopi Anastas, duke mbyllur fjalën e tij.