EmailFacebookKontakt

Filloi viti mësimor në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”

Dita e parë filloi me Shërbesën e Ajazmës, Bekimit të Ujit, e cila u krye nga Hirësi Nikolla Episkopi i Apollonisë, drejtor Akademisë.

Merrnin pjesë në këtë shërbesë edhe Hirësi Asti, Episkop i Bylisit, i cili jep edhe mësim aty, pedagogë, studentët edhe gjithë stafi ndihmës, duke marrë beki- min për vitin e ri mësimor.

• Cilat janë sfidat apo të rejat që Kryepiskopi Anastas

sjell për të gjithë studentët dhe stafin?

Cili është qëllimi i kësaj Akademie në vitet që vijnë?

Cilat janë detyrat e studentëve, pedagogëve në vitet e ardhshme?

Në këto pika u ndal Hirësi Nikolla, në fjalën e tij përshëndetëse në fund të Shërbesës së Ajazmës. Gjithashtu ai solli dhe përshëndetjen e Fortlumturisë së Tij për vitin e ri shkollor.