Të gjithë të krishterët pa përjashtim duhet të pendohen nëse duan të shpëtohen. Por si duhet të jetë një rrëfim vërtet i sinqertë? Shumë nuk e dinë këtë. Ja përse është e nevojshme të fla- sim më thellë për këtë çështje. Do të ekzami- nojmë tri pjesë të rrëfimit:
• Çfarë duhet të bëjmë para rrëfimit?
• Çfarë duhet të bëjmë kur jemi me rrëfyesin?
• Çfarë duhet të bëjmë pasi largohemi nga rrëfimi?
Çfarë të bëjmë para rrëfimit?
I pari dhe i fundit nga apostujt e Krishtit më- katuan rëndë. Petroja mohoi Krishtin, Juda e tradhtoi. Por Petroja u fal dhe Juda humbi. Pe- troja iu rikthye dinjitetit apostolik, ndërsa dënimi i kohës peshon mbi Judën. Çfarë e shpëtoi Pe- tron dhe çfarë e shkatërroi Judën? Çfarë duhet të kishte bërë ai? Të rrëfente mëkatin e tij pasi e bëri? Ai u rrëfye në çastin kur shkoi te skribët e te Pleqtë duke iu thënë: “Mëkatova duke dhë- në në vdekje një të pafajshëm.” Dhe Juda i ho- dhi 30 monedhat e argjendta në tempull. Por a ishte e mjaftueshme? Për fat të keq jo! Një rrë- fim i mëkateve (ose një pohim) nuk shpëton. Një zemër e thyer dhe e përulur duhet të shkojë paralelisht me një besim të gjallë në hirin e Perë- ndisë. Juda u dëshpërua për shpëtimin e tij, pra- ndaj humbi pas këtij pohimi që bëri. U varr në një pemë dhe shpirti shkoi në torturat e përjetshme.
Petroja nuk veproi kështu. Në oborrin e Ka- jafës, e mohoi tri herë Krishtin, Mësuesin dhe Mirëbërësin: “Nuk e njoh këtë njeri” (Matth. 26.74). Megjithatë, gjatë mohimit të tretë, kur dëgjoi gjelin të këndonte, iu kujtuan fjalët e Krishtit, u ndërgjegjësua për mëkatin e tij dhe u përul në zemër. Doli nga kopshti, braktisi shoqë- rinë e shërbëtorëve të Kryepriftit dhe ajo që ishte më e rëndësishme, ai derdhi lot hidhërimi, lot të sinqertë, të vërtetë duke shprehur kështu një pendim të thellë. Sipas Traditës, gjatë gjithë jetës së tij, sa herë që dëgjonte gjelin të këndonte, Petros i kujtohej mëkati që kishte bërë dhe prej syve i buronin rrëke lotësh. Petroja nuk u dësh- përua, por besoi në mëshirën hyjnore dhe u shpëtua.
Petroja na jep një mësim për jetën: të kthehe- mi sërish te Perëndia pasi ramë në një mëkat. Besimi në mëshirën hyjnore e nxjerr jashtë dësh- përimin. Perëndia është dashuri. Sado i rëndë të jetë mëkati ynë, Ai e fal, vetëm ne duhet të pendohemi me gjithë zemër. Dëshpërimi është vepër dhe triumf i demonit në zemrën e njeriut. Le të imitojmë shën Petron në një tjetër aspekt. Kur u ndërgjegjësua për mëkatin e tij, e braktisi menjëherë oborrin e mallkuar të Kryepriftit, atje ku kishte mohuar Krishtin. Edhe ti, vëlla e motër, nëse do të rrëfesh e të kthehesh te Perëndia, braktisi vendet e mallkuara të mëkatit ku ke
banuar deri më tani dhe ku ke mohuar Krishtin, jo tri herë, por tridhjetë e tri herë. Dil prej andej me trup, zemër dhe shpirt. Petroja i braktisi edhe shërbëtorët e Kryepriftit. Ti gjithashtu, braktise miqësinë me ata që të mësojnë mëkatin ose që të shtyjnë në tundim. Morali më i rëndësishëm në sjelljen e apostullit të penduar është ky: kur Petroja ishte vetëm, iu rikthye vetes. Përjetoi terrorin e mëkatit të tij dhe qau hidhur duke vu- ajtur. Kur shkon të rrëfehesh, mos shko në mister pa një parapërgatitje paraprake.
Fillimisht largohu nga zhurmat e jetës së për- ditshme. Lër pas çdo lloj meraku, mblidh veten, mendjen, zemrën, thuaj një lutje të shkurtër, nga thellësia e zemrës. Kujto mëkatet e tua dhe shkruaji në një fletë, në mënyrë që të mos i ha- rrosh. Ruaj vetëdijen e papastërtisë së jetës sate para rrëfimit. Kujto dhjetë urdhërimet, shqyrto ato që ke shkelur, ekzamino ndërgjegjen tënde, qaj për rënien dhe në këtë gjendje shko tek ati. Atëherë do të mund të kesh ndërgjegjen se do të marrësh një falje të vërtetë. “ Zemrën e thyer e të përulur Perëndia nuk do ta përbuzë.”
Të vajtosh për mëkatet e tua, të ndjesh një pendim të sinqertë, është e nevojshme nëse dë- shiron të falesh nga Perëndia. Shën Isaak Siriani thotë se Perëndia e pranon dhimbjen e pendimit tonë si një blatë pendimi. Ja pra çfarë duhet të bëjmë para se të shkojmë tek ati për t’u rrëfyer. Rrëfimi paraprihet nga një lutje personale në heshtje dhe në vetmi, lutje pendimi e shoqëruar me një ekzaminim serioz i fyerjeve që ke bërë ndaj Perëndisë; me një keqardhje për fajet dhe me një vendim të fortë se më hirin e Perëndisë do shërohesh.”
Çfarë të bëjmë kur jemi me rrëfyesin?
Gjatë rrëfimit, depërto në infermierinë e Krishtit.
Vetë Perëndia është mjeku. Vetëm Ai mund të japë ose të marrë jetë, të gjykojë, të dënojë apo të falë. Prifti është veçse një dëshmitar dhe një përfaqësues i Perëndisë. Ja tek je më këmbë, para priftit dhe padukurisht para Krishtit. Ti afrohesh me druajtje dhe duke u dridhur para misterit të madh të pastrimit. Prifti dëgjon rrëfi-
min tënd, por Perëndia e pranon. Prifti cakton mjekimet, por Perëndia kryen mrekullinë e ripër- tëritjes shpirtërore. Si i krishterë, ji i ndërgjegj- shëm se si do të shkojë përpjekja jote. Në vazh- dim, për shkak të pakujdesisë, të neglizhencës, të padijes ose të frikës, mund të mos shërohesh. Nëse i ke frikë Perëndisë me të vërtetë, mos ki frikë të rrëfesh mëkatet e tua. Gjykatësi përpara të Cilit je është pafundësisht i mëshirshëm.
Rrëfimi të bëhet pa turp.
Në botë, jetojmë në një hipokrizi farisiane. Jemi si ata jashtë nuk tregohemi ata që jemi me të vërtetë. Duam që njerëzit të kenë përshtypje të mirë për personin tonë. I fshehim pra të metat. Edhe nëse nuk kemi asnjë cilësi të spikatur, ne lëvdohemi me virtyte imagjinare. Dhe a nuk e gë- njejmë njëri-tjetrin kështu? Nuk e është e lehtë të paraqitesh si mëkatar para priftit. Kemi turp të tregojmë të metat tona. Por si do të shërohemi kur e fshehim sëmundjen tonë? E heqim turpin kur shkojmë te mjeku, e kështu kujdesemi për shërimin e trupit. Atëherë, përse kemi turp të rrëfejmë fajet te prifti? A nuk e kuptojmë se ky turp bëhet pengesë për shpëtimin tonë? Le të kemi turp në çastin kur mëkatojmë dhe jo kur rrëfehemi. Perëndia e lidh turpin me mëkatin. Të mos e dëgjojmë demonin që prish urdhrin hyjnor dhe frymëzon turpin gjatë rrëfimit. Një ditë, kur Sokrati shëtiste në një rrugë të Athinës, pa një nga studentët e tij të dilte nga shtëpia e një gruaje të përdalë. Djaloshi u mbulua me turp kur pa mësuesin ta shikonte, por u largua shpejt për t’u fshehur. “Djalosh”, i tha Sokrati, “nuk është turp të dalësh nga kjo shtëpi, turp është të qëndrosh atje.” Kështu Krishti na fton të mos kemi turp të zbulojmë mëkatet në rrëfim, por të kemi turp kur i mbajmë ato brenda, të fshehura. Shën Vasili i Madh thotë se mëkati i fshehur me vetëdije e helmon fatalisht shpirtin e mëka- tarit. Si mund të shërohet një sëmundje nëse ia fshehim mjekut?
Le të mësojmë pra të rrëfehemi me guxim. Rrëfimi i mëkateve kërkon thjeshtësi. Pendim- tari nuk ka pse të ketë turp. Prifti që dëgjon rrë- fimin është një mëkatar si ai dhe që e di mirë kë- të. “Funksioni i atit nuk është të gjykojë, por të ketë dhembshuri, të ndërmjetojë, të falë në emër të Zotit, të caktojë mjekimet që do ndihmojnë për kthimin e birit.” Na kujton Trebnik. Ai që rrëfe- het nuk duhet të ketë frikë nga pesha e mëkate- ve. Kusari u fal. Petroja që mohoi Krishtin u fal. Ai nuk duhet t’i druhet rrëfyesit edhe nëse ky i fundit është i ashpër dhe i sertë. Ndodh që përu- lësia, sinqeriteti, thjeshtësia në rrëfim prek edhe vetë atë që i është ngarkuar të falë në emër të Zotit. Shpesh vullneti i birit për t’u bindur e nxit rrëfyesin në urtësi dhe në kujdes.
Nga Arkimandrit Serafim Aleksiev Përktheu Eleni Pani