Në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë
Kontributi i Kishës Orthodhokse për gjuhën shqipe
Hirësia e Tij Joani,
Mitropolit i Korçës
…Mbas Kristoforidhit, në shek. XIX, pati edhe përpjekje të tjera në përkthime, sidomos në shërbesat fetare. Por ishte shekulli XX ai që solli kontributin më të madh në lëmin e për- kthimeve dhe në konsolidimin e terminologjisë fetare. Imzot Theofan Noli, një klerik i shquar orthodhoks dhe “protagonisti kryesor i kombë- tarizimit dhe i pavarësisë së Kishës sonë Ortho- dhokse”, ishte edhe një përkthyes i talentuar dhe një njohës i shkëlqyer i gjuhës shqipe e i shumë gjuhëve të tjera. Ai ka përkthyer në shqip librat më të domosdoshëm liturgjikë, duke sjellë një ndihmesë të pallogaritshme për besimtarët orthodhoksë. Imzot Th. Noli boton më 1908 në Boston “Shërbesën e Javës së Madhe” dhe më 1909 “Librin e Shërbesave të Shenjta”. Në parathënien e këtij libri ai jep edhe arsyet që e kanë shtyrë të fillonte këtë punë: “Po u fal shqiptarëve orthodhoksë këtë librë, e cila është e dyta dhe pandeh që përdorja e sajë do t’i sjellë një shërbim vendit tonë. I kam dhënë zotim kombit tim t’u jap vëllezërve të mi bashkë- fetarë librat më të nevojshëm për të praktiku- ar faljen e tyre në gjuhën kombëtare, dhe zotimin tim do ta mbaroj ndoshta brenda në pak kohë, në qoftë se shqiptarët janë gati të më ndihin, sikundër më ndihnë me të shtypu- rit e këtyre dy librave. Me të kthyer të kësaj libre u përpoqa të mos largohem nga teksti greqisht dhe besoj që u dhashë shqiptarëve një kthim ekzakt të lutjeve të Kishës Orthodhokse….
Si del edhe nga citimi i mësipërm Imzot Noli ishte i ndërgjegjshëm për nevojat e Kishës në lëmin e përkthimeve dhe sidomos për nevojën e përdorimit të gjuhës bashkëkohore të kuptue- shme nga populli. Përkthimet e teksteve liturgji- ke janë shumë të vështira. Për të përkthyer ato nuk mjafton vetëm njohja e mirë dhe e thellë e gjuhës, por edhe një njohje e mirë e doktrinës dhe e Tipikosë së shërbesave fetare. Gjithashtu, kërkohet një njohje e muzikës kishtare që teksti t’i përshtatet melodisë. Në këtë duhet ruajtur raporti ndërmjet tekstit origjinal, që të ruhet besnikëria e tekstit dhe përshtatjes për muzikën. Tek Imzot Noli, vërehet që shpesh balanca anon
nga përshtatja në muzikë në dëm të besnikërisë së tekstit. Por, përkthimet e tij dallohen nga stili poetik, aq i nevojshëm për të transmetuar spiritualitetin e shërbesave liturgjike të Kishës Orthodhokse dhe nga fuqia e fjalës. Në këtë drejtim, shkrimi i tij ka më poezi, forcë dhe muzikalitet në krahasim me përkthime të mëvonshme, që, ndonëse janë më besnike ndaj tekstit origjinal, e kanë humbur pak forcën poetike biblike. Imzot Theofan Noli përktheu libra të shumtë liturgjikë. Ndërmjet tyre mund të përmendim “Uratoren”, “Triodin” dhe sido- mos “Kremtoren”, të cilën ai e quante krye- veprën e tij në fushën letrare…
Kisha Orthodhokse e vazhdoi traditën e për- kthimeve edhe gjatë periudhës së përpjekjeve për shpalljen e Autoqefalisë. Në këtë kohë filloi t’i kushtohej një vëmendje jo vetëm thjesht anës gjuhësore të përkthimeve, por edhe saktësisë teologjike të tyre. Peshkopi erudit Evlogji Kurila ka botuar në Selanik, në vitin 1933 një studim shumë të rëndësishëm dhe interesant rreth përkthimeve në shqip të “Dhiatës së Re”. Stu- dimi përqendrohet kryesisht si në anën gjuhë- sore të përkthimeve, ashtu edhe në atë teolo- gjike. Ai u botua me titullin “Albanikai Meletai”.
Mbas shpalljes së Autoqefalisë, Kisha orga- nizoi një komision që të merrej me përkthime të reja dhe me korrektimin e përkthimeve të më- parshme. U shquan në këtë drejtim prof. Sotir Papakristo dhe teologu i dëgjuar Dhimitër Beduli. Komisioni bëri një punë të lavdërue- shme, sidomos në korrektimin dhe plotësimin e “Librit të Shërbesave të Shenjta”. Libri u ko- rrektua si nga ana gjuhësore, ashtu edhe nga ajo doktrinare dhe u botua nga Kisha Ortho- dhokse në Tiranë, në vitin 1961.
Gjatë periudhës së persekutimit as mund të bëhet fjalë për përkthime. Rihapja e institucio- neve fetare e gjeti Kishën Orthodhokse krejtë- sisht të shkatërruar. Prandaj, duke parë edhe mangësitë e mëdha në literaturën fetare, një nga objektivat kryesore të Kishës, krahas obje- ktivave të tjera urgjente, ishte edhe pajisja e klerikëve dhe besimtarëve me literaturën e nevojshme fetare. Në këtë periudhë të vështirë, përsëri ndihmesa e Dhimitër Bedulit ishte providenciale. Perëndia e kishte ruajtur për të bërë lidhjen me brezin e vjetër e me traditën. Ndonëse i moshuar, Dhimitër Beduli u dha me mish e me shpirt në rilindjen e literaturës fetare. Të gjithë të rinjtë përfituan nga përvoja dhe këshillat e tij në fushën e përkthimeve.
Gjatë kësaj periudhe të shkurtër dhe të mbushur me vështirësi, përkthimet janë një pjesë e rëndësishme në aktivitetin e Kishës Orthodhokse. Janë korrigjuar, ribotuar dhe përkthyer shumë libra të ndryshëm të shërbesave fetare dhe libra doktrinarë dhe është në proces botimi i korrigjuar i “Dhiatës së Re”. Por, ndoshta tani ne ndodhemi në një fazë të re, e cila kërkon një bashkëpunim të të gjithëve, për unifikimin, për sa është e mundur të terminologjisë dhe për një përkthim të saktë dhe dinjitoz të Shkrimit të Shenjtë, ku duhet të përfshihen teologë dhe gju- hëtarë, si edhe për një botim kritik të tij. Gjitha- shtu, duhet përmendur, se ky libër është për- kthyer shumë saktë nga ana teologjike dhe ka një gjuhë të pastër shqipe, të rrjedhshme dhe poetike, karakteristikë e liturgjisë bizantine.
(Botuar në revistën “Tempulli”
nr. 2, Korçë, 2000.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në
www.orthodoxalbania.org)