20 vjet më parë në “Ngjallja”
Komuniteti Orthodhoks në mbështetje të Kryepiskopit Anastas
Në numrin e parë të gazetës “Ngjallja” u botuan edhe pjesë nga peticionet e nën- shkruara nga dhjetëra mijë besimtarë ortho- dhoksë. Ata mbështesnin njëzëri Kryepisko- pin e tyre të sapozgjedhur nga sulmet e egra të atyre që dëshironin që Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë të mos ringjallej nga gërmadhat e ateizmit. E njëjta mbështetje është shprehur sa herë këto sulme janë për- sëritur. Kujtojmë p.sh. se më 1994 u mblo- dhën mbi 80 000 firma etj.
Peticioni i besimtarëve të Korçës
Telegram në emër të 15000 besimtarëve që kanë firmosur dhe vazhdojnë të firmosin petici- onin në përkrahje të fronëzimit të Imzot Anastasit si Kryepiskop i Shqipërisë, gjë që u shpreh edhe në takimin e intelektualëve të Korçës me delegacionin e Kishës së Bostonit:
Kemi votuar për ju dhe është detyra juaj
të mbroni në parlament të drejtën tonë për qëndrimin e Hirësisë së Tij, Imzot Anastasit si Kryepiskop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, sepse kjo është në dobi të Kishës sonë dhe të interesave kombëtare.
T’i jepet fund sulmeve kundër Kishës Orthodhokse dhe të mos shtrembërohen faktet nga mjetet e informacionit masiv.
Të kemi barazi të plotë me komunitetet e tjera fetare dhe të zbatohen marrëveshjet e Vjenës dhe Helsinkit mbi minoritetet fetare.
Në qoftë se nuk do të merren parasysh të drejtat tona, rezervojmë të drejtën t’u drejtohemi organizatave ndërkombëtare.
Nga besimtarët orthodhoksë, klerikët e qy- tetit të Korçës dhe këshillat kishtare të dioqezës.
Nga peticionet
Në peticionin e besimtarëve orthodhoksë të Beratit, thuhet se “Ne besimtarët kristianë ortho-
dhoksë të Beratit protestojmë ndaj provokacionit të disa elementëve jobesimtarë më 2 gusht 1992 me rastin e fronëzimit… Jemi plotësisht dakord me fronëzimin e Hirësisë së Tij Anastasit, si Kryepiskop i Kishës Orthodhokse Autoqefale…
Në Peticionin e një grupi besimtarësh të Tiranës thuhet: “Kisha është Kishë dhe jo admi- nistratë politike që varet nga shteti. Në proble- met e Kishës vendosin vetëm besimtarët… Mos t’i ngatërrojnë kompetencat që kanë, sepse nga padituria fyejnë dhe veprojnë në kundërshtim me vullnetin e Zotit dhe të Kishës.”
Në një deklaratë të të gjithë epitropëve të Mitropolisë së Gjirokastrës midis të tjerash theksohet: “Njohim si Kryepiskop të ligjëruar të Kishës sonë Kryepiskopin Anastas… dhe deklarojmë se i bindemi vetëm atij.” Deklarojmë se kundërshtojmë çdo orvatje të shkatërrimit të Kishës sonë dhe ngelemi të bashkuar me Krishtin, me Kishën dhe Kryepiskopin tonë”.