“Ngjallja” – gazetë e mesazhit kristian orthodhoks
Pas një periudhe të gjatë persekutimi të egër, gjatë
së cilës shteti ateist kryqëzoi fenë në Shqipëri dhe
luftoi me mani ta zhdukë atë përgjithnjë, besimi përsëri
po ngjallet me plot shkëlqim.
Me himnin tradicional “Krishti u Ngjall” nisi Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ringritjen dhe
organizimin e saj në këtë epokë të re. Me himnin e
Ngjalljes lufton të mbështesë dashurinë, guximin dhe
durimin e popullit të shumëvuajtur.
Predikimi për Jisu Krishtin, Kryqin me Ngjalljen
e Tij përbën boshtin qendror të Mesazhit Kristian.
Çdo të diel në Shërbesën e Orthrit ne orthodho-
ksët panegjerizojmë në veçanti Ngjalljen e Krishtit,
duke u frymëzuar prej saj për përpjekjen e javës që
fillojmë. Ngjallja mbetet zemra e spiritualitetit ortho
dhoks dhe ndryshimi llojësor i tij.
Prandaj gazeta e parë që boton Kisha Orthodho
kse Autoqefale e Shqipërisë në këtë fazë të re të histo-
risë së saj mban titullin shumë të rëndësishëm “Ngjallja”.
Mesazhin, paqen dhe frymën e Ngjalljes do të
përpiqet të transmetojë në çdo numër të saj. Triumfi
i dashurisë mbi urrejtjen, i së vërtetës mbi gënjeshtrën,
i shpresës mbi zhgënjimin dhe frikën, është aspirata
e saj. Dritën e Ngjalljes dëshiron të rrezatojë dhe të
përhapë me artikujt dhe lajmet e saj.
Tema, vizioni dhe frymëzimi i saj – Ngjallja. Ngja
llja që bashkekziston mistikisht në jetën e kryqëzuar
më Krishtin; Ngjallja që u falet të gjithëve sa besojnë
tek Ai që siguron: “Unë jam Ngjallja dhe jeta” (Jn.
11:25). Ecja e Ngjalljes së individëve dhe popujve
me fuqinë dhe hirin e Krishtit të Kryqëzuar dhe të
Ngjallur. Kontributi i çmuar “i dëshmitarëve të
Ngjalljes së Tij” (Vep. 1:22) në përparimin dhe ngri-
tjen e njerëzimit. Ngjallja si aspiratë e historisë indi-
viduale dhe botërore.
t Anastasi
Kryeartikulli i “Ngjallja” nr.1, 1992