GJIROKASTËR
Godinë e re bashkëkohore për shkollën “Frymë Dashurie”
N xënësit dhe mësuesit e shko- llës 9-vjeçare shqiptaro-greke “Frymë Dashurie” në Gjirokastër, në këtë fillim viti kishtar e shkollor patën një surprizë të këndshme – godinë të re dhe moderne. Ishte një kontribut i ri i Kryepiskopit për Komunitetin Orthodhoks të qytetit, në sektorin e edukimit të brezit të ri, që ka qenë gjithmonë përparësi e Fortlumturisë së Tij.
Duke i bërë sfidë edhe gjendjes së vështirë financiare që kalon ra- joni dhe duke konkretizuar mesazhin e shpresës që Kisha përpiqet të mbajë gjallë në çfarëdo kushtesh dhe kohe, kjo shkollë u vendos në godinën e saj të përhershme. Bëhet fjalë për kompleksin shumë të bu- kur dhe në parametrat e një godine arsimore bashkëkohore, pranë ka- tedrales së re të Ngjalljes së Zotit, që është në ndërtim. Materializohet kështu në mënyrën më të bukur edhe ideja e Kryepiskopit tonë Anastas për kontributin shumë të vyer të Kishës Orthodhokse në lëmin e arsimit, por edhe fakti që kudo katedralet tona nuk janë
thjesht godina kulti, por shndërro- hen në qendra të rëndësishme të kontributit social, shpërndajnë rreze paqtimi, përparimi shoqëror dhe veçanërisht dije dhe edukim.
Me vendosjen e shkollës në kë- të godinë bëhet hapi më thelbësor për stabilizimin e ecurisë së kësaj shkolle, por edhe për ngritjen esen-
ciale të nivelit të mësimit që ajo ofron. Kontributi është i dukshëm jo vetëm për vetë Komunitetin Orthodhoks, por për të gjithë sho- qërinë, sepse shtimi i kapaciteteve për ambiente mësimi lehtëson njëherësh kushtet në ato publike ku vihet re mungesë hapësirash.
Godina arsimore në krah të ka-
tedrales është e ngritur nga the- melet dhe disponon salla të mjaf- tueshme mësimi jo vetëm për nu- mrin aktual të klasave dhe nxë- nësve, por për perspektivën. Ak- tualisht shkolla ka arritur në klasën e pestë (ka filluar në vitin mësimor 2008-2009) dhe numri i nxënësve i kalon 140.