“Osservatore Romano” shkruan për katedralen e re të Tiranës
“Njësimbol i rrugës së re të vendit…”
P-c.m 6 L”OSSERVATORE ROMANO
Në një artikull gazeta e njohur italiane (veçanërisht për temat fe- tare) “Osservatore Romano”, të shkruar nga korrespondenti i saj Sergio Casali, që vizitoi Tiranën, flet për përurimin e katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Ndër të tjera ajo shkruan:
“Shpresa dhe dëshira për rilindje shpesh kanë nevojë për shenja kon- krete dhe Kisha Ortodokse e Shqi- përisë ka zgjedhur një shenjë të qartë për të parë nga e ardhmja.
^Në mëngjesin e 24 qershorit, në një ditë të bukur dielli, Kryepi- skopi i Tiranës dhe i gjithë Shqi- përisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, i rrethuar nga një turmë e prekur dhe e përkushtuar, i rrethuar nga telekamerat psali “Krishti u Ngjall”
(shqip në origjinal) dhe hapi solem- nisht portalin e bronztë të kishës më të madhe orthodhokse të Shqipëri- së, e treta për nga përmasat në tërë Evropën. Kemi të bëjmë më një ngjar- je me kuptim simbolik të jashtë- zakonshëm: 20 vjet më parë, në të njëjtën ditë, zgjedhja e Anastasit
kishte shënuar ringritjen kanonike të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas fundit të regjimit komunist…
Sot qendra e kryeqytetit shqip- tar rikthehet të presë të gjitha besi- met e mëdha fetare të vendit dhe shpirti ndërfetar e ekumenik ishte i përfaqësuar edhe në Shërbesën e Thiranixia (Çeljes së dyerve): Pranë primatit dhe Sinodit të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, për-
faqësuesve të Patriarkanës Eku- menike dhe kishave shqiptare e greke të Amerikës, presidentit të republikës dhe shumë ambasado- rëve e autoriteteve, morën pjesë edhe Arqipeshkvi i Tiranë-Durrës, Mons. Rrok Mirdita, përgjegjësit e myslimanëve sunitë, i Kishës evan- gjelise dhe kryetari i Komunitetit Bektashian…
^Kisha ka linjat e arkitekturës tradicionale ortodokse, por me një stil modern, me trajta të buta. Bre- ndësia është e çelët, e zhytur në dritën e këtyre ditëve dhe nuk është vështirë të marrësh vesh kuptimin e kësaj drite^.
Vepra artistike më domethënëse është mozaiku i Pantokratorit, në brendësi të kupolës, realizuar nga mjeshtri Josif Droboniku… Ko- mpleksi i Katedrales do të shërbejë edhe për nisma shoqërore e kultu- rore, me një sallë të madhe konfe- rencash, një amfiteatër dhe një bibliotekë.
Pra, katedralja e re është më shumë se një godinë e bukur në qytetin në ndryshim, që pret 100- vjetorin e Pavarësisë nga otomanët.
Eshtë pikërisht një simbol i rru- gës së re të vendit, i shpresave për kapërcim të së shkuarës, i ringjalljes së mundimshme fetare pas dekadash shtypjeje. “Eshtë gati një mre- kulli, – shpjegon një klerik katolik përpara kangjellave të kishës, – të shikosh se si kishat, në vetëm 20 vjet, po ringrihen dhe po rigjejnë lavdinë dhe shkëlqimin. Duhet të falënderojmë besimin e vëllezërve tanë orthodhoksë, që nuk u shtyp, por është sërish e aftë të përhapë mesazhin e dashurisë për Krishtin dhe shpresën e shpëtimit të popullit shqiptar”