Kremtimi i Lartësimit të Kryqit në Mitropolinë e Korçës
dhe Vendosja e Gurit të Themelit në kishën e re
Besimtarët orthodhoksë në Korçë kremtuan me madhështinë e merituar por dhe me ndjenjë përulësie festën e Lartësimit të Kryqit.
Gjithmonë kjo festë është ndjerë dhe përjetuar thellësisht nga të gjithë orthodhoksët, por këtë vit ky kremtim pati një ngjyrë të veçantë sepse Liturgjia Hyjnore u krye në kishën e re të Profetit Ilia në Mborje, që tashmë është dhe kisha e Kryqit të Nderuar.
Megjithëse koha ishte shumë e keqe, shiu dhe era nuk ndalonin, be- simtarë të shumtë morën pjesë në ceremonitë e kësaj dite të shënuar, në të cilat përfshihej vendosja e gurit të themelit në kishën e re.
Në predikim Mitropoliti i Kor- çës, Hirësia e Tij Joani, ndër të tjera tha: “…Jami lumtur qëpatëmmu- ndësi të ndërtohej kjo kishë dhe dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në ndër- timin e saj. Ajo do t’i shërbejë të gjithë qytetit, gjithë komunitetit or- thodhoks të dioqezës sonë. Ne do të kremtojmë në këtë kishë jo ve- tëm ditët kur ajo kremton, siç është Shëndëllia dhe Lartësimi i Kryqit,
por dhe herë të tjera. Nëse dikush dëshiron, mund të vijë të lutet, por dhe për shërbesa të tjera siç janë kurorëzimet, pagëzimet
…Kjo kishë është ndërtuar pra- në Kryqit, që është simboli i Kri- shterimit dhe kjo, besoj, e bën këtë kishë të dashur nga të gjithë ju.
Pas pak do të kryejmë ceremo- ninë e Vendosjes së Gurit të The- melit, një ceremoni e lashtë e Ki- shës sonë që na kujton pikërisht
këtë gjë, që Kisha është ndërtuar mbi shkëmb dhe shkëmbi i vërtetë është Krishti, prandaj dhe Kisha ka rezistuar e do të jetë në jetë të jetëve. Gjithmonë Kisha do të jetë e pranishme. Mundohuni ta ndih- moni Kishën me sa kini mundësi, se kur ndihmoni Kishën nuk ndihmoni atë në mënyrë abstrakte, po ndihmoni veten tuaj, se Kisha jeni ju, ju jeni gurët e gjallë të saj, pa gurët e gjallë nuk mund të shër-
bejnë gurët e tjerë të vdekur, pra- ndaj ndihma që jepet për Kishën është një bekim për ju, për fëmijët dhe nipërit tuaj. ..!”
Më pas të gjithë ndoqën me vëmendje dhe lutje shërbesën e Vendosjes së Gurit të Themelit.
Kungimin e pasoi marrja e na- forës dhe me radhë të gjithë kalonin dhe faleshin te Kryqi i Nderuar, duke marrë dhe borzilokun që është simbol i kësaj dite të shënuar. Me- gjithëse shiu dhe era vazhdonin e i lagën besimtarët e ardhur, një preh- je dhe ngazëllim kishte qëndruar në shpirtin dhe zemrën e secilit. Të gjithë kishin arsye të lidhnin ato vështirësi që kalonin me vështirë- sitë dhe sakrificat e mëdha shpirtë- rore që ka jeta e vërtetë e krishte- rë. Jetë e cila ngjan shumë me rru- gën që të çon në majë të Moravës ku ndodhet dhe Kryqi, e që për disa çaste nga bora e nga shiu është kaq e vështirë. Por kur shikon Kryqin në majë i harron të gjitha dhe i jep forca vetes që të arrish atje. Shpre- soj që për të gjithë Kryqi i Nderuar të bëhet udhërrëfyes, forcë, mëny- rë jetese.
Themistokli Bambulla