EmailFacebookKontakt

90-vjetori i Kongresit të Beratit – Një përpjekje në rrugën e Autoqefalisë

90-vjetori i Kongresit të Beratit

Një përpjekje në rrugën e Autoqefalisë

Rruga e Autoqefalisë së Kishës sonë ka kaluar mes vështirësish, por ka qenë relativisht e shpejtë. Një përpjekje e parë ishte Kongresi i Beratit, që kremton 90-vjetorin këtë shtator, për t’u finalizuar me Tomosin Patriarkal që do ta njihte Autoqefalinë 15 vjet me vonë, më 1937. Ajo e nisi rrugëtimin pas pa- varësisë, por filloi të marrë forma konkrete pas stabilizimit të saj, me Kongresin e Lushnjës, më 1920.

Më 10 shtator 1922, Kongresi u mblodh në sallën e shkollës së Mangalemit, ditën e hënë më 11 shtator 1922. Në të nuk mori pjesë asnjë episkop, gjë që i bëri të pavle- fshme nga ana kanonike ortho- dhokse punimet e tij.

Ndaj, Kongresi i Beratit kërkoi

edhe ndihmën e qeverisë që t’i bë- hej kërkesë Patriarkanës Ekumeni- ke për njohjen e pavarësisë së Ki- shës Orthodhokse të Shqipërisë dhe për emërimin e dy mitropolitëve.

Në ditën e tretë të punimeve Kongresi votoi edhe një statut. Au- toriteti më i lartë do të ishte Këshilli i Lartë, i cili në fakt nuk kishte asnjë fuqi kanonike, pasi nuk kishte në gjirin e tij asnjë episkop. Kryetar u zgjodh prifti nga Pogradeci, atë Vasil Marku, i cili kishte ardhur në Shqipëri nga SHBA në vitin 1921, së bashku me atë Agathangjel Çamçe.

Në Kongresin e Beratit u dis- kutua edhe për një rregullore të Ki- shës, ku u bënë propozime të ndry- shme që kishin të bënin me të ar- dhurat e kishave dhe të manastire-

ve, duke zgjedhur një komision për kontrollin e tyre. Në statut thuhej se gjuha zyrtare e Kishës do të ishte shqipja, por derisa të përktheheshin dhe botoheshin librat liturgjikë do vazhdonte të përdorej greqishtja.

U vendos që si qendër e Kishës të ishte qyteti i Korçës. Kongresi i mbylli punimet më 19 shtator 1922.

Patriarkana Ekumenike e infor- muar për zhvillimet që po ndodhnin në Shqipëri vendosi të dërgonte Mitropolitin e Meletit, Jerotheun, me origjinë nga Përmeti, si ekzark patriarkal, i cili mbërriti në Korçë më 27 nëntor 1922. Hirësia e Tij Jerotheu i dërgoi Patriarkanës Ekumenike raportin përkatës dhe i kërkoi dërgimin e një delegacioni nga Kisha Shqiptare për t‘u

sqaruar. Delegacioni u nis në mars 1922 dhe kryesohej nga atë Vasil Marku, i cili i paraqiti Patriarkanës vendimet e Kongresit të Beratit. Por delegacioni u kthye në Shqi- përi pa rënë dakord.

Dy muaj pas kthimit të dele- gacionit, në Shqipëri erdhi edhe një tjetër ekzark nga Patriarkana Eku- menike, Mitropoliti Kristofor Kisi, nga Berati, për t’i shërbyer zgjidhjes së problemeve të krijuara, por pa arritur rezultatet e shpresuara.

Përfundimisht, marrëveshja me Patriarkanën Ekumenike u arrit në vitin 1937 dhe pas kësaj u dha Tomosi i Autoqfalisë dhe Imzot Kristofori u zgjodh Kryepiskopi i parë kanonik i Kishës sonë.