EmailFacebookKontakt

Kriza financiare – Roli që mund të luajë Kisha

Kriza financiare – Roli që mund
të luajë Kisha
Pjesë nga fjala e Kryepiskopit Anastas
“Kriza financiare që jetojmë në shumë vende të botës
dhe veçanërisht ne në Jug të Evropës, ka çuar miliona
njerëz në depresion dhe shpesh në dëshpërim. Sot,
po ndërgjegjësohemi akoma edhe më shumë se kjo
krizë ekonomike është pasojë e një krize më të
përgjithshme, një krize vlerash. Është pasoja e një
koncepti teorik në lidhje me njeriun, natyrën, e cila
në epokën e kërkimit të komoditetit, lëvizi në një
kah krejtësisht të kundërt nga ai i krishterë. Duke e
flakur tutje nga ndërgjegjja e njerëzve besimin te
Perëndia, Perëndia i së vërtetës, i drejtësisë dhe
dashurisë, njeriu modern doli në përfundimin se
meqenëse nuk ekziston Perëndia, të gjitha lejohen”.
Ky fjalim do të botohet i plotë në numrat
e ardhshëm të revistës “Kërkim ”.