EmailFacebookKontakt

Ceremonia e parë e diplomimit në Universitetin “Logos”

Ceremonia e parë e diplomimit në Universitetin “Logos”

Në 8 korrik 2012, në amfiteatrin e Katedrales së Re Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, u organizua ceremonia e diplomimit të studentëve që përfunduan ciklin e parë të stu- dimeve universitare në Universitetin “Logos”. Kjo ishte ceremonia e parë që nga fillimi i funksionimit të kësaj shkolle, më 25 tetor 2010.

Vlerën e këtij momenti të rëndësishëm për historikun e Universitetit “Logos” e shtoi edhe komunikimi për akreditimin e tij nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu janë akre- dituar edhe të gjitha programet mësimore që

zhvillohen në të, përkatësisht Menaxhim Biznes, Financë-Kontabilitet, Informatikë e Zbatuar dhe Teknikë të Lartë Laboratorësh Mjekësorë.

Në këtë ceremoni mori pjesë Presidenti i Shkollës së Lartë Universitare “Logos”, Fort- lumturia e Tij, Prof. Dr. Anastasi, anëtarë të Sinodit të Shenjtë, studentët që diplomohe- shin, familjarë, miq dhe të afërm të tyre, për- faqësues nga universitetet simotra dhe të ftuar të tjerë.

Takimin e hapi Rektori i “Logos”, prof. dr. Ilia Telo. Në ceremoni përshëndetën edhe prof.

as. dr. Beatriçe Polo, Dekane e Fakultetit Eko- nomik, prof. dr. Robert Andoni, Dekan i Fakul- tetit të Shkencave të Aplikuara, prof. dr. Flutura Kalemi, Damiana Osmalli dhe studentë përfa- qësues sipas programeve.

Presidenti i “Logos”, Prof. Dr. Anastasi, shpërndau diplomat dhe iu uroi suksese të mëtejshme studenteve të sapodiplomuar.

Gjithsej këtë vit u diplomuan 155 studentë, nga të cilët 72 në Teknikë të Lartë Laboratorësh Mjekësorë, 30 në Informatikë dhe 53 në Mena- xhim Biznes e Financë Kontabilitet.