Një buzëqeshje e vërtetë!
Një gëzim i vërtetë!
Një nga çastet më emocionuese të Olimpia-
dës së Londrës që u mbyll pak ditë më parë. Në
garën e 5000 m për femra medaljen e artë e fitoi
një atlete 29-vjeçare nga Adis Abeba, kryeqyteti
i Etiopisë.
Gëzimin e saj të pamatë për fitoren për të ci-
lën kishte derdhur aq shumë djersë ajo e shprehu
në një mënyrë shumë të veçantë, që e ktheu në një
nga momentet më mbresëlënëse të Olimpiadës.
Ajo nxorri ikonën e Shën Marisë me Krishtin që
mbante me vete, duke ia dedikuar asaj fitoren dhe
duke emocionuar gjithë stadiumin dhe telespek-
tatorët.