Pakistan
Arrestohet një minorene
për “blasfemi”
E gjithë bota dhe jo vetëm ajo e kri-
shterë është tronditur ditët e fundit nga
një akt i pastër dhunimi ndaj një minore-
neje të krishterë në Pakistan. 11-vjeçarja
Rimsha Mashi, e cila vuan edhe nga si-
ndroma Daun, u arrestua sipas ligjit fa-
mëkeq të blasfemisë dhe rrezikon dëni-
min me vdekje! Ajo është mbyllur në një
burg për të rritur dhe i dhunohen rregu-
llisht edhe të drejtat më elementare.
Në Pakistan mjafton një denoncim i
rremë, për të persekutuar çdo të kri-
shterë. Nga ky ligj kanë rrjedhur raste
të panumërta të dhunimit të të drejtave
të njeriut. Ndaj nga jomuslimanët e Pa-
kistanit, por edhe nga e gjithë bota kërko-
het anulimi i këtij ligji të zi.