EmailFacebookKontakt

Poloni – Patriarku i Rusisë firmos pajtimin me polakët katolikë

Poloni
Patriarku i Rusisë firmos pajtimin me
polakët katolikë
Në Varshavë u
firmos një doku-
ment që shënon
fundin e shekujve
urrejtje, dhune dhe
paragjykimesh.
Firma u hodh nga
Patriarku i Rusisë
Kirilli dhe Arqipe-
shkëvi i Polonisë
Jozef Michalik, të cilët kujtuan rrënjët e përbashkëta të krishtera, per-
sekutimet e përbashkëta nën regjimet ateiste dhe bashkëpunimin
përballë sfidave bashkëkohore: shekullarizimit që mënjanon fenë,
abortit dhe eutanazisë. Ata i quajtën ato kërcënime për qytetërimin.
Hierarkët theksuan familjen si unitet i një burri dhe një gruaje, ba­
za e mirë e shoqërisë. Të dy udhëheqësit fetarë shkëmbyen si dhu-
ratë edhe kopje të ikonave mrekullibërëse të secilës kishë.