EmailFacebookKontakt

Mbresa – Një ditë historike e paharrueshme

Mbresa

Një ditë historike e paharrueshme

2 gushti i vitit 1992 është nga ato ditë që nuk mund të shuhen nga kujtesa e atyre që e kanë përjetuar. Kishim marrë lajmin e gëzueshëm që më në fund, pas një boshllëku të shkaktuar nga persekutimi ateist, që dukej i pamundur të mbushej, Kisha jonë do të kishte sërish një Kryepiskop. Nuk ishte i panjohur. Kishte më shumë se një vit që përpiqej të ringrinte Kishën tonë me ata pak priftërinj tepër të moshuar dhe kisha të rrënuara që kishin mbetur. Por nuk ishte mjaftuar me këtë. Një nga veprimet e para ki- shte qenë hapja e një shkolle për

të përgatitur klerikët që aq shumë mungonin.

Në marsin e atij viti kisha shkuar në Durrës për të shkruar për këtë shkollë. Isha befasuar nga kushtet e vështira, por nuk mund ta harroj shkëlqimin e syve të stu- dentëve, entuziazmin e tyre për atë rrugë të panjohur, por të mbushur me bekim Perëndie që kishin ndër- marrë. Edhe më mbresëlënës qe një takim, bashkë me një shokun tim gazetar, me Eksarkun Pa- triarkal Anastasin, që rrezatonte mirësi, dashuri, urtësi dhe energji tek kushdo që e takonte (një per-

son nga ata që iu kundërvunë, pro- fesor i njohur, më ka thënë një herë se nuk donte ta takonte, se e dinte që do të ndërronte mendje!…). Gji- thë kjo punë bëri që besimtarët dhe Këshilli i Kishës ta kërkonin që të vihej në krye të Kishës së tyre, kër- kesë që u pranua nga Patriarkana Ekumenike, e cila e zgjodhi Krye- piskop të Tiranës dhe të gjithë Shqi- përisë, në 24 qershor 1992.

Pasi e morëm vesh, të gjithë prisnin 2 gushtin, Fronëzimin, por kishte edhe shenja se ata që ishin kundër dhe kishin shkruar shpifje pa fund, nuk do rrinin duarkryq.

Shumica e “autoqefalistëve” ishin myslimanë ose anëtarë të një grupi që nxitej nga një i huaj…, por kishte edhe ortodoksë të formuar në vitet e ateizmit (Shumica dërrmuese e tyre ndërruan shumë shpejt mendje, kur panë punën e Kryepiskopit, ma- dje disa i kërkuan edhe falje drejt- përdrejt). Një emision në TVSH, tepër agresiv dhe i anshëm, pa pje- sëmarrjen e përfaqësuesve të Ki- shës, e kishte rënduar situatën.

Të nesërmen shkova me famil-
jarët e mi në kishën e Evangjeliz-
moit (atëherë kështu quhej, siç i
(vijon në faqen 8)

(vijon nga faqja 7)
ishte vënë emri dy shekuj më parë).
Takova shumë besimtarë të entuziaz-
muar, por tek-tuk shikoje edhe ndonjë
fytyrë të vrarë. Gjëja që më bëri më
shumë përshtypje ishte kur takova një
deputet, me origjinë myslimane, mik prej
shumë vitesh, që kur pa që nuk isha
dakord me të mërmëriti diçka nëpër
dhëmbë e u largua. Pastaj pashë edhe
dy deputet e tjerë, që “kishin marrë fla-
murin” kundër Kishës, Baletën dhe
Butkën, si dhe disa persona që e dija
se nuk ishin orthodhoksë dhe pa asnjë
lidhje me Kishën… Shumë, për të qenë
normale…
Shërbesat u zhvilluan normalisht,
dhe ceremonia e Fronëzimit përfundoi
me thirrjen përshëndetëse “I denjë”.
Në këtë moment, kur gjithçka kishte
mbaruar, diçka lëvizi në pjesën e pas-
me, majtas dhe u dëgjuan disa thirrje,
që nuk ishin të qarta, por u kuptua me-
njëherë se personat fytyrënxirë ishin
vënë në lëvizje. Madje pashë se njërin
prej tyre, që e njihja mirë dhe e dija se
nuk donte t’ia donte fare për besimin,

Një ditë historike e paharrueshme

e kishin ngritur mbi krahë, sikur të ishin në stadium. Për t’iu dhënë zemër dhe mbështetje për sakrilegjin e rëndë që po bënin, brenda ishte futur vetëm Butka…

Ky shou, që mendoj se ishte bërë për mediat dhe konsum të jashtëm, se nuk pati asnjë ndikim për Kishën, i acaroi aq shumë besimtarët, sa në disa raste me zor u shmang konfrontimi fi- zik me përdhosësit. Pra gjërat u zhvilluan mjaft ndryshe nga sa përpiqet t’i japë videoja e montuar në mënyrë ma- shtruese, që çdo antiorthodhoks e për- dor si argumentin e vetëm të dështuar që i ka mbetur.

Që atë ditë kanë kaluar plot dy dekada dhe Kisha me gjithë përpjekjet e këtyre lloj njerëzve vazhdoi pa u nda- lur rrugën e saj të ringritjes, por edhe të një zhvillimi e rritjeje që kurrë nuk e kishte pasur që nga shpallja e Pavarë- sisë. Ende vazhdohet të hidhet helm, shpifje, urrejtje, të përdoren persona të shitur që ta ndalin, por asnjëherë nuk do ta arrijnë, se kur je me Perëndinë, nuk ke frikë nga asgjë dhe nga askush!

Thoma Dhima