Takim midis liderëve fetarë dhe Komisionit Evropian
– Me ftesë të Presidentit Barroso mori pjesë Kryepiskopi Anastas, si një ndër lektorët kryesorë –
Më shumë se 20 liderë fetarë të Kishave orthodhokse, katolike e protestante, myslimanë, hebrenj etj., nga e gjithë Evropa, u takuan të enjten, 12 korrik, në mjediset e Kryesisë së Komisionit Evropian, në Bruksel, nën moton: “Solida- riteti integrues: Vendosja e para- metrave për shoqërinë e së nesër- mes në Evropë”. Komisioni Evropian e ka shpallur vitin 2012 “Viti Evropian për një pleqëri aktive dhe solidaritet midis brezave.”
Me ftesë të veçantë nga Presi- denti Barroso, në këtë takim mori pjesë si një ndër lektorët kryesorë Kryepiskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi.
Ky takim i nivelit shumë të lartë u thirr nga President! i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, në bashkëpunim me Presidentin e Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy dhe Zv/Presidentin e Par- lamentit Evropian Laszlo Surjan, si përfaqësues i z. Martin Schulz.
Liderët diskutuan për sfidat de- mografike të Evropës, papunësinë, pleqërinë aktive, futjen në punë dhe jetën private. Presidenti Barroso i nxiti liderët fetarë të angazhohen në debatin publik dhe të bëjnë të njohur kontributin specifik që kishat dhe komunitetet fetare mund të japin për solidarizimin. Ai tha ndër të tjera: “Për të trajtuar krizën eko- nomike, ne jemi duke garantuar balancën midis solidaritetit dhe përgjegjësisë së shteteve anëtare. Por ne duhet të tregojmë kujdes në solidarizimin dhe përgjegjësinë e të moshuarve dhe të rinjve. Vetëm kështu do dalim nga kriza dhe do ndërtojmë të ardhmen, vetëm nëse nxisim solidaritetin midis brezave. Kishat dhe komunitetet fetare janë vendi më i mirë për të ndërtuar urat e shoqërisë sonë”.
Në ligjëratën e tij Kryepiskopi Anastas, ndër të tjera foli për faktin se nga iluzioni dhe euforia e një ko- munizmi ekstrem, në vende si Shqi- përia u kalua në një eufori të re dhe tek iluzioni i kapitalizmit shekullar.
Gjë që krijoi një vakum vlerash.
Duke u ndalur tek integrimi social, me bazë familjen, Prof. Dr. Anastasi theksoi se teknologjitë moderne kanë krijuar një boshllëk të ri midis brezave. Ndaj është shu- më i nevojshëm promovimi i solida- ritetit.
Duke u ndalur tek kontributi që duhet të japin komunitetet fetare për këtë, Kryepiskopi Anastas u ndal tek përvoja e Kishës Ortho- dhokse, duke theksuar disa ide bazike:
Theksim i dinjitetit të çdo qenieje njerëzore, pavarësisht nga mosha, gjinia, raca, edukimi, bindjet fetare apo çdo karakteristike tjetër.
Dinjiteti njerëzor nuk konsiston në një krenari të paqartë borgjeze. Ai është i bazuar në besimin se një burrë apo një grua është një person i shenjtëruar, krijim i një Perë- ndie personal. Një rrjedhojë e kësaj është respekti për çdo qenie njerë- zore, pavarësisht nga origjina, raca apo gjinia.
Çdo brez ka një dhuratë spe- cifike, tërheqje të veçanta, që janë të rëndësishme për të gjithë shoqë- rinë (pafajësia dhe gëzimi i një
fëmije, kurioziteti dhe dinamizmi i rinisë, kreativiteti dhe prodhimtaria e një adulti dhe përvoja dhe urtia e një të moshuari).
Çdo brez ka të drejta, por edhe përgjegjësi. Ndaj duhet të kultivoj- më ndërgjegjësimin për plotësimin etyre.
Çdo qenie njerëzore duhet të gëzojë dhuratat dhe bukurinë e çdo moshe.
Asnjë brez nuk del befasisht nga hiçi. Çdo brez është pjesë e një lumi njerëzor, me rrjedhën e kujte- sës kolektive të një tradite konkrete dhe bashkësie…
4. Solidariteti nuk arrihet me udhëzime abstrakte apo ligje. Ai kërkon frymëzim, motivim shpirtë- ror. Është një akt lirie. Është rezul- tati i dashurisë. Dhe dashuria for- cohet nga besimi në Perëndinë e dashurisë.
Kontributi me i rëndësishëm i fesë ka qenë – dhe mbetet gjithmo- në – parimi i dashurisë – në gjithë gjerësinë, thellësinë dhe lartësinë që i është dhënë kuptimit të tij nga zbulesa e Krishterë. Pa dashuri kul- tura evropiane humbet vitalitetin e saj, fuqinë dhe bukurinë.
Kryepiskopi Anastas theksoi më tej:
Dua të ndaj me ju një përvojë konkrete, që është njëkohësisht si- mbolike për solidaritetin ndërmjet brezave.
Çdo të diel, gjithë Komuniteti i Krishterë Orthodhoks mblidhet së bashku për dy ose tri orë. Nga ata që janë një vjeç e deri tek 95-vjeçarët. Ne qëndrojmë së bashku, lutemi me respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Shpesh, edhe marrim Kungimin e Shenjtë nga e njëjta kupë, ose ndaj- më një copë buke të bekuar (nafora).
Kjo traditë shpreh dhe njëkohë- sisht i jep fuqi të re këtij solidariteti mes brezave.
Personalisht, unë kam hedhur idenë e re për nevojën e vazhdimit të liturgjisë pas Liturgjisë Hyjnore. Kjo do të thotë: të transferohet shpir- ti dhe veçoritë e saj në jetën e përdit- shme, duke shprehur me veprime kon- krete respekt, dashuri dhe dhemb- shuri për çdo qenie njerëzore, veça- nërisht për ata që janë më të dobët (fëmijë, njerëz të sëmurë, të moshu- ar), duke parë tek ata vetë Krishtin. Solidariteti ka nevojë për motivim shpirtëror të vazhdueshëm…